TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Ambasada amerikane: Gatshëm të punojmë edhe me qeverinë në detyrë, por stabiliteti është prioritet

Ambasada amerikane në Kosovë ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vazhdojnë të jenë mike e afërt e popullit të Kosovës dhe se janë të përkushtuar për partneritet me Kosovën. Sipas ambasadës, ata janë të gatshëm të ecin përpara edhe me Qeverinë në detyrë, por kanë thënë se duan një partner që “shmang veprimet destabilizuese”.

by Fetije Kamberi
9 muaj ago
1 0
A A

Tri ditë pasi Shtetet e Bashkuara të Amerikës pezulluan dialogun e planifikuar strategjik me Kosovën, për një afat të pacaktuar, ambasada e Amerikës në Prishtinë siguroi popullin e shtetit më të ri në Evropë që SHBA-ja gjithmonë do të jetë mike e afërt e Kosovës.

Nga Ambasada Amerikane në Kosovë kanë thënë se janë të gatshëm të ecin përpara me qeverinë në detyrë, por iu duhet një partner që nuk bën veprime destabilizuese.

“SHBA-ja gjithmonë do të jetë mike e afërt e popullit të Kosovës, dhe ne jemi plotësisht të përkushtuar ndaj partneritetit tonë.  Megjithatë, SHBA-ja i nxitë partnerët të punojnë në mënyrë konstruktive për ta siguruar stabilitetin dhe sigurinë.  Ne duam të ecim para me qeverinë në detyrë, por na duhet një partner që kupton nevojën për t’i evituar veprimet destabilizuese dhe është i përkushtuar për të çuar përpara stabilitetin rajonal dhe t’i mbrojë të drejtat e gjithë qytetarëve të Kosovës.  Ne do të vazhdojmë t’i vlerësojmë veprimet e qeverisë në detyrë. Nuk kemi asgjë për të shtuar në këtë pikë”, kanë thënë nga Ambasada Amerikane në Kosovë.

Ndërkohë, nga Ambasada Amerikane nuk kanë treguar nëse gjatë kësaj kohe janë pezulluar edhe trajnimet ushtarake për Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Pa përgjigje për këtë temë kanë qenë edhe nga Ministria e Mbrojtjes.

Pezullimi i këtij dialogu në aspektin politik, sipas profesorit Nexhmedin Spahiu, është një shuplakë për Kosovën.

Sipas Spahiut, Amerika ka një qëllim me këtë pezullim.

Ndërkohë, në fillim të muajit gusht, sekretari amerikan i shtetit, Marco Rubio, kishte deklaruar se ishte pajtuar me ministrin e Jashtëm të Serbisë, Marko Gjuriq, që Shtetet e Bashkuara dhe Serbia të zhvillojnë dialog të përbashkët strategjik në fund të këtij viti.

Dialogu strategjik është një proces që Departamenti Amerikan i Shtetit, në shumicën e rasteve, e zhvillon me vende të ndryshme të botës me synim avancimin e marrëdhënieve bilaterale.

Ky proces përfshin diskutime të nivelit të lartë mes dy vendeve që zhvillohen ose në Uashington, ose në vendin përkatës, mbi një gamë të gjerë temash si mbrojtja, siguria, mjedisi, energjia, bashkëpunimi ekonomik, etj.

ShareTweet

Postime të ngjashme

​AKK: Ndarja e fondeve për komunat në baza partiake, zgjidhje-granti i katërt

​AKK: Ndarja e fondeve për komunat në baza partiake, zgjidhje-granti i katërt

Veliu: Abdixhiku duhet të marrë përsipër edhe përgjegjësinë për dështimin

Veliu: Abdixhiku duhet të marrë përsipër edhe përgjegjësinë për dështimin

Shënohet Dita Botërore Kundër Abuzimit dhe Trafikimit të Drogave

Shënohet Dita Botërore Kundër Abuzimit dhe Trafikimit të Drogave

Arrestohet dhe më pas lirohet ish-polici i Kosovës, Nexhat Pireva

MPJD del me sqarim për pjesëmarrjen e Kosovës në Samitin e NATO-s në Turqi

Një person i vrarë nga sulmet izraelite me dron në Liban, pavarësisht armëpushimit në fuqi

Sulmi izraelit lë të vrarë tre persona në Liban pavarësisht një armëpushimi në fuqi

Si të ushtroheni në mënyrë të sigurt në mot të nxehtë

Si të ushtroheni në mënyrë të sigurt në mot të nxehtë

​AKK: Ndarja e fondeve për komunat në baza partiake, zgjidhje-granti i katërt

​AKK: Ndarja e fondeve për komunat në baza partiake, zgjidhje-granti i katërt

Veliu: Abdixhiku duhet të marrë përsipër edhe përgjegjësinë për dështimin

Veliu: Abdixhiku duhet të marrë përsipër edhe përgjegjësinë për dështimin

Vapa ekstreme përfshin Evropën, Franca shënon temperatura historike

Evropa përballet me një tjetër ditë me nxehtësi ekstreme dhe rekorde të reja temperaturash

Shënohet Dita Botërore Kundër Abuzimit dhe Trafikimit të Drogave

Shënohet Dita Botërore Kundër Abuzimit dhe Trafikimit të Drogave

Arrestohet dhe më pas lirohet ish-polici i Kosovës, Nexhat Pireva

MPJD del me sqarim për pjesëmarrjen e Kosovës në Samitin e NATO-s në Turqi

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën