TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Armatosja e Serbisë nga Kina, rrezik për minimin e paqes në rajon

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
Armatosja e Serbisë nga Kina, rrezik për minimin e paqes në rajon

Armatosja e Serbise nga Kina.

Të shtunën, gjashtë aeroplanë kinezë ateruan fshehurazi në aeroportin e Beogradit.

Por, këta aeroplanë ushtarakë brenda tyre nuk po mbanin udhëtarë.

Nga aty, përmes një operacioni sekret, u nxorën raketa anti-ajrore.

E kur gjithçka doli në publik, këtë e konfirmoi edhe ministria e jashtme e Kinës.

“Për ta zbatuar planin bilateral të bashkëpunimit në mes të Kinës dhe Serbisë, Kina së fundi dërgoi avionë transporti të forcave ajrore për të ofruar furnizime të rregullta ushtarake për Serbinë”, ka thënë Zhao Lijian, zëdhënës në Ministrinë e Jashtme të Kinës.

E kjo gjë, e ka shqetësuar edhe ministrin e Mbrojtjes në Kosovë, Armend Mehajn.

Ky i ka quajtur të neveritshme veprimet e shtetit serb, ne kohën kur bota po përballet me agresionin rus.

“Prandaj, kërkojmë nga autoritetet e vendimmarrjes së NATO-s, BE-së dhe OKB-së, si dhe të gjitha instancat tjera të politikëbërjes pro-vlerave të paqes, lirisë dhe demokracisë të shqyrtojnë me seriozitetin maksimal këtë qasje destruktive dhe të rrezikshme të Serbisë që ndikon seriozisht në minimin e paqes, sigurisë dhe stabilitetit në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe më gjerë”, ka thënë Mehaj.

E ish-komandanti i FSK-së, gjeneral Kadri Kastrati, thotë se shteti serb po punon për destabilizimin e rajonit.

Por sipas tij, ky është edhe një mesazh për Kosovën.

“Kjo është një shqetësim shumë serioz për Republikën e Kosovës edhe një mesazh që Kosova ta qet në prioritet ushtrinë e vet, policinë dhe AKI të investojë, për të qenë të sigurt kufijtë dhe qytetarët e saj”, ka deklaruar Kastrati.

Sipas Kastratit, Qeveria e Kosovës duhet të ndaj më shumë mjete për ushtrinë në rishikimin e ardhshëm të buxhetit.

Ndërkohë, buxheti aktual për FSK-n, është 100 milionë euro.

Por, a mund të përdoret kjo shumë e gjitha për të blerë pajisje ushtarake?

Ndryshe, kjo nuk është hera e parë që shteti serb, blen armatim nga Kina.

Raporti i gazetarit Fidan Zejnullahu.

Tags: Armatosja e Serbise
ShareTweet

Postime të ngjashme

Kurti e bën këshilltar ligjor, ish-zv.ministri i Drejtësisë kumton lajmin: Ky moment ka një domethënie të veçantë

Kurti e bën këshilltar ligjor, ish-zv.ministri i Drejtësisë kumton lajmin: Ky moment ka një domethënie të veçantë

Serbi i liruar për krime lufte nga Themelorja s’paraqitet në seancën e Apelit

Serbi i liruar për krime lufte nga Themelorja s’paraqitet në seancën e Apelit

“Ishin shokë” –  Pronari dyshohet se vrau klientin, detaje nga vrasja brenda lokalit në Gjakovë

“Ishin shokë” – Pronari dyshohet se vrau klientin, detaje nga vrasja brenda lokalit në Gjakovë

Smajljaj: Rivaliteti Kurti–Osmani mund të ketë ndikuar që VV të mos e kandidojë Osmanin për presidente

“Ditari” 16.03.2026

“Ditari” 16.03.2026

Ish-drejtori i PK-së: Numri më i madh i vrasjeve ndodh në muajt e pranverës

Ish-drejtori i PK-së: Numri më i madh i vrasjeve ndodh në muajt e pranverës

“Ditari”- 16.03.2026

“Ditari”- 16.03.2026

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën