TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Arrestimi i eprorëve për spiunazh, kapiteni Vitia rezulton i pafajshëm

Dy eprorë të policisë së Kosovës të angazhuar në njësinë për krimet e luftës, janë suspenduar nën dyshimet për spiunazh. Megjithatë, për zyrtarin policor Agim Vitia, siç ka mësuar Tëvë1 hetimet kanë pushuar, pasi nuk është provuar përfshirja e tij në këtë vepër të rëndë penale. Famija e kapitenit policor kanë reaguar për rastin.

by Lindrit Zejnullahu
2 muaj ago
1 0
A A

Kapiteni Agim Vitia i angazhuar në Njësinë për hetimin e krimeve të luftës u suspendua nga puna më 2 shtator.

Ai dyshohej të kishte kryer veprën e rëndë penale të “spiunazhit”.

Mirëpo, rreth dy javë pas, ngjarja po del të jetë krejt ndryshe.

Tëvë1 përmes burimeve brenda Policisë së Kosovës, ka mësuar se ndaj kapitetit Vitia kanë pushuar hetimet, pasi nuk është provuar fajësia e tij.

Për këtë çështje, ka reaguar gjatë ditës edhe djali i kapitenit të policisë.

“Po ua rikujtoj kush është Agim Vitia, kapiteni i akuzuar: Në vitin 1998 mori armën dhe u rreshtua në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, në Brigadën 153 ‘Hyzri Talla’, në ditët më të vështira për vendin. Pas luftës, nga viti 2000 shërbeu me përkushtim në Policinë e Kosovës, ku arriti gradën e kapitenit. Historia e një njeriu nuk matet me një titull gazete. Ne presim me padurim verdiktin e institucioneve përkatëse, dhe pas asaj, çdo shpifje, manipulim apo dëmtim i imazhit publik do të ndiqet ligjërisht në organet përkatëse”, ka shkruar ai.

Për të marrë më shumë detaje për këtë rast, Tëvë1 ka dërguar pyetje në Policinë e Kosovës, Inspektoriatin Policor, si dhe Prokurorinë Speciale, mirëpo deri në publikimin e kronikës nuk ka pranuar përgjigje.

Ndërkaq, hetimet janë duke vazhduar për zyrtaren tjetër policore, Lumnije Behluli, e cila gjithashtu është e angazhuar në njësinë për hetimin e krimeve të luftës.

Ish-shefi i hetimeve në IPK, Jetullah Aliu, thotë se për shkak të ndjeshmërisë së veprës penale, për rastet e spiunazhit duhet bërë hetime më të detajuara.

“Konsideroj që po, mirëpo për këtë arsye janë institucionet dhe organet e sigurisë që duhet të ndërmarrin veprime hetimore me qëllim që të sqarohet dhe të vërtetohet se të njëjtit kanë kryer apo nuk kanë kryer vepra penale dhe në kuadër të kësaj konsideroj se Prokuroria Speciale dhe në këtë rast edhe Inspektorati posa të kyçet në këtë rast do t’a vërtetojnë se është kryer një vepër penale sepse kemi të bëjmë edhe me prezumimin e pafajësisë”, është shprehur Aliu.

Për veprën e spiunazhit, në korrik ishte arrestuar edhe togeri Bojan Jevtiq nga nacionaliteti serb, i cili dyshohej se kishte shpërndarë dokumente konfidenciale te BIA serbe.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Gripi i shpezëve H5N1 në Itali – Kosova pezullon importet e shpezëve dhe produkteve të tyre

Gripi i shpezëve H5N1 në Itali – Kosova pezullon importet e shpezëve dhe produkteve të tyre

Murati: S’ka nevojë të pritet 30 ditë, procedojmë me votim të fshehtë nesër konstituohet Kuvendi

Murati: Edhe mandatari i dytë ka 15 ditë kohë për të siguruar shumicën

Sa është vend i sigurt Kosova për investime?

Gjetjet kryesore për Kosovën në Raportin e Progresit të KE-së

Osmani: FSK-ja, gjithmonë gati në shërbim të atdheut

Një në pesë fëmijë jetoi në zonë konflikti më 2024

Një në pesë fëmijë jetoi në zonë konflikti më 2024

Raport i ashpër i KE-së për Serbinë: Institucionet nën kontrollin e regjimit, zgjedhjet të parregullta, mediat të kapura

Raport i ashpër i KE-së për Serbinë: Institucionet nën kontrollin e regjimit, zgjedhjet të parregullta, mediat të kapura

Murati: S’ka nevojë të pritet 30 ditë, procedojmë me votim të fshehtë nesër konstituohet Kuvendi

Murati: Edhe mandatari i dytë ka 15 ditë kohë për të siguruar shumicën

Sa është vend i sigurt Kosova për investime?

Gjetjet kryesore për Kosovën në Raportin e Progresit të KE-së

Osmani: FSK-ja, gjithmonë gati në shërbim të atdheut

Osmani: FSK-ja, gjithmonë gati në shërbim të atdheut

Dafina Zeqiri mban koncert madhështor më 25 dhjetor në “1 Tetori”

Dafina Zeqiri mban koncert madhështor më 25 dhjetor në “1 Tetori”

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën