TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Analistët politik vlerësojnë se mosformimi i Asociacionit mund të sjellë masa të reja

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Liderët e BE-së thërrasin takim urgjent për situatën në Ukrainë

Bashkimi Evropian

Bashkimi Evropian mund që të vendos sanksione ndaj Kosovës në të ardhmen nëse nuk formohet Asociacionin i komunave me shumicë serbe, po vlerësojnë analistë politik në vend.

Sipas tyre, ndonëse Asociacionin serbët e kanë vendosur si kushte që të kthehen në institucionet e Kosovës, ky mekanizëm nuk prezanton vlerë të shtuar institucional dhe ligjor të vendit.

Njohësi i çështjeve politike, Albinot Maloku, ka thënë se Kosova e ka Kushtetutën më të mirë jo vetëm në rajon por edhe më gjerë sa i përket kapacitetit integrues për të gjithë pjesëtarët e shoqërisë, si në mekanizma shoqërorë, institucional dhe shtetërorë.

Sipas tij, pas marrëveshjes së viti 2013-1015 për formimin e Asociacionit, ky mekanizëm është parë si moment i integrimit përfundimtarë të serbeve në mekanizmin shtetëror të Kosovës, të shoqërisë.

“Republika e Kosovës ka Kushtetutën më të mirën jo vetëm në rajon por edhe më gjerë sa i përket kapacitetit integrues për të gjithë pjesëtarët e shoqërisë së vetë në mekanizma shoqërorë e institucional dhe shtetërorë. Në këtë rrafsh dihet mirëfilli se si pasoj e specifikave të veta dhe rrethanave politike, ndodhi siç ndodhi decentralizimi në kohën e vetë i komunave të reja që u krijuan, më pastaj si rrjedh e kësaj erdhëm edhe tek marrëveshja e 2013-2015 me të cilën bëhej fjalë për themelimin e një Asociacioni. Ky ishte paraparë që të jetë momenti i integrimit përfundimtarë në një formë ose tjetër në mekanizmin shtetëror të Kosovës, të shoqërisë dhe të angazhuarve serb në institucionet e Kosovës”, tha ai.

“Si e tillë a mund të bëhet që qytetarët serb duke mos e pasur Asociacioni si mundësi integrimit, Kushtetuat e vendit e lejon gjithsesi është model. Mirëpo çështja e Asociacionit është krejtësisht politike dhe ka ambicie politike dhe si e tillë bëhet parakusht i vendosur nga pala serbe për çështjen e integrimit tyre ose ngjashëm”.

“Edhe pse Asociacioni është bërë një mundësi integrimit të serbeve brenda vetës dhe me lidhje institucionale me Republikën e Kosovës, kjo është paramendimi serb. Në këtë rrafsh Asociacioni si i tillë është një mekanizëm politikë dhe si i tillë nuk është që prezanton vlerë të shtuar në mekanizmin institucional dhe ligjorë të Kosovës, mirëpo është politik dhe si i tillë duhet pranuar si fakt politik që është Asociacioni. Ky është një parakusht nga ana e serbeve për të qenë pjesë e integrimit institucional të Kosovës”, tha ai.

Arbnor Sadiku, analist politik, tha se pasi që të implementohet në tersi marrëveshja e Bratislavës, bashkësia ndërkombëtare do të kërkojnë nga Kosova që të bëjë edhe formimin e Asociacionit.

Sadiku shtoi se ekziston rreziku që në rast se Kosova nuk e formon Asociacionin t’i vendosen masa vendit nga BE-ja, ku sipas tij, me këtë rast Kosova do të gjendet në një paralizë ekonomike nga këto masa.

“Pasi që këto zgjedhje do të bëheshin sigurisht që do të kërkohej nga bashkësia ndërkombëtare që të krijohet ky Asociacioni dhe rreziku më i madh është që Kosovës në të ardhmen të mos i hiqen fare masat dhe sanksionet por vetëm t’i shtohen ato duke e kushtëzuar Kosovën. Që jo vetëm t’i zbatoj të gjitha masat për de-eskalimin e situatës në veriun e Kosovës, që janë tërheqja e Policisë, futja në zgjedhje lokale, sa ma shpejt zgjedhja e kryetarëve legjitim e kështu me radhë, po mund të kushtëzohet në të ardhmen edhe me krijim e Asociacionit”.

“Do të thotë që në rast se Kosova nuk e krijojnë Asociacioni e komunave me shumicë serbe, përveç këtyre masave më herët që i ka kërkuar BE-ja të shtohen edhe masa të tjera dhe kësisoj praktikisht Kosova gjendet në një situatë të pa lakmuar qoftë në aspektin politikë, ekonomik e kështu me radhë. Shumica e këtyre fondeve të BE-së që janë fonde të IPA janë të bllokuar për Kosovën dhe natyrisht që mos aplikimi për to në vitin 2025 është një lloj paralize ekonomike për Kosovën”, tha ai për,/EO

ShareTweet

Postime të ngjashme

KGJK i propozon presidentes riemërimin e 15 gjyqtarëve me mandat të përhershëm

KGJK i propozon presidentes riemërimin e 15 gjyqtarëve me mandat të përhershëm

Shiroka-Pula dhe IRI diskutojnë për zhvillimin demokratik dhe forcimin e institucioneve

Shiroka-Pula dhe IRI diskutojnë për zhvillimin demokratik dhe forcimin e institucioneve

Raporti i auditimit për Hidrodrinin: Mospërputhje milionëshe në pasuri, kërkohet hetim nga Prokuroria

Raporti i auditimit për Hidrodrinin: Mospërputhje milionëshe në pasuri, kërkohet hetim nga Prokuroria

Arrestohet një shtetas gjerman në Gjilan, i sekuestrohen 43 armë të gjata automatike

Republikanët bllokojnë përpjekjen për të shkarkuar shefin e Pentagonit, Pete Hegseth

Republikanët bllokojnë përpjekjen për të shkarkuar shefin e Pentagonit, Pete Hegseth

Nis dita e dytë e bisedimeve trepalëshe për paqe mes Rusisë, Ukrainës dhe SHBA-së në Abu Dhabi

Nis dita e dytë e bisedimeve trepalëshe për paqe mes Rusisë, Ukrainës dhe SHBA-së në Abu Dhabi

Raporti i auditimit për Hidrodrinin: Mospërputhje milionëshe në pasuri, kërkohet hetim nga Prokuroria

Raporti i auditimit për Hidrodrinin: Mospërputhje milionëshe në pasuri, kërkohet hetim nga Prokuroria

Sunderlandi edhe katër ndeshje pa Xhakën

Sunderlandi të paktën një muaj pa Xhakën

Xhudistët kërkojnë medalje në Zagreb, një emër i ri në ekip

Xhudistët kërkojnë medalje në Zagreb, një emër i ri në ekip

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën