TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Arbëreshë e kosovarë zbukurojnë me murale katundin “shqiptar” Pellagorio në Kalabri

by teve1
5 muaj ago
1
A A
Arbëreshë e kosovarë zbukurojnë me murale katundin “shqiptar” Pellagorio në Kalabri

Edicioni i parë i “Javës së Muraleve Arbëreshe”, i promovuar nga shoqata Fili Meridiani APS, u përmbyll, siç u vlerësua, me sukses në Pallagorio të Italisë, duke e shndërruar këtë komunitet arbëresh në “një galeri arti në qiell të hapur” dhe një pikë takimi mes Arbërisë dhe Kosovës.

Iniciativa u realizua edhe në bashkëpunim me Mural Fest Kosova dhe Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj, nën patronazhin e Komunës së Ferizaj

Gjatë një jave, artistë nga Kosova realizuan murale që pasqyrojnë historinë, kulturën dhe identitetin e përbashkët arbëresh, duke krijuar ura simbolike mes dy brigjeve të Mesdheut.

Në aktivitet morën pjesë përfaqësues të Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj, artistë, studiues dhe institucione lokale, duke forcuar bashkëpunimin kulturor dhe akademik ndërkombëtar.

Programi përfshiu punëtori për të rinjtë, tryeza diskutimi mbi rolin e artit në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore, ekspozita fotografike e digjitale, si dhe aktivitete të shumta muzikore që promovuan traditën arbëreshe.

Një nga momentet më domethënëse ishte realizimi i një murali kushtuar Don Sergio Spezzano, figurë e njohur për angazhimin e tij në mbështetje të paqes gjatë luftës në Kosovë.

Organizatorët dhe autoritetet lokale shprehën vullnetin që kjo nismë të shtrihet edhe në komunitete të tjera arbëreshe dhe të kthehet në një manifestim të përvitshëm.

Presidenti i shoqatës Fili Meridiani APS, Ettore Bonanno, tha se manifestimi i tejkaloi pritshmëritë dhe dëshmoi fuqinë e artit si mjet bashkimi.

“Gjatë këtyre ditëve kemi parë se si arti u shndërrua në një mjet konkret pjesëmarrjeje, takimi dhe ndërtimi marrëdhëniesh. Rezultati më i rëndësishëm është ndërtimi i urave midis njerëzve, institucioneve dhe territoreve të ndryshme, duke konfirmuar se kultura mund të jetë një motor i fuqishëm dialogu dhe zhvillimi”, u shpreh Bonanno, sipas një njoftimi të Fili Meridiani, transmeton KosovaPress.

Sipas tij, “Java e Muraleve Arbëreshe” nuk është fundi i një projekti, por fillimi i një rrugëtimi afatgjatë për forcimin e identitetit arbëresh dhe bashkëpunimit kulturor ndërkombëtar.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Në ditën e 15-të të protestës në Tiranë, studentët vijojnë të kërkojnë dorëheqjen e Ramës

Në ditën e 15-të të protestës në Tiranë, studentët vijojnë të kërkojnë dorëheqjen e Ramës

Fillon armëpushimi lokal në Ukrainë i ndërmjetësuar nga Melania Trump

Fillon armëpushimi lokal në Ukrainë i ndërmjetësuar nga Melania Trump

Presidentët e Finlandës dhe Norvegjisë zhvillojnë një telefonatë të përbashkët me Putinin

Presidentët e Finlandës dhe Norvegjisë zhvillojnë një telefonatë të përbashkët me Putinin

Holanda tërhiqet nga Eurovision për shkak të pjesëmarrjes së Izraelit

Holanda tërhiqet nga Eurovision për shkak të pjesëmarrjes së Izraelit

EULEX-i mohon se ka marrë kërkesë për mbështetje nga Prokuroria e Beogradit për sulmin në Banjska

EULEX dënon vrasjen e Arlinda Zekajt: Femicidi është shkelje e rëndë e të drejtave të grave

Prokuroria ngre aktakuzë ndaj dy personave për trafikim me të mitura

​U kapën me mbi një kilogram marihuanë në Bibaj, prokuroria kërkon paraburgim për dy të dyshuar në Ferizaj

Ylli shqiptar merr vlerësime maksimale në Turqi pas tri asisteve në një ndeshje

Ylli shqiptar merr vlerësime maksimale në Turqi pas tri asisteve në një ndeshje

Në ditën e 15-të të protestës në Tiranë, studentët vijojnë të kërkojnë dorëheqjen e Ramës

Në ditën e 15-të të protestës në Tiranë, studentët vijojnë të kërkojnë dorëheqjen e Ramës

Igli Tare kërkohet edhe në Arabinë Saudite

Igli Tare kërkohet edhe në Arabinë Saudite

Vrasja “në duart” e shtetit – Detaje tronditëse se si Arlinda Zekaj i paralajmëroi institucionet për ngjarjen tragjike

Kryeprokurori Gashi ricakton tri lëndë të rastit të Arlinda Zekajt, hetohen edhe veprimet institucionale

Fillon armëpushimi lokal në Ukrainë i ndërmjetësuar nga Melania Trump

Fillon armëpushimi lokal në Ukrainë i ndërmjetësuar nga Melania Trump

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën