TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

“Radar” publikon dokumentet të mbikëqyrjes sekrete të kritikëve të Vuçiqit nga BIA

by Teve1
1 minutë ago
0
A A
“Radar” publikon dokumentet të mbikëqyrjes sekrete të kritikëve të Vuçiqit nga BIA

Agjencia e Informacionit të Sigurisë (BIA) në Serbi ka zbatuar masa të mbikëqyrjes së fshehtë ndaj studentëve, përfaqësuesve të Universitetit të Beogradit, politikanëve opozitarë, sindikalistëve dhe aktivistëve.

Megjithatë, në disa raste, Gjykata e Lartë në Beograd ka refuzuar kërkesat e agjencisë për vazhdimin e këtyre masave, me arsyetimin se materialet e paraqitura nuk përmbanin prova të mjaftueshme për dyshimet e ngritura.

Këto të dhëna dalin nga një hulumtim i të përjavshmes serbe Radar, i publikuar më 5 nëntor, i cili bazohet në dokumente gjyqësore që dëshmojnë për ndërprerjen ose refuzimin e vazhdimit të masave të posaçme të mbikëqyrjes ndaj disa figurave publike dhe përfaqësuesve të grupeve të ndryshme shoqërore.

Ndër personat që, sipas dokumentacionit të publikuar, kanë qenë objekt i mbikëqyrjes janë Danillo Potpariq, shef i kabinetit të rektorit të Universitetit të Beogradit, Srgjan Millivojeviq, kryetar i Partisë Demokratike, Alleksa Mijuca, përfaqësues i shoqatës IT Blokada, si dhe Radomir Popoviq, kryetar i Sindikatës së Pavarur të Hekurudhave të Serbisë.

Sipas Radar, kërkesat për zbatimin ose vazhdimin e masave të posaçme janë nënshkruar nga drejtori i BIA-s, Vlladimir Orliq. Në disa raste, Gjykata e Lartë në Beograd i ka refuzuar ato, duke vlerësuar se nuk kishte prova të mjaftueshme për dyshimet e paraqitura nga agjencia. Në raste të tjera, kërkesat janë refuzuar para se masat të fillonin së zbatuari.

Mbikëqyrja ndaj universitetit dhe aktivistëve studentorë

Një nga rastet e dokumentuara ka të bëjë me Danillo Potpariqin, shefin e kabinetit të rektorit të Universitetit të Beogradit. Sipas dokumenteve të publikuara, masat e mbikëqyrjes së fshehtë ndaj tij ishin miratuar gjatë vitit 2026, ndërsa kërkesa e fundit e BIA-s për vazhdimin e tyre u refuzua nga gjykata më 23 tetor.

Në arsyetimin e kërkesës, BIA i kishte atribuuar Potpariqit aktivitete të lidhura me lëvizjen studentore, si dhe veprimtari të pretenduara në interes të Gjermanisë. Megjithatë, Gjykata e Lartë kishte konstatuar se raportet e dorëzuara nuk dëshmonin se aktivitetet e tij ishin të drejtuara kundër sigurisë së Serbisë.

Potpariq ka deklaruar për Radar se nuk habitet që persona nga universiteti kanë qenë nën mbikëqyrje, por zbulimin se ishte përgjuar për muaj të tërë e ka cilësuar si cenim serioz të privatësisë. Ai ka mohuar pretendimet se kishte vepruar në interes të ndonjë shteti të huaj, duke theksuar se mospajtimi me politikat e pushtetit nuk duhet të trajtohet si çështje e sigurisë kombëtare.

Sipas hulumtimit, masat e mbikëqyrjes së fshehtë janë zbatuar edhe ndaj kryetarit të Partisë Demokratike, Srgjan Millivojeviq.

Në kërkesat për vazhdimin e tyre, BIA kishte paraqitur dyshime se ai ishte i përfshirë në aktivitete që rrezikonin sigurinë e Serbisë. Si argumente ishin përmendur, ndër të tjera, lidhjet e tij të mëparshme me lëvizjen Otpor, si dhe trajnimet e pretenduara në Hungari dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Gjykata e Lartë e ka refuzuar kërkesën për vazhdimin e mbikëqyrjes, duke vlerësuar se për pretendimet e paraqitura nuk ishin ofruar prova përkatëse.

Millivojeviq ka deklaruar për Radar se shërbimet e sigurisë, sipas tij, prej vitesh u shërbejnë interesave politike të pushtetit, në vend që të mbrojnë shtetin dhe qytetarët. Ai ka pretenduar gjithashtu se më herët kishte marrë informacione për përgjimin e komunikimeve dhe ndjekjen e lëvizjeve të tij.

Në mesin e personave të tjerë ndaj të cilëve janë zbatuar masa të mbikëqyrjes së fshehtë është edhe Alleksa Mijuca, përfaqësues i shoqatës IT Blokada.

Në kërkesën për vazhdimin e masave, BIA kishte përmendur lidhjet e tij me aktivitetet e lëvizjes studentore, ofrimin e mbështetjes logjistike dhe qëndrimet e shpeshta jashtë vendit. Më 28 tetor, Gjykata e Lartë refuzoi kërkesën për vazhdimin e mbikëqyrjes.

Mijuca ka vlerësuar se rasti dëshmon se si mekanizmat e sigurisë mund të përdoren kundër qytetarëve që veprojnë publikisht dhe në përputhje me ligjin, në interes të shoqërisë.

Radar ka publikuar edhe rastin e Radomir Popoviqit, kryetar i Sindikatës së Pavarur të Hekurudhave të Serbisë. Në kërkesën e BIA-s për vazhdimin e masave, atij i atribuohej, ndër të tjera, ushtrimi i presionit ndaj organeve shtetërore dhe drejtuesve të ndërmarrjes përmes aktiviteteve sindikale dhe paralajmërimeve për greva.

Popoviq ka deklaruar se mbikëqyrjen e lidhte me angazhimin e tij sindikal, denoncimin e parregullsive në funksionimin e hekurudhave dhe ngritjen e çështjeve që lidhen me pozitën e punonjësve.

Dyshime për metoda të paligjshme të mbikëqyrjes

Përveç vendimeve gjyqësore, hulumtimi i Radar ngre edhe dyshime për përdorimin e metodave të mundshme të paligjshme të mbikëqyrjes. Sipas informacioneve të siguruara nga redaksia, disa raste të ndjekjes fizike dhe përgjimit të komunikimeve dyshohet se janë kryer pa autorizimin përkatës gjyqësor.

Mediumi shkruan gjithashtu për pretendimet se softueri spiun Pegasus është gjetur në pajisjet e disa studentëve, aktivistëve dhe përfaqësuesve të shoqërisë civile, si dhe për vendosjen e pajisjeve për përgjim audio në amfiteatrin e Fakultetit Juridik në Beograd.

Një tjetër çështje që ngrihet në hulumtim ka të bëjë me përfshirjen e numrave të telefonit të personave të tretë në kërkesat për mbikëqyrjen e një individi. Kjo praktikë, sipas Radar, mund të ketë bërë që nën mbikëqyrje të përfundojnë edhe kontaktet e personave që ishin objekt i masave.

Në dokumentacionin e publikuar përmendet edhe prokurori i Prokurorisë për Krimin e Organizuar, Alleksandar Baraq, i cili, sipas Radar, ishte nën masa të mbikëqyrjes që nga prilli i vitit 2026.

Më vonë, BIA kishte kërkuar ndërprerjen e tyre, duke argumentuar se të dhënat e mbledhura nuk tregonin përfshirjen e tij në veprën penale të spiunazhit. /The GeoPost

ShareTweet

Postime të ngjashme

Irani paralajmëron kompanitë amerikane të naftës në rast se goditen asetet e tij energjetike

SHBA-ja sanksionon firmat indiane dhe turke të akuzuara se kanë ndihmuar Iranin

Konjufca takohet me ministrin e Jashtëm të Zvicrës, Ignazio Cassis

Konjufca takohet me ministrin e Jashtëm të Zvicrës, Ignazio Cassis

Zemaj: 358 milionë euro buxhet për shëndetësi, por pacientët vazhdojnë t’i blejnë vetë barnat

Zemaj: 358 milionë euro buxhet për shëndetësi, por pacientët vazhdojnë t’i blejnë vetë barnat

Drejtori i Policisë në Ferizaj priti në takim lamtumirës oficerin e Bondsteel-it

Drejtori i Policisë në Ferizaj priti në takim lamtumirës oficerin e Bondsteel-it

“Radar” publikon dokumentet të mbikëqyrjes sekrete të kritikëve të Vuçiqit nga BIA

“Radar” publikon dokumentet të mbikëqyrjes sekrete të kritikëve të Vuçiqit nga BIA

Lutfi Dalipi refuzon Zvicrën, ylli 20-vjeçar mes Kosovës dhe Shqipërisë

Lutfi Dalipi refuzon Zvicrën, ylli 20-vjeçar mes Kosovës dhe Shqipërisë

Ministria e Punëve të Brendshme mirëpret publikimin e Raportit për Kosovën

Ministria e Punëve të Brendshme mirëpret publikimin e Raportit për Kosovën

SHBA-ja dhe Gjermania ftojnë nga një futbollist shqiptar në Kombëtaret e tyre

SHBA-ja dhe Gjermania ftojnë nga një futbollist shqiptar në Kombëtaret e tyre

Zyrtare: Raphinha vazhdon kontratën me Barcelonën

Zyrtare: Raphinha vazhdon kontratën me Barcelonën

Irani paralajmëron kompanitë amerikane të naftës në rast se goditen asetet e tij energjetike

SHBA-ja sanksionon firmat indiane dhe turke të akuzuara se kanë ndihmuar Iranin

Konjufca takohet me ministrin e Jashtëm të Zvicrës, Ignazio Cassis

Konjufca takohet me ministrin e Jashtëm të Zvicrës, Ignazio Cassis

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën