TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Analistët e vlerësojnë pozitivisht takimin e Kurtit me opozitën

by Lindrit Zejnullahu
3 vjet ago
0
A A
Analistët e vlerësojnë pozitivisht takimin e Kurtit me opozitën

Njohësi i integrimeve evropiane, Agron Hoti thotë se takimi i së martës mes partive opozitare dhe kryeministrit, Albin Kurti rreth situatës së krijuar në veri, është i mirë.

Por, ai në emisionin “Info Nata” në tëvë1 vlerëson se edhe pushteti aktual dhe ata paraprak janë karakterizuar për mostransparencë për procesin e dialogut me Serbinë.

“Nëse e shikojmë trajektoren e problematikës në tërësinë e saj vazhdimisht ka munguar një konsensus mes forcave politike si në të kaluarën ashtu edhe pushtetin aktual. Takimi i sotëm është i mirë në atë kuptimin që i thirrë të gjitha partitë, por dialogu me Serbinë si qeveritë e kaluara i ka karakterizuar një mostrasnparencë e plotë, mungesë e një plani dhe kjo po vazhdon të jetë një pikë përçarëse mes të gjitha forcave politike në Kosovë dhe zaten për këtë nuk po kemi një përgjigje të përbashkët”, tha ai.

Hoti thekson se në çështje të tilla ku është në pyetje interesi nacional duhet një unitet politik.

“Po fajtor janë të gjitha forcat politike, dhe mënyra se si po vazhdon shihet se do të vazhdojë ende kjo përçarje ndërkohë që zgjidhja e problemit Kosovë – Serbi është në interesin e Kosovës sepse loja po zhvillohet në territorin e Kosovës, humbës jemi ne. Ne jemi të bllokuar nga BE ndërkohë që Serbia nuk është e bllokuar në asnjë hap prandaj ngutia është ne të lëvizim përpara dhe ta ndërtojmë konsensusin sa më shpejt”, tha ai.

Kurse, analisti Tomorr Avdia thotë se takimi i së martës është zhvilluar pas një presioni publik, sepse kërkesa të tilla kishte edhe më parë por që ishin refuzuar nga krerët opozitarë.

“Ka pasë ftesa edhe para disa ditësh nga Kurti por dy partitë e mëdha opozitare kanë refuzuar një të tillë dhe takimi i sotshëm ka qenë edhe pas një presioni të madh që është realizuar është hap loja e madhe e para një vendimi të madh dhe në këtë rast është kjo sfidë është e papërballueshme në një raport individual të një partie në pushtet. Në këtë rast takimin e sotëm e shoh në kontekst tjetër mënyra si është realizuar nuk mund të them i vonuar por pas një kërkesë që kanë bërë partitë opozitare”, tha ai.

Ndërkaq, largimin nga ky takim të kreut të AAK-së, Ramush Haradinaj, ai e sheh si një nxitim për të përfituar politikisht.

“Duke përfshirë këtu se sot e shoh një nxitim gjatë këtij takimi që ka pasur te lideri i AAK-së që duhet kur hyn në një takim sado i vështirë ta përballosh deri në momentin e fundit për arsye nuk është mund të marrë përplasesh ato deklaratat e tua për të fituar politikisht në ato momente lidhur me Qeverinë, Kryeministirn sepse takimi ishte i përbashkët. Nëse largohesh nga ai takim nuk mund të thuhet mospërfillje ndaj Qeverisë por edhe kolegëve opozitarë sepse Kosova ka nevojë për mbështetjen e të gjithëve për të dalë nga kjo situatë”, shtoi ai.

Po ashtu, Avdia vlerëson se vendimi për shkallëzimin e vendimit për konvertimin e targave ilegale të serbëve në “RKS” është një hap para marrëveshjes finale mes Kosovës dhe Serbisë.

“Por a ka ndonjë shpresë se në çfarë forme kur mund të dilet nga kjo situatë janë dy momente kur duhet marrë seriozisht politika. E para duhet të mos ta humbin aleancën me partnerët tanë si SHBA dhe BE dhe tjetra është që a është ka e thotë saktësisht kryeministri se për çfarë po bëhet fjalë në këtë lloj krize. Unë nuk e shoh krizë teknike as targash, Serbia e ka pasë këtë sulm goditje si hapi i parafundit para marrëveshjes finale. Në këtë rast është debalancuar skena e veprimit edhe Serbia nëse kishte hyrë vendimi i Qeverisë këtë e ka pasë si projekt edhe çdo vendim tjetër”, tha Avdia.

Ndryshe, pas vendimit të Qeverisë për targat, serbët në katër komunat veriore kanë lëshuar institucionet e Kosovës, përfshirë Policinë dhe sistemin gjyqësor, ndësa edhe përfaqësuesit e Listës Serbe janë larguar nga Kuvendi dhe Qeveria./teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Spahiu: Dhënia e postit të presidentit opozitës do të shmangte zgjedhjet

Spahiu: Dhënia e postit të presidentit opozitës do të shmangte zgjedhjet

Kryeziu: Vendimi i Gjykatës Kushtetuese mund të zgjatet deri në tre muaj

Kryeziu: Vendimi i Gjykatës Kushtetuese mund të zgjatet deri në tre muaj

Polici serb i arrestuar në Kosovë dyshohet për spiunazh për BIA-n, iu gjetën dokumente të IPA-s

Ekstradohet nga Gjermania për në Kosovë, S.N., i kërkuar me letër rreshtim ndërkombëtar

Ymeri: Shkuarja në zgjedhje është dëshirë e Kurtit, jo e LDK-së, zgjatime të VV-së nuk votojmë

Raportohet për një sulm të ri SHBA-Izrael pranë centralit bërthamor në Bushehr

Emisioni “Info Nata” 24.04.2026

Polici serb i arrestuar në Kosovë dyshohet për spiunazh për BIA-n, iu gjetën dokumente të IPA-s

Ekstradohet nga Gjermania për në Kosovë, S.N., i kërkuar me letër rreshtim ndërkombëtar

Ymeri: Shkuarja në zgjedhje është dëshirë e Kurtit, jo e LDK-së, zgjatime të VV-së nuk votojmë

Ymeri: Shkuarja në zgjedhje është dëshirë e Kurtit, jo e LDK-së, zgjatime të VV-së nuk votojmë

Bërxulli: Zgjedhjet e reja politike janë të pashmangshme

Bërxulli: Zgjedhjet e reja politike janë të pashmangshme

Përvjetori i bombardimeve të NATO-s në Serbi shoqërohet me dezinformata e mesazhe të kriminelëve të luftës

Përvjetori i bombardimeve të NATO-s në Serbi shoqërohet me dezinformata e mesazhe të kriminelëve të luftës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën