Kombëtarja e Argjentinës e ka siguruar biletën e parë drejt finales së Kampionatit Botëror “Katar 2022”, pasi që e ka eliminuar Kroacinë në gjysmëfinale duke e mposhtur me rezultat bindës 3:0, raporton KosovaPress.
Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Lusail Iconic”, Argjentina e mposht Kroacinë 3:0 falë golit të Lionel Messit (minuta e 34’) dhe dy golave të Julian Alvarez (minuta e 39’ dhe 69’).
Me këtë fitore, Argjentina vazhdon në finale të Kampionatit Botëror në Katar, ku atje e pret fituesin e ndeshjes së nesërme mes Francës e Marokut.
Ndërkaq, me golin dhe asistimin e tij sot, Messi është zgjedhur lojtari më i mirë i ndeshjes.










