TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Ambasadori turk: Për ta kuptuar historinë e shqiptarëve, duhet të studiohen arkivat osmane

by tëvë1
12 muaj ago
2
A A
Ambasadori turk: Për ta kuptuar historinë e shqiptarëve, duhet të studiohen arkivat osmane

Në Institutin Albanologjik është mbajtur konferenca shkencore “Kosova gjatë shekullit XIX: një vështrim mbi dinamikat sociale”. Studiues nga vendi e rajoni kanë thënë se ky shekull ka qenë periudhë e stuhishme në historinë e Kosovës.

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Institutit Albanologjik, Naim Berisha tha se reformat osmane kanë ndikim edhe sot.

“Shekulli XIX përfaqëson një nyje kyçe në zhvillim politik, shoqëror të trevave shoqërore. Përballja me reformat osmane, ndryshimet në strukturën shoqërore dhe lëvizjet e rezistencës kombëtare krijuan dinamika të reja, ndikimet e të cilave ndihen edhe sot. Në këtë kontekst, është përgjegjësi e studiuesve që të zbardhin këto zhvillime përmes analizës shkencore. Kjo konferencë është një platformë e rëndësishme intelektuale për të ndarë gjetje të reja, për të diskutuar qasje të ndryshme dhe për të zgjeruar kuptimin mbi historinë e Kosovës”, u shpreh ai.

Ambasadori i Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angili tha se për ta kuptuar historinë e shqiptarëve duhet të studiohen arkivat osmane.

“Nëse doni të kuptoni thellë historinë e shqiptarëve dhe gjithashtu historinë e Kosovës, duhet të studioni thellë arkivat osmane dhe besoj se sot do të ishte një mundësi shumë e mirë për bashkëpunim mes Turqisë, Kosovës dhe Shqipërisë, natyrisht, për të studiuar së bashku arkivat osmane, të cilat tani ndodhen në Stamboll dhe jam i sigurt se do të hapen mundësi kërkimore për shumë profesorë dhe studentë për të studiuar ndikimin dhe efektin e shqiptarëve në aspekte të ndryshme të jetës sociale, por gjithashtu edhe në administratën e Perandorisë Osmane, për të cilën kemi bashkëpunim të shkëlqyer mes Turqisë dhe Kosovës, mes Turqisë dhe Shqipërisë dhe mund ta shndërrojmë këtë bashkëpunim në një bashkëpunim trelateral, ndoshta duke përfshirë edhe Maqedoninë”, tha ai.

Zëvendësministri i Arsimit, Arsim Ademi e quajti shekullin e XIX si periudhë të stuhishme në historinë e Kosovës.

“Shekulli XIX ka qenë një periudhë e stuhishme në historinë e Kosovës, një periudhë e tranzicioneve akute në të gjitha aspektet e jetës. Në veçanti në rrafshin gjeografik, politik ekonomik, kulturor dhe natyrisht në atë shoqëror. Kjo ngjarje sot mëton ta analizojë pikërisht këtë të fundit, dimensionin social. Ku dinamika sociale janë ato që më së shumti prekin secilin prej nesh dhe realisht konkretisht çdo ditë të jetës sonë”, tha ai.

Drejtori i degës së historisë në Institutin Albanologjik, Nuridin Ahmeti tha se “historia jonë është e luftërave”.

“Nga studiues të ndryshëm të cilët janë marrë me fushat e interesimit brenda këtij shekulli, këtë shekull e kanë quajtur edhe si shekulli i gjatë i perandorisë. Jo se ky shekull dallon nga shekujt tjerë të mëhershëm në aspektin kohor por këtë epitet e mori nga dijetarët ndoshta me të drejtë për nga dinamika e zhvillimit të ngjarjeve që ndodhën në Perandorinë Osmane. Reformat e njohura gjatë këtij shekulli në Perandorinë Osmane dhe pakënaqësitë e prodhuara nga këto reforma janë shpërfaqur me reagimet e ndryshme nga popullata”, deklaroi ai.

ShareTweet

Postime të ngjashme

​Qeveria miraton pakon e 19 të masave kundër Rusisë dhe Bjellorusisë

​Qeveria miraton pakon e 19 të masave kundër Rusisë dhe Bjellorusisë

Dogana e Kosovës asgjëson mbi 146 mijë produkte të falsifikuara – ‘Cola’, ‘Fanta’ e ‘Sprite’

Dogana e Kosovës asgjëson mbi 146 mijë produkte të falsifikuara – ‘Cola’, ‘Fanta’ e ‘Sprite’

Kurti: Në vitet 2026–2028 prioritet do të jenë projektligji për Byronë Shtetërore dhe ai për Çmimet Tavan

Kurti: Në vitet 2026–2028 prioritet do të jenë projektligji për Byronë Shtetërore dhe ai për Çmimet Tavan

Qeveria miraton këshillin organizativ për Epopenë e UÇK-së

Rritet fluksi i mërgimtarëve – pritje deri në 30 minuta në pikat kufitare të Kosovës

Policia ndalon një shtetas gjerman që hyri ilegalisht nga Serbia në Kosovë

​Arrestohen katër persona të dyshuar për disa raste të vjedhjeve

Arrestohen dy persona në Prizren për fajde, dyshohet se i kërkonin viktimës 100% kamatë mujore

Hajnat hyjnë në një shtëpi në Gjilan, vjedhin stoli ari me vlerë 15 mijë euro

Hajnat hyjnë në një shtëpi në Gjilan, vjedhin stoli ari me vlerë 15 mijë euro

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën