TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Alidemjat i ulët dënimi në rigjykim, familjarëte viktimave të masakrës së Izbicës të paknaqur

Muhamet Alidemajt, shqiptarit që po akuzohet se bashkë me policinë serbe mori pjesë në masakrën e Izbicës, i janë hequr në rigjykim dy vite burgim, nga dënimi fillestar. Kështu, Alidemajn Gjykata e dënoi me 13 vite burgim, për krime lufte kundër popullatës civile.

by Florijeta Dernjani
5 muaj ago
1 0
A A

Është hera e dytë që vjen në gjykatore për qëllimin e njëjtë.

Muhamet Alidemaj erdhi ta dëgjoj për së afërmi verdiktin e rigjykimit nga Gjykata për akuzat për krime lufte.

Për pjesëmarrje në krimet makabre të masakrës së Izbicës, Alidemaj herë e parë mori dënimin maksimal me 15 vite burgim.

Në rigjykim, dënimi atij iu ulë për dy vite.

“Muhamet Alidemaj e shpallë fajtor dhe e gjykon me dënim burgu në kohëzgjatje prej 13 vitesh”, tha kryetari I trupit gjykues Vesel Ismaili.

Edhe ndaj këtij vendimi, Alidemaj ka të drejtë ankese.

Andaj, deri sa vendimi ta marrë formën e prerë, ai do të vazhdojë të qëndrojë në paraburgim.

“I vazhdohet masa e paraburgimit deri në plotfuqishmërinë e këtij aktgjykimi, por jo më tepër se sa dënimi i shqiptuar”, tha ai.

Vendimi i Gjykatës, që nga 15 vite e dënoi me 13 vite burgim, nuk u prit mirë nga familjarët e viktimave.

“Bab të dikujt, vllazën të dikujt e motra të dikujt. Njerëz, jo shtazë. 137”, tha Islam Dani familjar i viktimave.

Përpos Alidemaj, Dani thotë se ka edhe shqiptarë të tjerë të përfshirë në masakrën e Izbicës, identitetin e të cilëve nuk dëshiron ta zbulojë deri sa ata të kapen prej drejtësisë.
“Edhe për këto e kom ditë shumë mirë, po kurrë emër deri atë ditë që ka ardhë n’Kosovë që u ardhë, s’kom dashtë me dhanë emër. Kur u ardhë n’Kosovë, u arrestu. As për këta s’du me dhanë emër. Nëse vijnë, do t’i gjejë fati i këtij”, u shpreh Dani.

Muhamet Alidemaj akuzohet se si pjesëtar i forcave policore dhe ushtarake serbe, nga 24 marsi i 1998 e deri më 11 qershor 1999 bashkë me persona të tjerë të paidentifikuar, me dhunë i ndau gratë e fëmijët dhe i detyruan të shkojnë në drejtim të Shqipërisë.

Sipas aktakuzës së prokurorisë, në këtë rast u ekzekutuan 114 burra, ku dy muaj më pas trupat e tyre u zhvarrosën nga ushtria e policia serbe dhe u transportuan në drejtim të panjohur.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Sot mbyllet afati për aplikim për akreditim të vëzhguesve dhe mediave

KQZ në pritje të vendimit të Supremes për ankesat ndaj rezultateve të zgjedhjeve

Isufaj: Operacioni i 30 qershorit, mesazh i qartë për zbatimin e ligjit

Isufaj: Operacioni i 30 qershorit, mesazh i qartë për zbatimin e ligjit

Këshilltari i Trumpit për çështje fetare viziton Manastirin e Deçanit

Këshilltari i Trumpit për çështje fetare viziton Manastirin e Deçanit

Vendimi i Speciales për Thaçin dhe të tjerët, VV: Kjo gjykatë po prodhon padrejtësi

LVV: Për Qeverinë i kemi votat, më pas duhet të gjejmë konsensus për Presidentin

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës diplomon në Universitetin e Prishtinës

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës diplomon në Universitetin e Prishtinës

Zjarri në jugperëndim të Francës, evakuohen mbi 10 mijë banorë

Zjarri në jugperëndim të Francës, evakuohen mbi 10 mijë banorë

Këshilltari i Trumpit për çështje fetare viziton Manastirin e Deçanit

Këshilltari i Trumpit për çështje fetare viziton Manastirin e Deçanit

Vendimi i Speciales për Thaçin dhe të tjerët, VV: Kjo gjykatë po prodhon padrejtësi

LVV: Për Qeverinë i kemi votat, më pas duhet të gjejmë konsensus për Presidentin

Rasteve me fruth në Kosovë po rriten, IKShPK apelon për vaksinim

Rasteve me fruth në Kosovë po rriten, IKShPK apelon për vaksinim

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën