TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Aktakuzë ndaj tre personave për shitblerje të rreth dy kilogramëve heroinë dhe armëmbajtje pa leje

by tëvë1
8 sekonda ago
0
A A
Aktakuzë ndaj tre personave për shitblerje të rreth dy kilogramëve heroinë dhe armëmbajtje pa leje

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurve R.B., A.R., dhe B.(Sh) B., të cilët gjenden në paraburgim nga data 23.03.2026 për shkak të dyshimit të bazuar mirë se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Gjithashtu, të pandehurit R.B., dhe B.(Sh) B., akuzohen se secili veç e veç kanë kryer veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, nga neni 366 i KPRK-së.

Sipas aktakuzës, të pandehurit R.B., A.R., dhe B.(Sh)B., duke vepruar në bashkëkryerje dhe si anëtarë të grupit, nga periudha e pavërtetuar e deri më 23 mars 2026, në fshatin Gjinoc, Komuna e Suharekës, janë marrë me shitjen dhe shpërndarjen e sasive të mëdha të substancës narkotike të llojit heroinë. Për këtë qëllim, ata kanë komunikuar dhe koordinuar vazhdimisht veprimet e tyre, për sigurimin e personave për shitblerjen e narkotikëve.

“Gjatë veprimeve hetimore dhe zbatimit të masave të veçanta hetimore, më 23 mars 2026, gjatë realizimit të një shitjeje të narkotikëve, policia ka ndaluar automjetin në të cilin, të pandehurit kishin fshehur dy paketime me substancë të dyshuar narkotike të llojit heroinë, me peshë fillestare prej 1,017.25 gramësh. Po ashtu, gjatë kontrollit në shtëpinë e të pandehurit R.B, është gjetur dhe sekuestruar edhe një sasi tjetër e dyshuar heroine, me peshë fillestare prej 806 gramësh”, thuhet në komunikatë.

Sipas raportit të ekspertimit të Agjencisë së Kosovës për Forenzikë, dy sasitë e sekuestruara përmbajnë heroinë në përzierje me substanca të tjera, me peshë neto të përgjithshme prej 1,780.13 gramësh.

Po ashtu, gjatë kontrollit në shtëpinë e të pandehurit B.(Sh)B., është gjetur dhe sekuestruar edhe substancë narkotike e llojit kanabis (marihuanë), me peshë neto prej 12.69 gramësh.

Përveç veprave penale që lidhen me narkotikët, të akuzuarit R.B., dhe B.(Sh)B., akuzohen edhe për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” sipas KPRK-së. Gjatë kontrolleve në pronat e tyre janë sekuestruar, ndër të tjera, pesë armë zjarri, përfshirë pistoleta, pushkë gjuetie dhe një armë automatike, si dhe gjithsej 549 fishekë të kalibrave të ndryshëm.

Prokurori i çështjes, me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që, pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor dhe administrimit e vlerësimit të provave, të pandehurit e lartcekur të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit.

Gjithashtu, Prokuroria ka propozuar konfiskimin e përhershëm të pasurisë dhe sendeve që dyshohet se janë përdorur për kryerjen e veprave penale ose janë përfituar nga kryerja e veprave penale, duke përfshirë: dy automjete (Land Rover dhe Mercedes GLE), disa telefona mobil dhe pajisje elektronike që dyshohet se janë përdorur për komunikim dhe koordinimin e aktiviteteve, substancat narkotike të sekuestruara, armët dhe municioni, si dhe para të gatshme.

Prokuroria ka propozuar që automjetet të shiten përmes Agjencisë për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar dhe të Konfiskuar (AAPSK), ndërsa të hyrat të derdhen në buxhetin e Republikës së Kosovës. Për narkotikët, armët, municionin dhe pajisjet e tjera është propozuar konfiskimi dhe shkatërrimi, sipas procedurave ligjore.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Adrijana Hoxhiq dhe lidhjet me Milan Radoiçiçin: Dyshime për interesa biznesore, keqpërdorim të fondeve publike dhe përfitim nga pronat komunale në Mitrovicën e Veriut

Adrijana Hoxhiq dhe lidhjet me Milan Radoiçiçin: Dyshime për interesa biznesore, keqpërdorim të fondeve publike dhe përfitim nga pronat komunale në Mitrovicën e Veriut

Shiroka-Pula takohet me ambasadorin e Japonisë, diskutojnë thellimin e bashkëpunimit

Shiroka-Pula takohet me ambasadorin e Japonisë, diskutojnë thellimin e bashkëpunimit

Haziri: Haga dhe Dhomat e Specializuara u vendosën për shkak të pengimit të drejtësisë dhe dëshmitarëve

Haziri: Haga dhe Dhomat e Specializuara u vendosën për shkak të pengimit të drejtësisë dhe dëshmitarëve

Disa ushtarë padisin ministrinë, nuk u paguan për orët shtesë

Ushtari i FSK-së i akuzuar për përdhunim në Britani shpallet i pafajshëm

Irani sulmon bazën amerikane në Bahrein me dronë, mbrojtja ajrore neutralizon sulmet

Bahreini rrëzon dronët iranianë pranë bazës amerikane

Limaj del me kërkesë për Kuvendin pas dënimit të Thaçit

Limaj del me kërkesë për Kuvendin pas dënimit të Thaçit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën