Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka publikuar një fotografi në Facebook me presidentin e zgjedhur të SHBA’së, Donald Trump, dhe presidentin e Francës, Emanuel Macron.
“Aleanca euroatlantike” ka shkruar presidentja Osmani në këtë fotografi.
Ajo po qëndron në Paris, ku mori pjesë në ceremoninë e veçantë të rihapjes së Katedrales së famshme ‘Notre Dame’.