TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Aleatët e Kosovës duan implementimin e Asociacionit

Emisari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka thënë se si ndërmjetësues në dialogun Kosovë – Serbi, do duhej të insistonte më shumë në implementimin e plotë të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, vendim ky i cili lidhet edhe me anëtarësimin e Kosovës në KiE. Ndërsa ministrja e Punëve të Jashtme, Analena Bearbock, i ka kërkuar qeverisë ta dorëzon draftin e Asociacionit në Gjykatën Kushtetuese, nga Këshilli i Evropës thonë se janë duke e shqyrtuar procedimin e kërkesës së Kosovës për anëtarësim.

by Venhar Isufi
2 vjet ago
0
A A
Aleatët e Kosovës duan implementimin e Asociacionit

Ishte ndërmjetësues për 2 vite në dialogun Kosovë – Serbi.

Ndonëse nuk arriti të finalizon marrëveshjen midis dy vendeve, Emisari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gabriel Escobar, ka thënë se do duhet të kishte më shumë presion ndaj palëve.

Diplomati amerikan thotë se nuk ka pas interesim nga të dyja palët për të çuar përpara marrëveshjet e arritura, ndonëse insistimi sipas tij do duhet të ishte më shumë në implementimin e plotë të Asociacionit.

“Ne duhej të insistonim më shumë në implementimin e plotë të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, se në ndërmjetësimin që të dyja palët të bëhen bashkë, sepse në disa raste e kemi vërejtur mungesën e vullnetit të mirë nga të dyja palët. Interpretimi dhe implementimi i Asociacionit është kyç për Kosovën. Është më i vështiri dhe si më i vështiri ishte e rëndësishme që Kosova të jepte sinjal të vullnetit të saj për të adresuar çështjen e minoritetit serb në territorin e saj”, deklaroi Escobar.

E në ditën që po mbahet mbledhja e nivelit ekzekutiv të ministrave të Këshillit të Evropës, Kosova mbeti jashtë rendit të ditës.

Për këtë, ministrja e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Analena Bearbock , ka thënë se Kosova do të përfshihej në agjendë, nëse qeveria aktuale do të dorëzonte draftin e Asociacionit në Gjykatën Kushtetuese, para mbledhjes së Komitetit të Ministrave.

“Qeveria gjermane është e mendimit se një shumicë prej 2/3 në Komitetin e Ministrave të Këshillit të Evropës për aplikimin e Kosovës për anëtarësim do të sigurohej, nëse qeveria Kurti do të dorëzonte këtë draft në Gjykatën Kushtetuese për shqyrtim para mbledhjes së Komitetit të Ministrave. Pasi të ndërmerret ky hap, një votim në Komitetin e Ministrave mund të vendoset në rendin e ditës me një perspektivë të arsyeshme për një shumicë prej 2/3 midis shteteve anëtare që kanë të drejtë vote. Qeveria gjermane po e mbështet Kosovën në përmbushjen e të gjitha parakushteve për pranimin në Këshillin e Evropës”, tha Baerbock.

Në një përgjigje për Radio Evropa e Lirë, Këshilli i Evropës, konfirmoi se kanë pranuar letër nga Asambleja Parlamentare e KiE-së, për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë, sipas tyre, kjo tashmë po shqyrtohet.

“Pranimi i Kosovës u përmend disa herë sot në kuadër të deklaratave kombëtare të ministrave. Ne kemi pranuar letër nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës me rekomandimin për pranimin e Kosovës dhe ne bëmë gjithçka brenda presidencës sonë për të avancuar procesin, së bashku me shtetet anëtare. Dhe Komiteti i Ministrave veçse ka nisur diskutimet për çështjen dhe aktualisht po shqyrton se si të procedojë”

Në anën tjetër, Kosova nuk u bë pjesë e agjendës ditore të Këshillit të Evropës, pasi që Qeveria nuk ndërmori hapa drejt themelimit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, ashtu siç iu kërkua nga faktori ndërkombëtar.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Hazriri për kërkesën për dorëheqjen e Abdixhikut: S’na ka zënë në befasi, është kërkesë politike

Hazriri për kërkesën për dorëheqjen e Abdixhikut: S’na ka zënë në befasi, është kërkesë politike

LDK publikon letrën e Abdixhikut për Kurtin

Abdixhiku reagon pasi ju kërkuar dorëheqja: Kërkesa të koordinuara nga kryetarët e degëve

Degët e LDK-së në Pejë dhe Lipjan kërkojnë dorëheqjen e Abdixhikut

Degët e LDK-së në Pejë dhe Lipjan kërkojnë dorëheqjen e Abdixhikut

Përfundon numërimi votave për subjektet politike, LVV afër thyerjes së rekordit të vitit 2021

Çështja e Presidentit, Kurti thotë se po presin certifikimin e rezultateve

Hazriri për kërkesën për dorëheqjen e Abdixhikut: S’na ka zënë në befasi, është kërkesë politike

Hazriri për kërkesën për dorëheqjen e Abdixhikut: S’na ka zënë në befasi, është kërkesë politike

Portugalia fiton bindshëm ndaj Uzbekistanin

Portugalia fiton bindshëm ndaj Uzbekistanin

LDK publikon letrën e Abdixhikut për Kurtin

Abdixhiku reagon pasi ju kërkuar dorëheqja: Kërkesa të koordinuara nga kryetarët e degëve

Degët e LDK-së në Pejë dhe Lipjan kërkojnë dorëheqjen e Abdixhikut

Degët e LDK-së në Pejë dhe Lipjan kërkojnë dorëheqjen e Abdixhikut

Përfundon numërimi votave për subjektet politike, LVV afër thyerjes së rekordit të vitit 2021

Çështja e Presidentit, Kurti thotë se po presin certifikimin e rezultateve

Afër 30 vite punë, shërbyesit civilë me 550 euro pagë – kërkojnë rritje

Afër 30 vite punë, shërbyesit civilë me 550 euro pagë – kërkojnë rritje

40-vjetorit i revistës “Dituria Islame”, mbledh personalitetet e njohura të vendit

40-vjetorit i revistës “Dituria Islame”, mbledh personalitetet e njohura të vendit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën