TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
12 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
12 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Amir Rrahmani, shtylla e mbrojtjes më të mirë në Evropë

nga tëvë1
25 Prill, 2025
0
A A
Amir Rrahmani, shtylla e mbrojtjes më të mirë në Evropë

Amir Rrahmani është shtylla e mbrojtjes së Napolit dhe lojtar që vazhdimisht ka luajtur në edicionet e fundit.
Pavarësisht se a janë ndërruar trajnerët apo shokët e skuadrës, Rrahmani ka qenë gjithmonë i pranishëm në qendrën e mbrojtjes.

Qëkur u transferua në vitin 2020 te Napoli nga Hellas Verona, kapiteni i Kosovës zuri vendin në qendër dhe asnjëherë nuk e humbi atë. Ai është kthyer në lider në mbrojtjen që aktualisht është më e mira në Evropë.

Napoli në edicionin aktual ka pranuar vetëm 25 gola në 33 ndeshje në Serie A dhe zë vendin e dytë me 71 pikë. Po kaq pikë ka edhe Interi në vendin e parë.

Në 15 ndeshje me Rrahmanin në formacion, Napoli nuk ka pranuar asnjë gol.

Rrahmani ka 3047 minuta lojë dhe është lojtari me minutazhën më të madhe nën drejtimin e trajnerit Antonio Conte. Tekniku italian që ka përvojë të madhe, e vlerëson lartë kapitenin e Kosovës, të cilin e sheh edhe si lider të mbrojtjes.

31-vjeçari Rrahmani, i gjatë 192 centimetra, nuk ka munguar në asnjë ndeshje në Serie A, por vetëm në Kupën e Italisë, ka shkruar “Corriere dello Sport” të premten. Rrahmani ka luajtur përkrah lojtarëve si Kalidou Koulibaly, Kim Min-Jae, Juan Jesus e Alessandro Buongiorno dhe tani luan me Rafa Mirin.

Mbrojtësi modern Rrahmani, siç përshkruhet nga mediumi i njohur italian, e ka të kombinuar aspektin fizik dhe atë të shpejtësisë. Ai shpesh di edhe se kur duhet t’i thyejë linjat duke e kuptuar lojën e kundërshtarit dhe kur të kthehet prapa për të mos lënë zbrazëti në mbrojtje.

“Ai është solid edhe në duelet ajërore, ka teknikë të mirë dhe vizion të mirë për lojën. Pasimet vertikale janë shpeshherë edhe armë për manovrat e Napolit në fazën ofensive”, ka shkruar “Corriere dello Sport”, duke e përmendur asistimin për Romelu Lukakun në duelin kundër Empolit.

Kapiteni i “Dardanëve” ka qenë stabil me paraqitje edhe në ndeshjet që i ka luajtur me Kosovën, qëkur debutoi në shtator të vitit 2016. Ai i ka 60 paraqitje me Kosovën dhe shtatë gola të shënuar.

Gol ka shënuar edhe për Napolin në edicionin aktual, njësoj siç ka bërë edhe më parë, ndërsa ka kontribuuar edhe me asistime. Golin e fitores 2:1 e shënoi në udhëtim te Genoa, ndërsa ka asistuar në fitoren si mysafir 3:0 ndaj Bolognas dhe në barazimin 1:1 me Interin në stadiumin “Diego Armando Maradona”.

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Egnatia mbron titullin e kampionit në Shqipëri

Egnatia mbron titullin e kampionit në Shqipëri

Carlo Ancelotti, trajner i ri i Brazilit?

Carlo Ancelotti, trajner i ri i Brazilit?

KB Bashkimi del me njoftim për situatën e Wendell Greenit

KB Bashkimi del me njoftim për situatën e Wendell Greenit

Tifozët e Liverpoolit tallen brutalisht me Artetën dhe Odegaardin

Tifozët e Liverpoolit tallen brutalisht me Artetën dhe Odegaardin

Rizvanolli: Bandat kriminale po kundërshtojnë faturimin e energjisë në veri, jo qytetarët

Rizvanolli: LDK po të brengosej për qytetarët nuk do të bllokonte formimin e institucioneve

Egnatia mbron titullin e kampionit në Shqipëri

Egnatia mbron titullin e kampionit në Shqipëri

“Matrix” 12.05.2025

“Matrix” 12.05.2025

Taravari: Vendosëm të shkojmë në opozitë

Taravari: Vendosëm të shkojmë në opozitë

Kulla: Me këtë ç’organizim të opozitës Rama mund të marrë edhe mandatin e pestë

Kulla: Me këtë ç’organizim të opozitës Rama mund të marrë edhe mandatin e pestë

Si shpërtheu zjarri që shkatërroi një shtëpi në Suharekë?

Si shpërtheu zjarri që shkatërroi një shtëpi në Suharekë?

“Lëshohen studentët kanë punë më pak” si erdhi kërkesa për shtrenjtim të biletës Prishtinë- Mitrovicë

“Lëshohen studentët kanë punë më pak” si erdhi kërkesa për shtrenjtim të biletës Prishtinë- Mitrovicë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X