Amir Rrahmani është tërhequr nga Kombëtarja e Kosovës.
Përmes rrjeteve sociale, Rrahmani ka drejtuar akuza ndaj udhëheqësve të Federatës së Futbollit të Kosovës.

“Tifozë të vërtetë të Kosovës. Pas 10 viteve ne Kombetare nga te cilat 7 vite si kapiten ju njoftoj se nuk do të jem mē pjesé e Kombétares së Kosovēs, përderisa FFK-ne e udhéhegin personat aktual”, ka shkruar Rrahmani në profilet zyrtare në Facebook e Instagram.
Ai ka përmendur faktorë të shumtë lidhur me vendimin dhe mungesën e njerëzve kompetentë për të adresuar problemet e ankesat e lojtarëve.
“Dhe çka mora në këmbim? Sulme tē vazhdueshme dhe të koordinuara për më shumë se dy vite nga ata të cilët do të duhej të na mbronin. Drejtësia do t’a vërtetoj një ditë.
Ky vendim vjen nga nevoja për të ruajtur integritetin tim si kapiten dhe futbolëiat profesionist, por mbi të gjitha vlerat e mija si njeri”, ka shkruar Rrahmani.
Gjatë ditës një zyrë avokatie, që udhëhiqet nga ish ushtruesi i detyrës së sekretarit të përgjithshëm i FFK-së, Taulant Hodaj ka postuar për mbrojtjen e Rrahmanit.
Përmes një postimi, kjo zyrë ka njoftuar se ka marrë përsipër përfaqësimin ligjor të Rrahmanit “lidhur me çështjet që kanë të bëjnë me sulmet, kërcënimet, fyerjet dhe cenimin e reputacionit të tij nga persona kyç dhe të lidhur brenda Federatës së Futbollit të Kosovës”.
Mbrojtësi i Napolit, Rrahmani, ka disa vjet që është kapiten i Kosovës. Ai ka 67 paraqitje e shtatë gola për Kosovën.
Kishte bërë bujë një përplasje e Rrahmanit me drejtuesit e tifozëve të Kosovës, “Dardanët”. Ka mbetur e pasqaruar edhe situata në Bukuresht, pas ndeshjes së Kosovës me Rumaninë. Ajo ndeshje ishte ndërprerë pasi lojtarët e Kosovës lëshuan fushën për shkak të thirrjeve “pro-serbe” të tifozëve rumunë. Pjesë e diskutimeve para vendimit për të mos vazhduar ndeshjen ishin Rrahmani, por edhe presidenti i FFK-së, Agim Ademi dhe Hodaj. Ndeshja ishte regjistruar më pas me rezultat zyrtar 3:0 në të mirë të Rumaninsë. Pra doli që vendimi për të mos vazhduar ndeshjen, ndonëse këtë e kërkoi arbitri, nuk ishte i duhuri dhe i kushtoi Kosovës.




