Me këtë rast, Varhelyi ka bërë të ditur se temë e diskutimit gjatë këtij takimi ishte aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian, përcjell teve1.info
“Aplikimi i afërt i Kosovës për të nisur procesin e anëtarësimit në BE ishte tema e takimit me Besnik Bislimin”, ka shkruar ai në një postim në Twitter.
Qeveria e Kosovës ka njoftuar se aplikimin për anëtarësim në BE do ta dorëzojnë gjatë muajit dhjetor. /Teve1.info/
#Kosovo’s imminent application to start the EU membership process was the topic of the meeting with @BislimiBesnik. pic.twitter.com/MlLOT5i3iJ
— Oliver Varhelyi (@OliverVarhelyi) December 8, 2022