TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Arrestimet e Arsenijeviq në veri, kërkohet kujdes në veprime nga policët dhe trajnime shtesë për ta

Udhëheqësi i partisë Demokracia Serbe, Aleksandër Arsenijeviq është arrestuar të hënën nga Policia e Kosovës në Mitrovicën Veriore. I njëjti më pas është liruar derisa IPK njoftoi se janë duke mbledhur prova nëse janë tejkaluar autorizimet policore.

by Lindrit Zejnullahu
2 vjet ago
30
A A
Arrestimet e Arsenijeviq në veri, kërkohet kujdes në veprime nga policët dhe trajnime shtesë për ta

Kishte shkuar në një lokal ku po qëndronte kryeministri Albin Kurti në Mitrovicën Veriore.

Udhëheqësi i partisë, Demokracia Serbe, Aleksandër Arsenijeviç tentoi t’a pengojë gjatë vizitës së tij, kryeministrin Kurti.

Kështu për shkak se fishkëlleu, i njëjti u arrestua nga zyrtarët e Policisë së Kosovës në pjesën veriore.

Menjëherë pas këtij rasti, Inspektorati Policor i Kosovës doli me komunikatë ku tha se janë duke mbledhur provat nëse policët kanë tejkaluar autorizimet.

Tëvë1 ka kërkuar të dijë nga ky institucion rezultatet e hetimeve për arrestimet të njëjtit person në të kaluarën, mirëpo gjatë javës nuk ka pasur përgjigje.

E ish-kryeshefi i IPK-së, Valdet Hoxha thotë se për shkak të ndjeshmërisë së situatës në atë pjesë, policët duhet pasur kujdes në veprime të tyre.

“Jo pas çdo fishkëllime mund të ketë arrestime pra duhet të vlerësohet vërtetë përveç autorizimeve ligjore që i kanë ata, të vlerësohet edhe situata taktike në terren dhe varësisht edhe prej informacioneve po besoj në bazë të informacioneve të inteligjencës në periudha dhe rajone të caktuara ata edhe mund të veprojnë por duhet të jenë të kujdesshëm”, tha Hoxha.

Derisa ish-shefi i hetimeve në autoritetin mbikëqyrës të Policisë, Jetullah Aliu vlerëson që duhet një trajnim më i madh i zyrtarëve policorë në terren.

“Patjetër se po, për arsye se Policia e Kosovës duke u bazuar mbi Ligjin për Policinë e Kosovës të gjitha autorizimet i bazon në Ligj dhe ka nevojë që të trajnohet në vazhdimësi për përdorimin e forcës siç është edhe njëra nga detyrë e tyre edhe arrestimi. Mirëpo në këso rastesh çdo qytetar ka të drejtë që të bëjë ankesë në Inspektoratin Policor dhe të zhvillohen hetime qoftë preliminare, qoftë edhe penale derisa të përfundojë çdo procedurë gjyqësore”, tha Aliu.

Arsenijeviq është arrestuar edhe në të kaluarën për çka serbët lokalë patën protestuar para stacionit policor në veri. /teve1.info/

Tags: Teve1
Share4Tweet3

Postime të ngjashme

Kurti dhe Abdixhiku takohen sot mes “gatishmërisë për marrëveshje”

Kurti dhe Abdixhiku takohen sot mes “gatishmërisë për marrëveshje”

Sot kufizime për kamionët mbi 20 tonë për shkak të vapës

Sot kufizime për kamionët mbi 20 tonë për shkak të vapës

IKSHPK kërkon kujdes për shkak të temperaturave të larta

Mot me diell dhe shumë i ngrohtë

Qorrolli flet për takimin me LDK-në: Pozita e Kurtit është e padiskutueshme, të tjerat negociohen

Qorrolli: PDK-në në opozitë e ka lënë populli, refuzimi i takimit është sabotim i konstituimit të institucioneve

Qorrolli: PDK-në në opozitë e ka lënë populli, refuzimi i takimit është sabotim i konstituimit të institucioneve

Zyrtare: “Një magjistar ngjitet në skenë”, Bajramin e prezantojnë në mënyrë brilante te skuadra e re

Zyrtare: “Një magjistar ngjitet në skenë”, Bajramin e prezantojnë në mënyrë brilante te skuadra e re

“Info Nata”- 03.08.2026

“Info Nata”- 03.08.2026

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën