Kryeministri i vendit, Albin Kurti, thotë se të dërguarit e kancelarit Scholz dhe presidentit Macron, do të ndihmojnë në finalizimin e dialogut, me njohjen reciproke mes Kosovës dhe Serbisë.
Optimistë se Berlini e Parisi do t’i japin një shtytje tutje dialogut, shprehen edhe përfaqësuesit e opozitës.
Enver Hoxhaj nga Partia Demokratike e Kosovës, tha se Qeveria e Kosovës duhet ta shfrytëzojë këtë momentum për përfundimin e dialogut.
E Muhamet Hamiti nga Lidhja Demokratike e Kosovës thotë se dialogu ka nevojë urgjente për një tempo të re, e cila sipas tij, tani po vije edhe nga Franca e Gjermania.
Jens Plettner dhe Emmanuel Beaune nën shoqërimin e emisarit Miroslav Lajcak, të premten do të vizitojnë Kosovën dhe Serbinë.
Kronika e realizuar nga Valmir Gallopeni