Dy femra janë arrestuar pasi që të njëjtat dyshohen se pas një mosmarrëveshje janë përleshur mes vete të martën në Mitrovicë.
Sipas policisë, të dyshuarat kanë pranuar tretman mjekësor.
Policia ka bërë të ditur se pas intervistimit me vendim të prokurorit të dyshuarat janë liruar në procedurë të rregullt.
“Rr. Kral Petar, Mitrovicë Veri 01.10.2024, 19:46. Janë arrestuar dy të dyshuara femra kosovare pasi që të njëjtat pas një mosmarrëveshje janë përleshur në mes vete. Të dyshuarat kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa pas intervistimit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport./teve1.info/