TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Alijaj: Kosova ende në vatër krize

by TËVË 1
6 muaj ago
1
A A
Alijaj: Kosova ende në vatër krize

Analisti politik, Artan Alijaj, ka vlerësuar si të rëndësishme vizitën e ndihmës-sekretarit amerikan të shtetit, Brendan Hanrahan, i cili pritet të qëndrojë këtë javë në Kosovë, në kohën kur vendi përballet me një krizë politike.

Alijaj tha se mungesa e institucioneve të konfirmuara me votën e qytetarëve është jo vetëm shqetësuese për opinionin publik vendor, por edhe për partnerët ndërkombëtarë.

“Është shqetësuese jo vetëm për ne si publik kosovar, por edhe për partnerët ndërkombëtarë që të mos kemi institucione të konfirmuara me votën e popullit tashmë. Temë e diskutimit, besoj që do të jetë edhe kriza institucionale. Është hera e parë që kemi një vizitë të tillë që nga ardhja e presidentit Trump – unë e mirëpres si të tillë”, u shpreh ai.

Sipas Alijajt, vizita e përfaqësuesit amerikan vjen në një kohë kur Kosova mbetet ende në një “vatër krize”.

“Është mirë që ta shohim prezencën amerikane në aspektin global – mendoj që e shohim se kemi çdo muaj, nëse jo çdo dy-tre javë, konflikte nëpër botë. Kështu që edhe ne jemi në një vatër krize ende, fatkeqësisht. Kjo është imperativ për neve që ta tejkalojmë këtë krizë dhe t’i zgjedhim problemet tona njëherë e përgjithmonë me fqinjin tonë”, tha ai.

Alijaj theksoi se për të përballuar sfidat aktuale, Kosovës i duhet një qeveri legjitime dhe e fuqishme, e cila del nga vullneti i qytetarëve.

“Na duhet një qeveri e fortë, një qeveri e cila do të merret me këto probleme, një qeveri që do të dalë nga votat e qytetarëve. Kjo krizë institucionale është një pengesë e madhe për ecjen përpara të vendit, qoftë në nivelin rajonal, qoftë në atë ndërkombëtar”, përfundoi ai.

Vizita e Hanrahan shihet si një sinjal i rritjes së vëmendjes së SHBA-së ndaj zhvillimeve politike në Kosovë, veçanërisht në prag të vendimeve të mundshme për zgjedhje të reja dhe dinamika të reja në dialogun me Serbinë.

Ndihmës-sekretari i Departamentit të Shtetit, Brendan Hanrahan, do ta vizitojë Kosovën brenda kësaj jave.

Kështu kanë bërë të ditur për Tëvë1 nga ambasada amerikane, ku kanë njoftuar se Brendan Hanrahan do të takohet me zyrtarë qeveritarë, udhëheqës të opozitës dhe përfaqësues të bizneseve./teve1.info/

Tags: Artan AlijajBrendan HanrahanTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

PDK drejt zgjedhjes së kryetarit të ri – debat për datën e Konventës

PDK: Çdo dyshim për manipulim të votës është i papranueshëm, presim konkluzionet zyrtare

​Ish-zëdhënësi i NATO-s: Trupat amerikane në KFOR e mbajnë Kosovën në radarin e Shtëpisë së Bardhë

​Haradinaj kërkon rinumërim të plotë të votave

Deklaratat e Vuçiqit për FSK-në cilësohen propagandë, ekspertët paralajmërojnë luftë hibride ndaj Kosovës

Deklaratat e Vuçiqit për FSK-në cilësohen propagandë, ekspertët paralajmërojnë luftë hibride ndaj Kosovës

​A po rrezikohet skijimi nga mungesa e borës?

Trump vendos tarifa ndaj 8 vendeve evropiane për kundërshtimin e aneksimit amerikan të Grenlandës

Trump vendos tarifa ndaj 8 vendeve evropiane për kundërshtimin e aneksimit amerikan të Grenlandës

​A po rrezikohet skijimi nga mungesa e borës?

​A po rrezikohet skijimi nga mungesa e borës?

KB Bashkimi gati për sfidën historike

Bashkimi kërkon fitoren ndaj Rahovecit 029

Vëllaznimi mposht edhe Pejën

Vëllaznimi pret Trepçën në Gjakovë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën