TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Aktakuzë ndaj të pandehurit për vrasjen në Prizren pas përleshjes së qenve

by teve1
12 muaj ago
1
A A
Aktakuzë ndaj të pandehurit për vrasjen në Prizren pas përleshjes së qenve

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit E.B., i cili gjendet nën masën e paraburgimit nga data 11 gusht për shkak të dyshimit të bazuar mirë se i njëjti ka kryer veprat penale “Vrasja e rëndë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”

Sipas aktakuzës, me datë 10 gusht rreth orës 20:30 minuta, në lagjen “Tusus”, në rrugën “Lapidari” në Prizren, i pandehuri E.B., me dashje dhe në mënyrë dinake duke shfrytëzuar besimin e viktimës H.Sh., të njëjtin e privon nga jeta.

Ngjarja thuhet se ka ndodhur pas organizimit të një përleshjeje mes qenve, ku pas përfundimit të saj, viktima ishte duke u larguar nga vendi i ngjarjes.

“I pandehuri e ka ndjekur atë dhe më pas, duke përdorur një mjet të mprehtë – thikë, e ka sulmuar papritur viktimën duke e goditur tri herë në pjesë të ndryshme të trupit. Sipas ekspertizës mjeko-ligjore të autopsisë të datës 22.09.2025, lëndimet kanë shkaktuar gjakderdhje të brendshme të rëndë në regjionin e majtë të kraharorit, e cila ka rezultuar me vdekjen e viktimës”, bëhet e ditur në aktakuzë.

Më tej theksohet se i pandehuri E.B. gjithashtu ka poseduar pa leje valide thikën me gjatësi tehu prej 10 cm dhe dorezë 12 cm, me të cilën i ka shkaktuar vdekjen viktimës H.Sh.

“Me këto veprime i njëjti ka kryer veprat penale “Vrasja e rëndë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” sipas KPRK-së”, thuhet në aktakuzë.

Ndërkaq, sa i përket veprës penale “Keqtrajtimi i kafshëve dhe ndotja e ushqimit dhe e ujit të shtazëve” bëhet e ditur se rasti është duke u trajtuar nga Departamenti i Përgjithshëm, në kuadër të procedurave hetimore përkatëse, ndaj dy të dyshuarve tjerë, të cilët kanë organizuar luftën me qen.

“Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, i pandehuri i lartëcekur për veprat penale për të cilat akuzohet të shpallet fajtorë dhe të dënohet sipas ligjit”, theksohet në njoftim.

Një muaj paraburgim të dyshuarit për vrasjen në Prizren

ShareTweet

Postime të ngjashme

Vuçiq përkujton Srebrenicën pa përmendur gjenocidin

Gazeta gjermane FAZ: Durimit të BE-së me Serbinë i erdhi fundi, Vuçiqi nuk duhet të tolerohet më

Haziri: Ish-ambasadori Walker e propozoi Faton Bislimin për president

Haziri: Ish-ambasadori Walker e propozoi Faton Bislimin për president

Haxhiu falenderon mërgatën që u regjistruan për të votuar: Mënyra më e bukur për ta vazhduar kontributin për Kosovën

Haxhiu në Ditën Kombëtare të Zvicrës: Kosova nuk e harron mbështetjen në vitet më të vështira

Avioni me destinacion Prishtinën pëson defekt gjatë ngritjes në Basel

Haziri për bllokadën në Kuvend: Deklarata e Listës Serbe u përdor si pretekst i VV-së për bllokimin e procesit, LDK-ja nuk tërhiqet nga Shala

Haziri për bllokadën në Kuvend: Deklarata e Listës Serbe u përdor si pretekst i VV-së për bllokimin e procesit, LDK-ja nuk tërhiqet nga Shala

Haxhiu dhe Kurti nesër bëjnë homazhe për viktimat e 11 shtatorit

Haxhiu dhe Kurti nesër bëjnë homazhe për viktimat e 11 shtatorit

Zjarri i lirisë ndizet në Gjilan, veteranët bëjnë thirrje për pjesëmarrje në Marshin e Lirisë

Zjarri i lirisë ndizet në Gjilan, veteranët bëjnë thirrje për pjesëmarrje në Marshin e Lirisë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën