Policia e Kosovës ka njoftuar për dy raste të ndara të dhunës në familje në Gjakovë.
Sipas njoftimit, të dyshuarit janë arrestuar derisa njëra prej viktimave ka kërkuar tretman mjekësor.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që javë më parë kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.
Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Viktima ka refuzuar tretmanin mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim./teve1.info./