TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Alarmi i ekspertëve: Rënia e vaksinimit në Kosovë rrit rrezikun nga fruthi

by teve1
32 minuta ago
0
A A
Alarmi i ekspertëve: Rënia e vaksinimit në Kosovë rrit rrezikun nga fruthi

Measles used to be a common childhood disease, but after an effective vaccine was developed, the disease was declared eliminated in the U.S. in 2000. This year's outbreaks, however, put that status in jeopardy.

Rastet e fundit të raportuara të fruthit në Kosovë paraqesin një sinjal serioz për shëndetin publik dhe nevojën për veprim të menjëhershëm nga institucionet përgjegjëse dhe shoqëria në tërësi.

Kështu thuhet në një analizë të publikuar nga Instituti i Evropës Juglindore për Politika Shëndetësore dhe Sociale (ISEE-HSP) me titullin “Imunizimi rutinë në Kosovë 2015-2025

Në një përmbledhje të kësaj përmbajtje thuhet se fruthi është një nga sëmundjet më ngjitëse që mund të parandalohet me vaksinë, ndërsa shtohet se rastet e fundit, të raportuara kryesisht te fëmijët e pavaksinuar, tregojnë qartë se boshllëqet në vaksinimin rutinor mund të kthehen shpejt në rrezik për përhapje më të gjerë.

Analiza e ISEE-HSP vlerëson se imunizimi rutinë në Kosovë ka shënuar rënie të ndjeshme pas pandemisë COVID-19, duke rritur rrezikun për shpërthime të sëmundjeve ngjitëse, veçanërisht fruthit.

Sipas dokumentit, Kosova ka ruajtur nivele relativisht të larta të vaksinimit në periudhën 2015–2019, mirëpo pandemia ka shkaktuar ndërprerje serioze në shërbimet rutinore të vaksinimit. Rënia më e madhe është evidentuar te vaksinat kundër fruthit dhe vaksinat që kërkojnë disa doza, si DTP3.

Autorët theksojnë se edhe pas rikuperimit gradual nga viti 2022, mbulueshmëria me vaksina ende nuk ka arritur nivelin e nevojshëm për të parandaluar shpërthimet epidemike.

Analiza nënvizon se për të parandaluar përhapjen e fruthit nevojitet mbulueshmëri prej të paktën 95 për qind me dy doza vaksine, ndërsa në disa vite të fundit Kosova ka mbetur nën këtë prag kritik.

Në vitin 2025, mbulueshmëria me vaksinën MMR ka rënë në 82 për qind, krahasuar me 99 për qind sa ishte në vitin 2017.

Raporti evidenton edhe dallime të mëdha mes komuniteteve të ndryshme. Sipas të dhënave të MICS 2019–2020 (Anketa me Tregues të Shumtë) vetëm 37.5 për qind e fëmijëve nga komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian janë plotësisht të vaksinuar, krahasuar me 72.5 për qind në nivel kombëtar.

Këto pabarazi, sipas autorëve, krijojnë “xhepa” të popullsisë të pambrojtur, të cilët mund të nxisin shpërthime epidemike edhe kur mesatarja kombëtare duket e kënaqshme, thuhet në analizë.

Dokumenti paralajmëron se mosvaksinimi nuk sjell vetëm pasoja shëndetësore, por edhe kosto ekonomike dhe sociale.

Shpërthimet e sëmundjeve të parandalueshme me vaksina rrisin barrën mbi sistemin shëndetësor, shkaktojnë mungesa në shkolla dhe ndikojnë në produktivitetin ekonomik të familjeve.

Autorët vlerësojnë se hezitimi ndaj vaksinave është bërë një sfidë shtesë pas pandemisë COVID-19, për shkak të dezinformatave dhe rënies së besimit ndaj institucioneve.

Për këtë arsye, raporti rekomandon forcimin e komunikimit publik dhe investime në ndërtimin e besimit te vaksinimi rutinë.

Ndër rekomandimet kryesore janë vendosja e vaksinimit kundër fruthit si indikator kombëtar për performancën e sistemit shëndetësor, përmirësimi i sistemeve të ndjekjes së fëmijëve që nuk i përfundojnë dozat, si dhe forcimi i analizës së të dhënave dhe planifikimit në nivel komunal.

Raporti nxjerr edhe përfundimin se imunizimi rutinë duhet të trajtohet si investim strategjik për shëndetin publik dhe zhvillimin ekonomik të vendit, duke paralajmëruar se mosveprimi mund të çojë në rikthim të sëmundjeve të parandalueshme dhe kosto të mëdha për shoqërinë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Edhe sa më shumë mund të shtyhet vendimi për ish-krerët e UÇK-së?- Flet Kastrati

Edhe sa më shumë mund të shtyhet vendimi për ish-krerët e UÇK-së?- Flet Kastrati

​Çmimi për kurban rritet prapë në Kosovë, sivjet bëhet 200 euro

​Çmimi për kurban rritet prapë në Kosovë, sivjet bëhet 200 euro

Arrestohet një person për sulm dhe dhunë në familje në Shtime

Arrestohet një person për sulm dhe dhunë në familje në Shtime

​Mblidhet Kryesia e PDK-së, merren vendime për fushatën dhe organizimin zgjedhor

Instagrami ka një algoritëm të ri?

Instagrami ka një algoritëm të ri?

​Çmimi për kurban rritet prapë në Kosovë, sivjet bëhet 200 euro

​Çmimi për kurban rritet prapë në Kosovë, sivjet bëhet 200 euro

Arrestohet një person për sulm dhe dhunë në familje në Shtime

Arrestohet një person për sulm dhe dhunë në familje në Shtime

Alarmi i ekspertëve: Rënia e vaksinimit në Kosovë rrit rrezikun nga fruthi

Alarmi i ekspertëve: Rënia e vaksinimit në Kosovë rrit rrezikun nga fruthi

​Mblidhet Kryesia e PDK-së, merren vendime për fushatën dhe organizimin zgjedhor

​Mblidhet Kryesia e PDK-së, merren vendime për fushatën dhe organizimin zgjedhor

Aksion në AKK -Pesë të arrestuar për falsifikim dokumentesh dhe pronash

Aksion në AKK -Pesë të arrestuar për falsifikim dokumentesh dhe pronash

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën