Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK),në mbledhjen e mbajtur të enjten ka marrë vendim për anulimin e procesit të rekrutimit të prokurorëve.
Kjo është bërë e ditur nga KPK.
Në këtë mbledhje janë marrë edhe këto vendime.
Autorizoi Kryesuesin e Këshillit, z. Ardian Hajdaraj, që në emër të institucionit të nënshkruajë Marrëveshjen e Bashkëpunimit ndërmjet Këshillit Prokurorial të Kosovës dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë së Republikës së Shqipërisë, me qëllim të avancimit të koordinimit institucional dhe shkëmbimit profesional ndërmjet dy institucioneve homologe, Anëtarët e Këshillit u njoftuan për arritjen e moshës së pensionimit nga një prokuror i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë. Në përputhje me dispozitat ligjore, Këshilli vendosi që emri i prokurorit SlobodanBakiq t’i procedohet Presidentes së Republikës së Kosovës për lirim nga detyra. Trajtoi ankesën disiplinore nr. AD.nr.10/2025 dhe vendosi që lënda t’i referohet Komisionit për Vlerësimin e Performancës së Prokurorëve për vlerësim të mëtejmë, në pajtim me procedurat disiplinore dhe standardet e vlerësimit profesional.







