TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
27 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
27 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

​Ambasadori francez kërkon që Radoiçiq dhe grupi i tij të dalin para drejtësisë

nga Tëvë1
16 Nëntor, 2024
0
A A
​Ambasadori francez kërkon që Radoiçiq dhe grupi i tij të dalin para drejtësisë

Milan Radoiçiq dhe të gjithë autorët e sulmit terrorist në Banjskë duhet të dalin para drejtësisë, thotë ambasadori i Francës në Kosovë, Olvier Guerot. Ai deklaron se KFOR-i dhe EULEX po punojnë për të garantuar paqen në veri, mirëpo shton se siguria në atë pjesë është ende e brishtë. Diplomati francez në një intervistë për KosovaPress, thotë se institucionet e Kosovës duhet të përmbahen nga veprimet e njëanshme dhe të pakoordinuara në veri, në mënyrë që situatë mos të përkeqësohet.

Guerot për KosovaPress, flet edhe për hapjen e urës së Ibrit dhe Planin e Rritjes së Bashkimit Evropian për vendet e Ballkanit Perëndimor.

Duke folur për sulmin terrorist të vitit të kaluar në Banjskë të Zveçanit, ai thotë se presidenti i Francës, Emmanuel Macron ka qenë shumë i qartë se përgjegjësit e këtij sulmi duhet të dalin para drejtësisë dhe se presim veprime nga Serbia.

“Presidenti Macron ka theksuar vazhdimisht nevojën që jo vetëm Milan Radojicic, por të gjithë autorët, autorët e mundshëm, apo autorët e dyshuar të dalin para drejtësisë. Ne i përmbahemi kësaj si një mesazh shumë i qartë që është dhënë në nivelin më të lartë dhe sigurisht presim që Serbia ta ndjekë këtë. Unë mendoj se askush nuk është i interesuar që situata në veri të përkeqësohet”, thotë ai, raporton KP.

Sipas tij, situata e sigurisë në veri është e brishtë, mirëpo shton se KFOR-i dhe EULEX, po punojnë për të garantuar paqe dhe siguri në atë pjesë.

“Së pari dua të përgëzoj KFOR-in për punën e shkëlqyer që po bëjnë. Ata janë kyç për sigurinë e të gjitha komuniteteve në këtë rajon. Dhe unë do të doja dhe e njëjta gjë vlen edhe për misionin evropian EULEX, të dy po bëjnë një punë fantastike për të garantuar paqe dhe siguri në veri të Kosovës, apo në Kosovë në përgjithësi. Mendoj se, po, ka elementë, por kush do të donte ta shihte përkeqësimin e situatës. Por mesazhi ynë për të gjitha palët është shumë i qartë, të gjithë duhet të përmbahen nga çdo veprim që do të kishte potencial përkeqësimi”, deklaron Guerot.

Megjithatë, ai thekson që veprimet e njëanshme dhe të pakoordinuara të institucioneve të Kosovës, nuk janë të dobishme, duke aluduar në mbylljen e strukturave paralele serbe dhe ndalimin e qarkullimit të dinarit.

“E gjithë ideja e dialogut është që ato çështje të zgjidhen përmes një qasjeje shumëpalëshe. Dhe ky ishte edhe qëllimi ose ky është edhe qëllimi i Asociacionit për të zgjidhur disa nga çështjet dhe për të ofruar, ose për të ndihmuar komunat me shumicë serbe të ofrojnë shërbimet që u takon qytetarëve serbë të Kosovës. Pra, të vepruarit në mënyrë të njëanshme, të pakoordinuar me ne nuk është e dobishme, dhe ajo që nuk ndihmon dot është të merren masa që kanë ndikim në përditshmërinë e qytetarëve serbë të Kosovës, duke e bërë jetën e tyre të përditshme më të vështirë se më parë. Pra, kjo është arsyeja e qëndrimeve tona ndaj atyre veprimeve”, thekson Guerot.

Sa i përket hapjes së urës së Ibrit, ai thotë se një gjë e tillë duhet të diskutohet në dialogun e Brukselit.

Ai e vlerëson si pozitive koordinimin e qeverisë për këtë temë.

“Janë edhe tre ura të tjera që janë të hapura për qarkullimin e makinave brenda një kilometri në Mitrovicë. Kështu që unë mendoj se kjo pyetje, kjo çështje është trajtuar në kuadër të dialogut të lehtësuar nga BE-ja dhe duhet të jetë kështu duke marrë parasysh edhe për të ardhmen. Është rasti në të vërtetë që qeveria po flet me BE-në për këtë dhe mendoj se është pozitive që Qeveria ka diskutuar me BE-në për këtë. Dhe ne gjithashtu duhet të marrim parasysh vlerësimet e sigurisë të bëra si nga EULEX-i ashtu edhe nga KFOR-i. Kështu që pres me padurim vazhdimin e diskutimeve dhe për momentin këmbësorët mund të kalojnë paqësisht urën dhe makinat mund të kalojnë brenda pak metrash”, thotë ai.

Duke folur për Planin e Rritjes së Bashkimit Evropian për vendet e Ballkanit Perëndimor, ai thotë se përfitimet e Kosovës do të jenë të mëdha.

“Ky Plan i Rritjes është shumë bujar dhe me ndikim të lartë në ekonomitë e rajonit. Vetëm për Kosovën janë gati 900 milionë euro në formë granti ose në formë kredie. Dhe në këmbim Kosova është zotuar të bëjë disa reforma, të zbatojë disa hapa dhe cilësia e dialogut në përcaktimin e hapave që do të ndërmerren ishte shumë e mirë, qeveria e Kosovës dhe institucionet e BE-së. Pra, përfitimi nuk do të jetë vetëm financiar për Kosovën, por përfitimi real do të jetë zbatimi i këtyre zotimeve nga Kosova në kuadër të Planit të Rritjes”, përfundon ambasadori francez, Guerot.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Një muaj më parë ishte aksidentuar në Kllokot, vdes në QKUK e lënduara

Ndërron jetë në QKUK një punëtor që ishte lënduar rëndë në vendin e punës në Gjakovë

Moti sot me diell, temperaturat deri 37 gradë

Moti sot me diell, temperaturat deri 37 gradë

Temperaturat e larta rrisin rrezikun për helmim nga ushqimi, kërkohet kujdes i shtuar

Temperaturat e larta rrisin rrezikun për helmim nga ushqimi, kërkohet kujdes i shtuar

Krejt çfarë ndodhi sot në Kuvend pas alarmit për bombë

Krejt çfarë ndodhi sot në Kuvend pas alarmit për bombë

Një muaj më parë ishte aksidentuar në Kllokot, vdes në QKUK e lënduara

Ndërron jetë në QKUK një punëtor që ishte lënduar rëndë në vendin e punës në Gjakovë

Elon Musk thotë se ka krijuar partinë e tij politike

Elon Musk thotë se ka krijuar partinë e tij politike

Shkon në 51 numri i viktimave nga përmbytjet në Teksas, mes tyre 15 fëmijë

Shkon në 51 numri i viktimave nga përmbytjet në Teksas, mes tyre 15 fëmijë

Ndiheni të dehidratuar? Pesë ushqime që na shuajnë etjen më shumë se uji

Ndiheni të dehidratuar? Pesë ushqime që na shuajnë etjen më shumë se uji

Zgjohuni më herët që të luftoni depresionin

Zgjohuni më herët që të luftoni depresionin

Moti sot me diell, temperaturat deri 37 gradë

Moti sot me diell, temperaturat deri 37 gradë

“Dua një familje tjetër”: Flet fqinji që mbrojti 12-vjeçaren nga babai abuzues në Fier

“Dua një familje tjetër”: Flet fqinji që mbrojti 12-vjeçaren nga babai abuzues në Fier

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X