TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
10 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
10 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Akuza e kundërakuza mes Komunës së Prishtinës dhe “Pastrimit”, ndërmarrja ballafaqohet me probleme financiare

Punëtorët e ndërmarrjes “Pastrimi” në kryeqytet, kanë pasur vonesa në ekzekutimin e pagave. Për këtë, nga kjo ndërmarrje fajin po e lënë të komuna e Prishtinës, derisa këta të fundit thanë se e gjithë kjo po ndodh për shkak të keqmenaxhimit.

nga Fëllënza Krasniqi
10 Maj, 2025
3 0
A A

Me akuza e kundërakuza ndaj njëra tjetrës, tash e një kohë po përplasen ndërmarrja “Pastrimi” dhe Komuna e Prishtinës.

E krahas kësaj, kjo ndërmarrje ka edhe probleme financiare.

Kësisoj, në rrezik janë edhe pagat e punëtorëve.

Kjo sipas kryetarit të Komunës, Përparim Rama po ndodh për shkak të keqmenaxhimit e papërgjegjësisë.

“Sot rrezikohen pagat e punëtorëve, deponia mund të mbyllet dhe qyteti po e ndjen çdo ditë pasojën e këtij keqmenaxhimi. Punëtorët nuk kanë faj, faj kanë ata që kanë marrë paga të majme menaxheriale por s’kanë ditur e as nuk kanë dasht me udhëheq drejt ndërmarrjen”, tha kryetari i Prishtinës.

Por nga ndërmarrja “Pastrimi” fajtor po lënë Komunën.

Sipas kryeshefit ekzekutiv të kësaj ndërmarrjeje, Petrit Reçica, krejt kjo mund të tejkalohet nëse komuna ua paguan borxhin prej 2.7 milion euro.

“Realisht po në situatën ekzistuese na është paraqit kjo telashe, pagat janë ekzekutuar për pjesën më të madhe të stafit operativ të cilët kryejnë punë dhe shërbimin në kryeqytet. Problemet janë evidente ne kemi fol për këtë pjesë shumë moti. Por, e kemi njoftuar edhe Komunën që për shkak të mos pagesës 2.7 milion euro borxhe që i keni ndaj nesh ne po rrezikohemi me pamundësuar operimin”, tha Reçica.

Për gjendjen e krijuar, nga opozita në komunën e Prishtinës, po akuzojnë të dyja palët.

“Fajtor për këtë çështje janë dy palët, në pikë të parë menaxhmenti i ndërmarrjes “ Pastrimi” që ka dështuar në menaxhimin e ndërmarrjes me veprimet e tyre, me punësimet e panevojshme dhe të panumërta i kanë rritur këstet e shpenzimeve të ndërmarrjes. Në anën tjetër Komuna e Prishtinës me veprimet e tyre duke sabotuar ndërmarrjen duke bërë thirrje që faturat të  mos paguhen në “ Pastrim”, por në Komunë ka ndikuar që të jetë një gjendje e rëndë thuajse është pranë bojkotimit “ Pastrimi”, tha asamblisti Vetëvendosje, Gëzim Sveçla.

Kryetari Rama kishte paralajmëruar se në seancën e kësaj jave, në Kuvendin Komunal do të kërkojë ndihmë emergjente financiare për siç ka thënë ai, mbrojtur punëtorët, mirëpo e njëjta ka dështuar.

Kjo pasi asamblistët e pushtetit lëshuan sallën të martën, pasi në mbledhjen e Komitetit për Politikë dhe Financa (KPF), u ndryshua rendi i ditës. Bashkë me asamblistët e pushtetit, që kryesisht vijnë nga LDK-ja, sallën e kishte lëshuar edhe kryetari Rama.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Një muaj më parë ishte aksidentuar në Kllokot, vdes në QKUK e lënduara

Një muaj më parë ishte aksidentuar në Kllokot, vdes në QKUK e lënduara

Arrestohet një person në Matiqan, i gjenden armë dhe marihuanë në shtëpi

Arrestohet në Mitrovicë një i dyshuar për sulm fizik ndaj babait të tij

Dita Ndërkombëtare e Muzeut

Dita Ndërkombëtare e Muzeut

Parashikimi i motit për sot

Parashikimi i motit për sot

Një muaj më parë ishte aksidentuar në Kllokot, vdes në QKUK e lënduara

Një muaj më parë ishte aksidentuar në Kllokot, vdes në QKUK e lënduara

Arrestohet një person në Matiqan, i gjenden armë dhe marihuanë në shtëpi

Arrestohet në Mitrovicë një i dyshuar për sulm fizik ndaj babait të tij

Llojet e mjaltit dhe përfitimet për shëndetin

Llojet e mjaltit dhe përfitimet për shëndetin

Dita Ndërkombëtare e Muzeut

Dita Ndërkombëtare e Muzeut

Parashikimi i motit për sot

Parashikimi i motit për sot

Austria fituese e Eurovisionit, Shqipëria e 8-ta

Austria fituese e Eurovisionit, Shqipëria e 8-ta

Dy gola kundër Grasshopper, Kololli ndihmon Sionin

Dy gola kundër Grasshopper, Kololli ndihmon Sionin

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X