Ambasadori i ri i Bashkimit Evropian në Kosovë, Dirk Schuebel, është takuar me ministrin në detyrë të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, dhe drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha.
Takimi është zhvilluar në kuadër të takimeve të ambasadorit Schuebel me autoritetet e Kosovës.
Sipas Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, në takim është diskutuar për garantimin e sigurisë për të gjitha komunitetet, në përputhje me të drejtat e njeriut dhe parimet e sundimit të ligjit.
“Diskutuam për garantimin e sigurisë për të gjitha komunitetet, në përputhje me të drejtat e njeriut dhe parimet e sundimit të ligjit, në mënyrë që të gjithë të ndihen të sigurt. BE-ja do t’i mbështesë këto përpjekje”, ka thënë Schuebel.
Zyra e BE-së ka bërë të ditur se Bashkimi Evropian do të vazhdojë të mbështesë përpjekjet për garantimin e sigurisë dhe sundimin e ligjit në Kosovë.










