TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Alis kualifikon Shqipërinë në Finalen e Madhe të Eurovizion 2026

by teve1
3 javë ago
0
A A
Alis kualifikon Shqipërinë në Finalen e Madhe të Eurovizion 2026

Nata e dytë e gjysmëfinales së Eurovision Song Contest 2026 ka ulur siparin me një lajm të jashtëzakonshëm për publikun shqiptar: Alis ka prekur me sukses Finalen e Madhe!

Me një interpretim vokal të fuqishëm dhe thellësisht emocional, artisti ynë elektrizoi arenën e Wiener Stadthalle, duke i siguruar Shqipërisë biletën për në natën e shumëpritur të së shtunës.

“Nân” elektrizon skenën

Alis dhuroi një performancë të shkëlqyer që tërhoqi menjëherë vëmendjen e sallës dhe miliona shikuesve në mbarë Evropën.

Me një interpretim plot siguri dhe energji, ai arriti të krijojë një nga momentet më të bukura të mbrëmjes.

Kënga u shoqërua me një performancë skenike moderne dhe efekte vizuale mbresëlënëse.

Duartrokitjet e gjata dhe brohoritjet në fund të interpretimit treguan qartë entuziazmin e publikut. Ky triumf vjen pas një jave ku kënga “Nân” dhe vokali i Alis u vlerësuan gjerësisht nga mediat ndërkombëtare si një nga interpretimet më të forta dhe vokalisht më të përsosura të këtij edicioni.

Krenaria e Flamurit

Mes dritave verbuese dhe atmosferës elektrizuese të Vjenës, një simbol mori vëmendje të veçantë: Flamuri Kuqezi.

Gjatë gjysmëfinales së dytë, ngjyrat e Shqipërisë u valëvitën me krenari të ligjshme.

Në zemër të “Dhomës së Gjelbër” (Green Room), aty ku rrahjet e zemrës shtoheshin për çdo delegacion në pritje të rezultateve, si dhe në arenën e spektatorëve, prania e flamurit shqiptar krijoi një emocion të papërshkrueshëm.

Valëvitja e tij shërbeu si një mesazh i qartë i pranisë së fortë të kulturës dhe pasionit shqiptar në këtë jubile të 70-të të festivalit evropian, duke dëshmuar sërish se mbetet një element i pandashëm i identitetit tonë në skenat ndërkombëtare.

10 shtetet e kualifikuara

Në përfundim të televotimit dhe vlerësimit të jurive, Shqipëria u shpall mes 10 shteteve që kalojnë në Finalen e Madhe.

Ata do t’u bashkohen 10 shteteve të kualifikuara nga nata e parë dhe vendeve të “Big 5” (+ shteti mikpritës).

Më poshtë është lista e plotë e 10 shteteve që u kualifikuan nga gjysmëfinalja e dytë:

Shqipëria – Alis – Nân

Australia – Delta Goodrem – Eclipse

Bullgaria – Dara – Bangaranga

Çekia – Daniel Zizka – CROSSROADS

Danimarka – Søren Torpegaard Lund – Før vi går hjem

Malta – AIDAN – Bella

Norvegjia – JONAS LOVV – YA YA YA

Qipro – Antigoni – Jalla

Rumania – Alexandra Căpitănescu – Choke me

Ukraina – LELÉKA – Ridnym

Tashmë sytë dhe zemrat janë drejtuar te e shtuna, ku Alis do të ngjitet sërish në skenë me shpresën, pse jo, për të sjellë trofeun e madh në Tiranë./rtsh.al

ShareTweet

Postime të ngjashme

Në Prizren u mbajt festivali “Akshami i Prizrenit”

Në Prizren u mbajt festivali “Akshami i Prizrenit”

“Dua”, rrëfimi i adoleshencës nën hijen e luftës

“Dua”, rrëfimi i adoleshencës nën hijen e luftës

Promovohet libri “Treni – në kufirin mes tmerrit dhe lirisë”

Promovohet libri “Treni – në kufirin mes tmerrit dhe lirisë”

Vdes në moshën 84-vjeçare aktori i njohur Birçe Hasko

Vdes në moshën 84-vjeçare aktori i njohur Birçe Hasko

Lëndohen dy persona në një aksident trafiku në rrugën Lipjan-Ferizaj

Tre të lënduar nga aksidenti mes kamionit dhe veturës në Shtime

Muja nënshkruan Udhëzimin Administrativ për Subvencionet 2026

Muja nënshkruan Udhëzimin Administrativ për Subvencionet 2026

Dogana kap radarë të padeklaruar kundër vjedhjes në Vërmicë

Dogana kap radarë të padeklaruar kundër vjedhjes në Vërmicë

Berisha: Mbështesim protestat për Zvërnecin, por kemi agjendën tonë

Berisha: Mbështesim protestat për Zvërnecin, por kemi agjendën tonë

Fletëvotimet e Zgjedhjeve Lokale të 12 tetorit arrijnë në Kosovë

KQZ apel qytetarëve: Votimi familjar është i ndaluar dhe vepër penale

Izraeli sulm ndaj tendave të civilëve të zhvendosur në Gaza, një palestinez i vrarë dhe 16 të plagosur

Izraeli sulm ndaj tendave të civilëve të zhvendosur në Gaza, një palestinez i vrarë dhe 16 të plagosur

Prishtina me aktivitet për vetëdijesimin e fëmijëve mbi mbrojtjen e mjedisit

Prishtina me aktivitet për vetëdijesimin e fëmijëve mbi mbrojtjen e mjedisit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën