Aleanca nuk do të marrë pjesë në seancën e thirrur për në orën 14:00, ku parashihet të votohet Qeveria e re, për të cilën Albin Kurti është mandatuar për kryeministër.
Nga Aleanca kanë thënë se tërë procesin e konsideron kundërkushtetues.
“Ne ofruam marrëveshje. Ata zgjodhën arrogancën. Ne ofruam zgjidhje. Ata zgjodhën krizën. Oferta jonë 6 pikëshe që nga 26 qershori ishte një mundësi dhe zgjatje dore për stabilitet e zgjidhje politike. Ata e refuzuan, sepse për ta postet janë më të rëndësishme sesa vendimet e mira për shtetin e qytetarët. Ne e konsiderojmë këtë proces jokushtetues dhe do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese. Aleanca zgjodhi Kosovën. Ata zgjodhën pushtetin e postet. Aleanca nuk merr pjesë në grumbullimin e orës 14:00 në sallën e Kuvendit, duke e konsideruar këtë si jokushtetuese.”, ka thënë Burim Ramadani nga Aleanca.




