Ambasadori gjerman: Kosova ka të drejtë të heqë gradualisht targat ilegale

Rohde ka thënë se largimi i targave ilegale (PR, KM, PZ, GL,  “UR”, “PE”, “DA” apo “ĐA”) është në përputhje me marrëveshjen e Brukselit të arritura më herët ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Megjithatë ai thotë se Gjermania ende mendon se duhet të merren parasysh këshillat që periudha tranzitore për largimin e këtyre targave të jetë 12 muaj në total.

“Nevojitet një arsyetim i shëndoshë për çështjen e targave: Ne si BE dhe QUINT kemi qenë gjithmonë të qartë se Kosova ka të drejtë të heqë gradualisht targat KM etj. Kjo është në përputhje me marrëveshjet e Brukselit. Ne gjithashtu kemi qenë gjithmonë të zëshëm për një periudhë më të gjatë tranzicioni (12 muaj në total) siç parashikohet në marrëveshjen në fjalë”, ka shkruar Rohde në Twitter.

Ai gjithashtu thotë se kjo periudhë do të vlente edhe për të zgjidhur në mënyrë pragmatike çështjet e mbetura teknike.

“Gjithashtu do të doja të shihja përfaqësuesit politikë të serbëve të Kosovës që të kontribuojnë në mënyrë konstruktive në depërshkallëzimin e situatës. Për shembull, duke u shpjeguar qytetarëve serb realitetin se në Kosovë duhet të përdorni targa të Kosovës”, ka shkruar tutje Rohde.

Sipas plani të ri të Qeverisë së Kosovës, për tri javë duke filluar nga data 1 nëntor deri në datën 21 nëntor masa do të jetë ajo e qortimit, pastaj nga 21 nëntori deri më 21 janar do të jetë masa e gjobitjes dhe më pastaj nga 21 janari do të kemi targa provuese për dy muaj të tjerë, pas së cilës datës më 21 prill nuk mund të ketë sepse nuk mund të lejohen targa të tjera në Kosovë.

 

Reklamë Reklamë Reklamë
ADVERTISEMENT
Next Post