TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Alarmi për bombë në Kuvend, njohësit: Çdo kërcënim të merret seriozisht

Pas alarmit i cili rezultoi i rrejshëm se në Kuvendin e Kosovës është vendosur një bombë, është ndërprerë seanca për konstituim të Kuvendit e paraparë për në ora 11:00. Profesori dhe njohësi i Kushtetutës, Mazllum Baraliu thotë se nw këtë rast nuk është shkelur rregullorja pasi që ka qenë situatë e jashtëzakonshme, ndërkaq njohësit e sigurisë vlerësojnë se mesazhet e tilla kërcënuese duhet të merren seriozisht.

by Venhar Isufi
8 muaj ago
1 0
A A

“Janë dhjetë minuta dhe bomba e vendosur do të shpërthejë”.

Ky ishte mesazhi që Kuvendi i Kosovës pranoi të shtunën nga një telefonatë në gjuhën angleze.

Për këtë, u anulua edhe seanca e 42-të me radhë për konstituim të Kuvendit, e cila ishte paraparë të niste në orën 11:00.

Kërcënimi më pas, doli të jetë i rrejshëm.

E seanca u shtye për në mbrëmje.

Por, a u shkel rregullorja e punës së Kuvendit pasi seanca nuk u mbajt pas 48 orësh?

E në anën tjetër, e gjithë kjo situatë e krijuar po vlerësohet se nuk duhet të injorohet.

Njohësi i sigurisë, Avni Islami thotë se ky mesazh kishte për qëllim të krijojë frikë te deputetët.

“Duhet thënë se asnjë mesazh kërcënues nuk duhet të injorohet, pavarësisht nga vjen, dhe forma se si dërgohet mesazhi institucionet e sigurisë duhet ta kryejnë punën e vet, pavarësisht a gjendet bomba ose është një mesazh i rrejshëm. Në kuvend kanë ardhë shumë kërkesa për konstituim të Kuvendit, unë mendoj se pala e tretë ka mundur që shumë lehtë ta shfrytëzoj këtë rast të përcjellë ndonjë mesazh nga ndonjë vend i tretë për të krijuar frikë dhe pasiguri për deputetët dhe administratën”, tha Islami.

Ngjashëm mendon edhe eksperti tjetër i sigurisë, Nuredin Ibishi.

“Çdo kërcënim është serioz, nuk ka lojë. Aty mund të ndodhin 99 kërcënime, i 100-ti mund të jetë fatal. Duhet të merret me seriozitet dhe kjo është kërcënim, nuk është për t’u gjykuar. Por realiteti është që këta deputetë anarkista me këto veprimet e tyre jo vetëm që përbëjnë shkelje administrative në kuptimin e përgjegjësisë disiplinore sa i përket përgjegjësisë së deputetit, kjo ka të bëjë me çështjen e detyrës së tyre”, tha Ibishi.

Për këtë rast, hetime ka filluar edhe Prokuroria Themelore në Prishtinë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Një person humb jetën në një aksident në Mitrovicë

Humolli: Deklaratat në Hagë të ish-krerëve vulosin pastërtinë e luftës së UÇK-së

Humolli: Deklaratat në Hagë të ish-krerëve vulosin pastërtinë e luftës së UÇK-së

Hamza uron popullin amerikan për Ditën e Falenderimeve

Hamza uron besimtarët myslimanë për fillimin e Ramazanit

Abdixhiku përkujton veprimtarin Aganin: Vrasja e tij nga forcat serbe ishte një plagë e rëndë

Nisja e Ramazanit, Abdixhiku uron besimtarët myslimanë

Një person humb jetën në një aksident në Mitrovicë

Humolli: Deklaratat në Hagë të ish-krerëve vulosin pastërtinë e luftës së UÇK-së

Humolli: Deklaratat në Hagë të ish-krerëve vulosin pastërtinë e luftës së UÇK-së

Hamza uron popullin amerikan për Ditën e Falenderimeve

Hamza uron besimtarët myslimanë për fillimin e Ramazanit

Liga e Kampionëve: Triller në ndeshjen Brugge – Atletico, Leverkusen bën hap të madh

Liga e Kampionëve: Triller në ndeshjen Brugge – Atletico, Leverkusen bën hap të madh

Wolves i fundit në tabelë, trondit Arsenalin në kohën shtesë

Wolves i fundit në tabelë, trondit Arsenalin në kohën shtesë

Ardon Jashari asiston, por Milani ndalet në barazim

Ardon Jashari asiston, por Milani ndalet në barazim

Emisioni “Info Nata” 18.02.2026

Emisioni “Info Nata” 18.02.2026

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën