Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Albion Rrahmani pritet të ketë minutazhë më të madhe te Venezia pas ardhjes së trajnerit të ri, Davide Nicola.
Nicola ditë më parë mori drejtimin e Venezias duke zëvendësuar Giovanni Stroppan pasi ekipi i ka humbur të gjitha gjashtë ndeshjet në Serie A dhe është i vetmi pa pikë.
Mediumet në Itali kanë shkruar se Nicola pritet ta ndryshojë formacionin prej ndeshjes së radhës dhe gjasat janë të mëdha që Rrahmani ta ketë besimin e tij.
Rrahmani para fillimit të këtij sezoni u transferua te Venezia dhe deri më tani ka pesë paraqitje apo në total 80-të minuta lojë në kampionat.
Ndeshjen e radhës, Venezia e luan në shtëpi ndaj Napolit dhe Rrahmani mund të startojë prej minutës së parë në këtë përballje të xhiros së shtatë të Serie A.




