TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
18 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
18 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Anëtarët e “Brigadës së Veriut” me veshje që paraqesin Kosovën pjesë të Serbisë

Grafite të reja janë vendosur në veri të Kosovës nga organizata terroriste “Brigada e Veriut”. E Tëvë 1 ka siguruar një fotografi të anëtarëve të këtij grupi të cilët shihen të uniformuar dhe me veshje që paraqesin Kosovën si pjesë të Serbisë. Në anën tjetër, njohësit e sigurisë vlerësojnë se ky grup përbën kërcënim real, teksa i bëjnë thirrje Policisë për mbledhje të informacioneve sekrete.

nga Venhar Isufi
2 Qershor, 2024
0
A A
Anëtarët e “Brigadës së Veriut” me veshje që paraqesin Kosovën pjesë të Serbisë

Më 29 qershor të vitit të kaluar, Qeveria e Kosovës, i shpalli terroriste dy organizatat “Brigada e Veriut” dhe “Mbrojtja Civile”.

Të dyja këto organizata numërojnë qindra pjesëtarë nga radhët e komunitetit serb.

E grafite të “Brigadës së Veriut” vazhdimisht shihen në katër komunat veriore, në të cilat thuhet “ Mos u shqetësoni, jemi këtu”.

Dyshimet e organeve të sigurisë në vend, janë se anëtarë të këtij grupi kanë qenë pjesëmarrës në protesta të dhunshme në veri, përfshirë këtu edhe sulmin e 24 shtatorit në Banjskë.

Tëvë1 ka siguruar fotografi të këtij grupi të shkrepur më 9 maj 2024, ku shihen persona të uniformuar ushtarakisht dhe me veshje në të cilat është e vendosur harta e Kosovës si pjesë e Serbisë.

Shqetësimet se ky grup po stërvitet në afërsi të territorit të Kosovës, në Serbi, i kanë ngritur vazhdimisht edhe Komisioni për Siguri.

Mefail Bajqinovci nga radhët e LVV-së, njëherësh anëtar i këtij komisioni tha se, policia e Kosovës tashmë ka informacion se ky grup është duke kryer stërvitje për të kryer sulme të reja në veri.

“Ne e kemi kontrollin mbi veriun dhe informacionet dhe kontrollet janë më të mëdha. Në kufirin me Serbinë në pjesën matanë, ka edhe foto që po qarkullojnë, që ata janë duke u trajnuar me pajisje ushtarake, por brenda Kosovës në momentin që do të hasen nga policia e Kosovës do të arrestohen” 01:25-01:45  “ Policia është e njoftuar, kanë informacion dhe e përcjellin çdo orë, çdo ditë çdo lëvizje si brenda por edhe informacionet që vijnë nga jashtë, rreth kufirit me Kosovën”, ka deklaruar ai.

Por ky grup po shihet si kërcënim real për ngritje të tensioneve në veri.

Sipas njohësit të sigurisë, Kadri Kastrati, “Brigada e Veriut” por edhe grupet e tjera serbe kanë synim aneksimin e veriut.

“ Ta aktivizojnë, unë e kam thënë shumë herë, një brigadë që ata e kanë të stërvitur në veri, quhet Brigada e Veriut, dhe aty ka dikund, rreth 1600 pjesëtarë të armatosur, të sistemuar, e dinë saktë se ku duhet  të lajmërohen, dhe pastaj të shtyjnë policinë dhe KFOR-in, deri në Ibër dhe aty e kanë synimin kryesor që atë pjesë të territorit të Kosovës, ta ndajnë dhe ta aneksojnë si pjesë të Serbisë”  , tha Kastrati.

Thirrje për mbledhje të informacionit sekret, po i bënë policisë njohësi tjetër i sigurisë, Nuredin Ibishi.

“ Institucionet tona, duhet të koordinohen për informacionet përmes shërbimeve të intelegjencës por edhe nga informacionet e tjera të klasifikuara, të reagojnë me kohë dhe të parandalojnë një mundësi të tillë” , ka shtuar ai.

Për mundësinë e sulmeve të reja, vazhdimisht kanë paralajmëruar edhe kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, i cili së fundi ka thënë se institucionet e sigurisë kanë vërejtur lëvizje të grupit të Millan Radojiçiq, përgjatë kufirit të Serbisë me Kosovën.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Banorët në “Kodrën e Trimave” në Prishtinë që tri vite pa ujë të pijshëm

Banorët në “Kodrën e Trimave” në Prishtinë që tri vite pa ujë të pijshëm

Ambasada amerikane publikon letrën e njohjes së Kosovës para 16 vjetësh

ShBA-ja falënderon Kosovën si shtetin e parë evropian që ia pranoi emigrantët e dëbuar

Opozita në Ferizaj ngrit shqetësime për një konkurs në QKMF, Komuna nuk flet

Opozita në Ferizaj ngrit shqetësime për një konkurs në QKMF, Komuna nuk flet

Presheva dëshiron vëmendje në dialog

Presheva dëshiron vëmendje në dialog

Ambasadorja shqiptare flet nga Izraeli: Kemi 5 shqiptarë në territor

Ambasadorja shqiptare flet nga Izraeli: Kemi 5 shqiptarë në territor

Të rejat më të fundit nga kriza në Lindjen e Mesme: Sulme reciproke mes Izraelit dhe Iranit

Valë e re sulmesh Izrael-Iran

Si ndodhën sulmet dhe vrasjet në Minesota?

Si ndodhën sulmet dhe vrasjet në Minesota?

Banorët në “Kodrën e Trimave” në Prishtinë që tri vite pa ujë të pijshëm

Banorët në “Kodrën e Trimave” në Prishtinë që tri vite pa ujë të pijshëm

Ambasada amerikane publikon letrën e njohjes së Kosovës para 16 vjetësh

ShBA-ja falënderon Kosovën si shtetin e parë evropian që ia pranoi emigrantët e dëbuar

Opozita në Ferizaj ngrit shqetësime për një konkurs në QKMF, Komuna nuk flet

Opozita në Ferizaj ngrit shqetësime për një konkurs në QKMF, Komuna nuk flet

Presheva dëshiron vëmendje në dialog

Presheva dëshiron vëmendje në dialog

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X