Janë arrestuar dy persona, të cilët pa autorizim blinin, posedonin, shpërndanin dhe shisnin substanca narkotike.
Policia njofton se nga të dyshuarit ka sekuestruar një të shumë të parave të gatshme, marihuanë, një telefon celular, 240 qese të vogla plastike të zbrazura dhe një trotinet.
Rasti ka ndodhur ditë më parë në Prizren.
“Lidhur me rastin janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë dhe janë sekuestruar nje shume e parave te gatshme si dhe substanca të dyshuara narkotike të llojit marihuanë, një telefon celular, 240 qese të vogla plastike të zbrazura dhe një trotinet. Të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, njofton PK në raportin ditor. /teve1.info/