TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Andoni: Protagonizmi i Kurtit dhe Ramës po i vështirëson marrëdhëniet mes Kosovës e Shqipërisë

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Andoni: Protagonizmi i Kurtit dhe Ramës po i vështirëson marrëdhëniet mes Kosovës e Shqipërisë

Opinionisti nga Shqipëria, Ben Andoni e ka cilësuar jo normal refuzimin e kryeministrit Albin Kurti për të pritur në takim në Prishtinë, kryeministrin shqiptar, Edi Rama.

Sipas Andonit, këto refuzime siç ishte ai i Edi Ramës për anulimin e mbledhjes së dy qeverive dhe tash vendimi i Kurtit për të mos e takuar të njëjtin në Prishtinë, po bëhen për shkak të protagonizmave të dy liderëve.

Madje sipas tij, kjo po e pengon dhe po e vështirëson marrëdhënien mes të dyja vendeve.

“Për sa i përket refuzimit unë mendoj që nuk është normale ashtu siç nuk ishte normal nga ana e zotit Rama refuzimi i takimit me zotin Kurti ose të themi ai anashkalimi i mbledhje së përbashkët kjo për arsyen që një mbledhje e tillë kërkon energji kërkon kohë dhe mbi të gjitha nuk është as për zotin Kurti as për zotin Rama, por është për shqiptarët e Kosovës dhe të Shqipërisë në këtë sens më duket se protagonizmi i zotit Kurti dhe protagonizmi i zotit Rama duket që po pengon dhe po e vështirëson shumë marrëdhënien e dy vendeve tona”, tha Andoni në  emisionin “Ditari” në Tëvë1.

Teksa tutje ai theksoi se kryeministri Rama e meriton të pritet nesër në Prishtinë nga kryeministri Kurti.

“Nuk shikojnë realisht problematikat reale me të cilat përballët faktori shqiptar sidomos tash çështja e Kosovës në veri, sesa merremi me këtë lloj pjese protagoniste të themi të zotit Rama dhe të zotit Kurti. Askënd nuk e pengon që brenda margjinave të jetë  takimi i caktuar, të bëhet mbledhja e qeverive, por të bëhet edhe mbledhja e dy liderëve, por zoti Rama e shmangu këtë. Ndërkohë që vizita e zotit Rama në Kosovë, unë mendoj që e meriton që të pritet edhe nga kolegu i tij zoti Kurti. Megjithatë kjo është zgjedhja e tij që në mendimin tim nuk është e mirë,  sepse për shkak të interesave të vogla ne nuk mund prishim atë pjesën e marrëdhënies që kemi ndërmjet dy vendeve tona”, shtoi Andoni.

Ndryshe kryeministri Kurti sot tha se e sheh të arsyeshme mbledhjen e përbashkët mes Qeverive e jo takim personal me Ramën

“Unë e konsideroj të arsyeshme një mbledhje të përbashkët të dy Qeverive, por jo takime të tjera”, tha Kurti.

Teksa kryeministri Rama kishte anuluar mbledhjen e përbashkët ndërmjet dy qeverive e planifikuar të mbahej më 14 qershor në Gjakovë.

Këtë e kishte bërë me arsyetimin lidhur me situatën në veri dhe kishte kërkuar një takim të një formatit tjetër mes dy kryeministrave dhe ministrave të Jashtëm të dy vendeve.

Qeveria e Kosovës kishte thënë se anulimi i një mbledhje të dakorduar në mënyrë të njëanshme ka ndodhur për herë të parë, duke thënë se formati i takimit të propozuar nga Rama do të mund të mbahej po atë ditë. /Teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Komandanti i KFOR-it pret në takim lamtumirës ambasadorin e Turqisë

Komandanti i KFOR-it pret në takim lamtumirës ambasadorin e Turqisë

Aeroplani rrëzohet mbi një shtëpi në Gjermani, dy persona humbin jetën

Aeroplani rrëzohet mbi një shtëpi në Gjermani, dy persona humbin jetën

Për gjashtë muaj, 46 viktima në 45 aksidente fatale

Për gjashtë muaj, 46 viktima në 45 aksidente fatale

Serbia rrit presionin mbi perceptimin e procesit në Hagë

Serbia rrit presionin mbi perceptimin e procesit në Hagë

Joshua “i fortë” për Prengën, e nokauton në raundin e dytë

Joshua “i fortë” për Prengën, e nokauton në raundin e dytë

Trump: Irani po tregohet më serioz në negociata, por SHBA-ja mbetet gati për veprim

Trump: Irani po tregohet më serioz në negociata, por SHBA-ja mbetet gati për veprim

Edhe pak minuta pritet të fillojë përballja mes Anthony Joshuas dhe Kristian Prengës

Edhe pak minuta pritet të fillojë përballja mes Anthony Joshuas dhe Kristian Prengës

Komandanti i KFOR-it pret në takim lamtumirës ambasadorin e Turqisë

Komandanti i KFOR-it pret në takim lamtumirës ambasadorin e Turqisë

Miliarderi Elon Musk: Në vitin 2036 paratë nuk do të kenë më rëndësi

Miliarderi Elon Musk: Në vitin 2036 paratë nuk do të kenë më rëndësi

Top 5 mediat botërore e vendosin Sunny Hill në ballinat e tyre

Top 5 mediat botërore e vendosin Sunny Hill në ballinat e tyre

KFF Mitrovica triumfon ndaj Ludogoretsit në Ligës së Kampionëve, vazhdon ëndrrën evropiane

KFF Mitrovica triumfon ndaj Ludogoretsit në Ligës së Kampionëve, vazhdon ëndrrën evropiane

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën