Policia e Kosovës me urdhër të Prokurorisë Speciale të Kosovës ka zhvilluar një aksion në Ndërmarrjen Publike ‘Pallati i Rinisë’ në Prishtinë.
Lajmin për teve1.info ,e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë Speciale, Liridona Kozmaqi.
Ajo ka thënë se deri më tani janë arrestuar dy persona të dyshuar për kryerjen e veprave që ndërlidhen me keqpërdorim të detyrës zyrtare.
“Lidhur me rastin për të cilin keni pyetur Ju informoj se me urdhër të Prokurorisë Speciale të Kosovës është duke u zhvilluar një aksion në Ndërmarrjen Publike “Pallati i Rinisë”. Deri më tani kemi të ndaluar dy persona të dyshuar për kryerjen e veprave penale që ndërlidhen me Keqpërdorimin e detyrës zyrtare. Pas përfundimit të aksionit do të informoheni për detaje tjera!”- ka thënë Kozmaqi për teve1.info