TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Albin! Edhe Asociacioni e edhe Autonomia na e bankroton shtetësinë!

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Pse (nuk) e dojnë, shqiptarët lirinë?

Shkruan: Fadil Maloku

(Marrëveshja për Asociacion me ose pa kompetenca, do mbetet gjithnjë një “fitil potencial zjarrvënës”, për një konflikt të ardhshëm)

1.Nëse, veç s’ka asnjë zgjidhje tjetër përveç bërjes së Asociacionit, atëherë, kujtoj që ky Asociacion duhet patjetër, të përmbajë si formën ashtu edhe përmbajtjen e natyrës“sui generis”! Ai assesi, nuk guxon të përmbajë as edhe një element bazë, e as edhe një mundësi interpretimi me ekuivokë e me shprehje ambiguiteti. Ai në fakt duhet të jetë, parasëgjithash; i qartë (juridikisht), i lexueshëm (politikisht), i interpretueshëm (diplomatikisht) dhe i aplikueshëm (praktikisht dhe pragmatikisht). Ai duhet poashtu, të “privohet” si nga mundësit e keqinterpretimit ashtu edhe nga synimet dhe ambiciet pretenduese për t’u “rindërtuar” demografikisht, gjeografikisht, juridikisht e politikisht) në rrethana të reja të supozuara dhe hipotetike që po shpreson t’i realizoj Serbia, përmes amputimit apo eventualisht edhe zgjerimit të kompetencave shtesë që aludojnë në: shtetësi dhe autonomi?!

2. E gjithë kjo “ndërmarrje” (që duhet padyshim dhe ekskluzivisht të mbikëqyret dhe ofertohet vetëm nga ekspertiza kosovare) e “rindërtimit” të modelit një Asociacioni poashtu, “sui generis”, duhet përveç amputimit eventual (që mund t’i kërkoj me ngulmë Serbia!) të shtjelloj, analizoj, interpretoj, e bashkangjes  edhe ato specifika (që natyrshëm nuk e cenojnë e as nuk e dëmtojnë as sovranitetin e as Kushtetutën) që kanë bëjnë me superdiskriminimin e pakicës serbe ne Planin e Ahtisarit. Sepse, dukshëm po shihet dhe po kuptohet edhe nga naivet dhe injorantet juridik, se në Planin franko-gjerman, kemi “një plus ahtisar”?!  Andaj, për mendimin tim duhet të suspendohen të gjitha obligimet që dalin nga ato superprivilegjet e garantuara me  Kushtetutë. Arsyeja, është e thjeshtë; ato tani po barten tani në një model tjetër qeverisës. Sepse, s’ka asnjë kuptim të vazhdohet më tej me superprivilegjet ahtisariane, e në ndërkohë të shtohen ato me planin franko-gjerman!? Ngase, ideja e plus privilegjeve bashkë me amputimin e kompetencave të reja të planit franko gjerman, seriozisht do të mund fillimisht ta gërryenin, e kontestonin, e madje pastaj edhe ta rrënonin e gjithë konstruktin dhe karakterin e te karakterin e shtetësisë unitare të Republikës së Kosovës.

3. Për këtë shkak, ekipi i qeverisë së Kosovës duhet të angazhoj përveç; juristëve me përvojë, edhe diplomatë të rryer e largpamës (Shqipëria ka me bollëk), ekonomist që i kuptojnë trendët globale, historian që kanë informacione të sakta, sociolog vizionar, ushtarak karriere (Shqipëria mund të huazoj) dhe ekspert tjerë që kuptojnë dhe parashohin, si pasojat eventuale për gjithë kombin ashtu edhe shkaqet e bankrotit për shtetin e Kosovës. Të jemi të qartë; asnjë ekspert i jashtëm (sado që të jetë emër dhe me backgraund të njohur), nuk e posedon as ndjenjën, as obligimin e as ndërgjegjen dhe përgjegjësinë, sikurse munden ta kenë ekspertët shqiptar! Anipse, unë personalisht, kam bindje, se Asociacioni me ose pa kompetenca, do mbetet gjithnjë një “fitil potencial zjarrvënës”,për një konflikt të ardhshëm! Sepse, me Asociacion Kosova pa e shkrepur asnjë plumb (?); – po i dhuron në paqe Serbisë (500-1500 miliarda$); po e inauguron shtetëzimin e Kishës serbe (eksterritorialiteti) me 45 Kisha tjera të Kosovës; nuk po e merr njohjen reciproke; po e vazhdon mosnjohjen e pesë vendeve të BE-ne; po e amniston “ulësen” në OKB; po e humb agjendën e Partneritetit për paqe me NATO-n; poashtu, Kosova po vazhdon të mbetet “kryefjala” e Preambulës së Kushtetutës serbe. Natyrisht, (anipse nuk është koha tani!)për gjithë këtë mjerim aktual politik, “gishtin” duhet drejtuar kah (opozita; e servilosur dhe e dalldisur pas pushtetit) LDK-ja,(e “rugovistave” të rrejshëm) PDK-ja (e “komandantave” konformista!) dhe AAK-ja (e “YES”- menave!). Këto tri parti është dashtë në vitin 2010 të veprojnë në përputhje me tapitë (legale dhe legjitime) shtetërore që i mori nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë….

Opinioni përmban pikëpamjet e autorit dhe nuk prezanton qëndrimet editoriale të teve1.info

ShareTweet

Postime të ngjashme

Shkodra: Liderët opozitarë nuk kanë besu që i fitojnë zgjedhjet, kjo ndjehet nga votuesit

Kriza e moszgjedhjes së presidentit si pasqyrë e thellimit të krizës politike dhe institucionale në Kosovë

Valëzat në Danub

Valëzat në Danub

Kur drejtësia lëshon përballë terrorit

Kur drejtësia lëshon përballë terrorit

Për elitat maqedonase, konflikti i vitit 2001 ende nuk ka përfunduar!

Për elitat maqedonase, konflikti i vitit 2001 ende nuk ka përfunduar!

Moda popullore e flokëve mund të çojë në rrallim dhe thinje

Moda popullore e flokëve mund të çojë në rrallim dhe thinje

Kujtohet heroizmi dhe trashëgimia e Sali Çekaj

Kujtohet heroizmi dhe trashëgimia e Sali Çekaj

Abrashi merr drejtimin e AKR-së, paralajmëron reforma të thella në parti

Abrashi merr drejtimin e AKR-së, paralajmëron reforma të thella në parti

Nis takimi mes Osmanit dhe Krasniqit

​LVV paralajmëron intensifikim të përpjekjeve për presidentin

Alarm për bombë në dy qendra tregtare në Shkup

Alarm për bombë në dy qendra tregtare në Shkup

Konjufca përfaqëson Kosovën në Forumin e Antalyas, në fokus bashkëpunimi rajonal dhe zhvillimet gjeopolitike

Konjufca përfaqëson Kosovën në Forumin e Antalyas, në fokus bashkëpunimi rajonal dhe zhvillimet gjeopolitike

Mes armëpushimit, Izraeli godet sërish në Gaza: Një person i vrarë dhe një i plagosur

Mes armëpushimit, Izraeli godet sërish në Gaza: Një person i vrarë dhe një i plagosur

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën