TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Aktakuzë ndaj një personi për falsifikim dhe keqpërdorim në tenderin e Spitalit të Pejës

by teve1
1 muaj ago
1
A A
Ngrihet aktakuzë ndaj katër personave për shitblerje narkotikësh

Prokuroria Themelore në Pejë, Departamenti për Krime të Rënda, ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit R.K. dhe një personi juridik, nën dyshimin për kryerjen e veprave penale “Keqpërdorimi dhe mashtrimi në prokurim publik” dhe “Falsifikimi i dokumentit”.

Sipas aktakuzës, R.K., në cilësinë e pronarit dhe përfaqësuesit të autorizuar të një operatori ekonomik, dyshohet se gjatë pjesëmarrjes në një procedurë të prokurimit publik të zhvilluar nga Spitali i Përgjithshëm në Pejë për furnizim me libra të protokollit, ka paraqitur dhe përdorur dokumentacion të rremë dhe të paautorizuar.

Prokuroria pretendon se në dokumentacionin e dorëzuar janë përfshirë CV-ja, kontrata e punës dhe certifikata universitare në emër të një personi tjetër, pa lejen dhe dijeninë e tij.

Sipas aktakuzës, këto dokumente dyshohet se janë përdorur me qëllim të ndikimit në vendimmarrjen e autoritetit kontraktues dhe përfitimit të kontratës.

Po ashtu, R.K. dyshohet se ka përpiluar një kontratë pune të falsifikuar, me qëllim që ajo të përdorej si dokument origjinal në kuadër të procedurës së prokurimit publik.

Në anën tjetër, personi juridik akuzohet se ka paraqitur dhe përdorur dokumentacion të rremë dhe të paautorizuar gjatë procedurës së prokurimit, me qëllim të ndikimit në vendimin e autoritetit kontraktues dhe përfitimit të kontratës.

Sipas Prokurorisë, me këto veprime ekziston dyshimi i bazuar mirë se R.K. ka kryer veprat penale “Keqpërdorimi dhe mashtrimi në prokurim publik” dhe “Falsifikimi i dokumentit”, ndërsa personi juridik dyshohet për veprën penale “Keqpërdorimi dhe mashtrimi në prokurim publik”.

Prokurorja e çështjes i ka propozuar gjykatës që të pandehurit të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit për veprat penale për të cilat akuzohen.

Të pandehurit konsiderohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të vërtetohet me një vendim gjyqësor të formës së prerë./teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Aksident në Pejë, përfshihen një veturë dhe një motoçikletë

Aksident në Jabllanicë të Vogël të Pejës, dy persona të lënduar, njëri transferohet në QKUK

KEK: Njësia B2 pritet të rikthehet në operim të hënën në mëngjes

KEK: Njësia B2 pritet të rikthehet në operim të hënën në mëngjes

Shiroka-Pula thekson rëndësinë e koordinimit diplomatik Kosovë–Shqipëri

Shiroka-Pula thekson rëndësinë e koordinimit diplomatik Kosovë–Shqipëri

Nis vaksinimi kundër gripit sezonal

Nis vaksinimi kundër gripit sezonal

Evropa në rrugë: Mbi 400 mijë francezë në protestë, përplasje me policinë në Belgjikë dhe mijëra demonstrues në Spanjë

Evropa në rrugë: Mbi 400 mijë francezë në protestë, përplasje me policinë në Belgjikë dhe mijëra demonstrues në Spanjë

Italia në protesta masive, përplasje me policinë në disa qytete, 371 persona të arrestuar

Italia në protesta masive, përplasje me policinë në disa qytete, 371 persona të arrestuar

Atletico fiton ndaj Deportivos, vendos goli i Alvarezit

Atletico fiton ndaj Deportivos, vendos goli i Alvarezit

Lazio fiton ndaj Parmës dhe rikthehet në krye

Lazio fiton ndaj Parmës dhe rikthehet në krye

Aksident në Pejë, përfshihen një veturë dhe një motoçikletë

Aksident në Jabllanicë të Vogël të Pejës, dy persona të lënduar, njëri transferohet në QKUK

KEK: Njësia B2 pritet të rikthehet në operim të hënën në mëngjes

KEK: Njësia B2 pritet të rikthehet në operim të hënën në mëngjes

Bora e turpëron Prishtinën në derbin kryeqytetas

Bora e turpëron Prishtinën në derbin kryeqytetas

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën