TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Rama: Në vitin 1990 u rrezikua gjithçka për Kushtetutën, sot pushteti i Kurtit po e shkel atë

by teve1
32 minuta ago
0
A A
Rama: Në vitin 1990 u rrezikua gjithçka për Kushtetutën, sot pushteti i Kurtit po e shkel atë

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka përkujtuar 7 shtatorin, përvjetorin e miratimit të Kushtetutës së Kaçanikut, duke e cilësuar këtë akt si një prej vendimeve më të guximshme dhe largpamëse të historisë politike të Kosovës.

Përmes një postimi në Facebook, Rama ka thënë se më 7 shtator 1990, Kosova, edhe nën okupim, zgjodhi të vepronte si shtet.

Ai ka theksuar se Kushtetuta e Kaçanikut u miratua në një kohë kur Kosovës i ishte hequr autonomia, institucionet po pushtoheshin dhe shqiptarët po përjashtoheshin nga jeta publike.

“7 shtator 1990, kur Kosova, edhe nën okupim, zgjodhi me vepru si shtet. Sot kujtojmë një prej akteve ma të guximshme e ma largpamëse të historisë sonë politike, Kushtetutën e Kaçanikut. Në kohën kur Kosovës ju morr autonomia, kur institucionet pushtoheshin e shqiptarët po përjashtoheshin prej jetës publike, kishte nga ata që e kuptonin një të vërtetë të madhe: liria duhej jo vetëm me u kërku, por edhe me u ndërtu juridikisht e institucionalisht. Më 7 shtator 1990 këta burra e gra të guximshëm i dhanë Kosovës Kushtetutën e saj”, ka shkruar Rama në Facebook.

Rama ka vlerësuar se ajo gjeneratë e kuptonte Kushtetutën si kufi të pushtetit, mbrojtje të qytetarit dhe një marrëveshje që përcakton se askush nuk është mbi shtetin.

“Më 7 shtator 1990 këta burra e gra të guximshëm i dhanë Kosovës Kushtetutën e saj.Ajo gjeneratë e dinte se Kushtetuta është kufiri i pushtetit. Është mbrojtja e qytetarit. Është marrëveshja se askush, nuk është mbi shtetin”, ka theksuar ai.

Më tej, ai ka kritikuar Qeverinë aktuale dhe kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, duke e lidhur përvjetorin e Kushtetutës së Kaçanikut me zhvillimet politike të vitit 2026.

“Në vitin 1990, nën represion, shqiptarët rrezikonin veten për ta krijuar një rend kushtetues. Në vitin 2026, në shtetin e lirë të Kosovës, Albin Kurti vazhdimisht shkel Kushtetutën dhe me plot vetëdije i shtyn kufijtë e rendit kushtetues”, ka shkruar Rama.

Në fund të postimit, Rama ka thënë se shteti i Kosovës është ndërtuar me sakrificë dhe se asnjë pushtet nuk ka të drejtë ta cenojë Kushtetutën.

“Lavdi vizionit, guximit dhe përgjegjësisë shtetërore të atyre që më 7 shtator 1990 i dhanë Kosovës Kushtetutën e Kaçanikut”, ka përfunduar ai./teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

​“Nëse nuk vini në Beograd, do të keni pasoja”, Rashiq hedh poshtë akuzat e Arben Gashit

​“Nëse nuk vini në Beograd, do të keni pasoja”, Rashiq hedh poshtë akuzat e Arben Gashit

Aleanca me aksion simbolik për deputetët e LVV, thotë që ata nuk kanë liri të shprehjes dhe të veprimit

Aleanca me aksion simbolik për deputetët e LVV, thotë që ata nuk kanë liri të shprehjes dhe të veprimit

Dyshohet se kaloi ilegalisht kufirin me veturë, ndalohet shtetasi i Serbisë në Kamenicë

Tentim vrasje në Klinë, dy gra përfundojnë në spital – i dyshuari dërgohet në Psikiatri

Policia gjen pistoletë dhe fishekë në një veturë në Çagllavicë

Policia gjen pistoletë dhe fishekë në një veturë në Çagllavicë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën