TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Ambasadorja Ziv vlerëson Kosovën për mbështetjen ndaj Izraelit

by Tëvë1
10 muaj ago
1
A A
Ambasadorja Ziv vlerëson Kosovën për mbështetjen ndaj Izraelit

Ambasadorja e Izraelit në Kosovë, Tamar Ziv, ka deklaruar se situata e sigurisë në Izrael është përmirësuar në mënyrë dramatike, si rezultat i Operacionit izraelit “Luani që po Ngrihet” dhe kërcënimi katër dekadash për ekzistencën e Izraelit nga regjimi iranian është shtyrë për shumë vite.

Diplomatja izraelite e cila është ambasadore në shtetin ballkanik, i cili ka hapur Ambasadën në Jerusalem, ka shprehur falënderimet ndaj Kosovës, për mbështetjen ndaj Izraelit.

“Pas bombardimit amerikan të tri objekteve bërthamore iraniane në Fordo, Natanz dhe Isfahan, Kryeministri Kurti ishte udhëheqësi i parë ballkanik që shprehu mbështetjen e tij dhe tha se armët bërthamore në duart e regjimeve autoritare përbëjnë një kërcënim të madh për sigurinë globale. Kosova qëndron fort përkrah SHBA-së dhe BE-së në kundërshtim me ambiciet bërthamore të Iranit. Ne e vlerësojmë qëndrimin e Kryeministrit Kurti, të gjitha vendet demokratike duhet të mbështesin veprimet e SHBA-së dhe operacionin e Izraelit në Iran dhe ta kuptojnë se duke dëmtuar ndjeshëm programin bërthamor të Iranit, e gjithë bota është një vend më i sigurt tani”, tha Ziv.

Ajo ka thënë se Populli i Kosovës dhe hebrenjtë që kanë jetuar në Kosovë historikisht gjithmonë kanë pasur marrëdhënie të mira fqinjësore.

“Gjatë Luftës së Dytë Botërore shumë shqiptarë të guximshëm shpëtuan jetën e hebrenjve që as nuk i njihnin. Kur Kosova përjetoi luftën dhe ishte në kohë nevoje, Izraeli ishte vendi i parë që vendosi një spital fushor në kufi me Maqedoninë e Veriut, i cili trajtoi refugjatët. Pas luftës, izraelitë të tjerë dhe veçanërisht z. Eli Eliezri dhe Dr. Moshe Landsman erdhën në Kosovë për të ndihmuar në rindërtimin pas luftës dhe Dr. Landsman punoi në Kosovë për 25 vjet derisa ndërroi jetë vitin e kaluar. Vendet tona po festojnë tani pothuajse 4.5 vite marrëdhënie diplomatike në të cilat është bërë përparim i madh në fusha të ndryshme, e fundit prej të cilave ishte Marrëveshja për Heqjen e Vizave që hyri në fuqi në fillim të majit”, tha ajo për RTKlive.

Ambasadorja e Izraelit në Kosovë, Tamar Ziv, beson e shpreson të kalojmë nga lufta në rindërtim dhe do të ‘jemi gjithashtu në gjendje të punojmë së bashku për të zhvilluar më tej marrëdhëniet mes vendeve tona’. Ajo shpreson se Izraeli të hap edhe ambasadë fizikisht në Kosovë.

“Shpresoj që viti i ardhshëm të sjellë një rritje të turizmit të ndërsjellë, delegacioneve, bashkëpunimit ekonomik, shkëmbimeve kulturore dhe arsimore dhe bashkëpunimit në shumë fusha të reja”, tha ajo.

 

Tags: Ambasadorja ZivIzraeliKosovaTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Sulmet ajrore izraelite në Liban vrasin 11 persona, përfshirë fëmijë

Sulmet ajrore izraelite në Liban vrasin 11 persona, përfshirë fëmijë

Ushtroi dhunë fizike e psikike për dy vjet ndaj bashkëjetueses – arrestohet i dyshuari

Arrestohet një i dyshuar për “vrasje të rëndë” në Prishtinë

Kurti: LVV nuk e ka një anëtar me librezë partie që synon presidentin

Kurti konfirmon kontaktet me LDK-në për presidentin: Jemi në komunikim

27 vjet nga rënia e Shkëlzen Haradinajt

27 vjet nga rënia e Shkëlzen Haradinajt

Detaje nga vdekja 19-vjeçares shqiptares në Greqi, si u braktis nga miqtë në hyrjen e hotelit

Detaje nga vdekja 19-vjeçares shqiptares në Greqi, si u braktis nga miqtë në hyrjen e hotelit

“Mesditë”- 16.04.2026

“Mesditë”- 16.04.2026

Greva e Lufthansa shkakton anulimin e qindra fluturimeve në mbarë Gjermaninë

Greva e Lufthansa shkakton anulimin e qindra fluturimeve në mbarë Gjermaninë

Sulmet ajrore izraelite në Liban vrasin 11 persona, përfshirë fëmijë

Sulmet ajrore izraelite në Liban vrasin 11 persona, përfshirë fëmijë

Ushtroi dhunë fizike e psikike për dy vjet ndaj bashkëjetueses – arrestohet i dyshuari

Arrestohet një i dyshuar për “vrasje të rëndë” në Prishtinë

Kurti: LVV nuk e ka një anëtar me librezë partie që synon presidentin

Kurti konfirmon kontaktet me LDK-në për presidentin: Jemi në komunikim

27 vjet nga rënia e Shkëlzen Haradinajt

27 vjet nga rënia e Shkëlzen Haradinajt

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën