TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Aktakuzë ndaj katër shtetasve të huaj për shpëlarje parash dhe keqpërdorim të kartelave bankare

by Tëvë1
1 vit ago
1
A A
Kërkohet paraburgim ndaj dy personave, dyshohen për keqpërdorim të kartelave bankare

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur aktakuzë ndaj katër (4) personave, prej tyre tre (3) shtetas të Turqisë dhe një (1) shtetas i së Maqedonisë së Veriut, për shkak të dyshimit se kanë kryer veprat penale “Lëshimi i çeqeve pa mbulesë ose të rremë dhe keqpërdorimi i kartelave të bankës apo të kreditit” dhe “Shpëlarja e parave”.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë njofton se kjo aktakuzë është ngritur ndaj A.S., A.S., S.O., shtetas të Republikës së Turqisë, si dhe S.E., shtetas i Republikës së Maqedonisë së Veriut, për shkak se nga data 11 nëntor 2024 deri më datën 20 shkurt 2025, në intervale të ndryshme kohore, në bashkëkryerje dhe me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror për vete, duke qenë në dijeni për transaksione të dyshimta kanë regjistruar fillimisht biznese në të njëjtën kohë në ARBK dhe kanë krijuar llogari të këtyre bizneseve dhe llogari individuale në banka të Republikës së Kosovës dhe përmes POS-terminaleve të këtyre bankave kane keqpërdorur qindra kartela bankare ndërkombëtare, duke klonuar kartele bankare të shtetasve të Danimarkës dhe shtetasve të tjerë të shteteve të ndryshme dhe më pas kanë bërë transaksione në llogaritë e tyre personale dhe për vete kanë realizuar dobi të kundërligjshme pasurore në vlerë prej 372, 900. 42 euro, veprime këto, me të cilat kanë kryer veprën penale “Lëshimi i çeqeve pa mbulesë ose të rremë dhe keqpërdorimi i kartelave të bankës apo të kreditit”, nga neni 301 i KPRK-së”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Gjithashtu, të pandehurit akuzohen se kanë shpëlarë paratë e përfituara nga aktiviteti kriminal, duke i tërhequr ato në para të gatshme nga bankomatet e bankave në Kosovë dhe duke i transferuar jashtë vendit, kryesisht në Turqi, me qëllim të fshehjes së origjinës së mjeteve dhe shmangies nga pasojat ligjore.

“Po ashtu, të njëjtit, në interval kohor të njëjtë, të cekur sikurse në pikën I të dispozitivit, duke e ditur se pasuria e fituar buron nga aktiviteti kriminal, me qëllim të konvertimit, fshehjes se burimit, vendit, të pandehurit, pas transferimit të parave në llogaritë e bizneseve të tyre dhe llogaritë individuale, i kanë tërhequr kesh nga ATM-të e bankave, si dhe kanë bërë transferime jashtë Kosovës, përkatësisht në Republikën e Turqisë, me qëllim të shmangies nga pasojat juridike ose pasojat e mundshme ligjore, ku shuma e shpëlarjes së parave në bazë të ekspertizës financiare arrin vlerën prej 372, 900. 42 eurosh, me të cilat kanë kryer veprën penale “Shpëlarja e parave”, nga neni 302 lidhur me nenin 31 të KPRK-së dhe nenin 56, paragrafi 1, nënparagrafët 1.1 dhe 1.6 të Ligjit nr.05/L-096 për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit”, thuhet ndër të tjera në njoftim./teve1.info/

Tags: aktakuzeshtetas te huajTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Moti të dielën, me vranësira të shpërndara dhe intervale me diell

Moti të dielën, me vranësira të shpërndara dhe intervale me diell

QKUK avancon trajtimin e kancerit të mushkërive, aplikohet teknika e re e radioterapisë

QKUK avancon trajtimin e kancerit të mushkërive, aplikohet teknika e re e radioterapisë

Publikohen fotografitë e 25-vjeçarit të dyshuar për sulmin në Krakov, ku mbetën të vrarë gjashtë persona

Publikohen fotografitë e 25-vjeçarit të dyshuar për sulmin në Krakov, ku mbetën të vrarë gjashtë persona

Protestë gjithëkombëtare në Prishtinë, kërkohet drejtësi për gratë e vrara

Protestë gjithëkombëtare në Prishtinë, kërkohet drejtësi për gratë e vrara

Moti të dielën, me vranësira të shpërndara dhe intervale me diell

Moti të dielën, me vranësira të shpërndara dhe intervale me diell

“Zërat në kokë më thanë ta vrisja Trumpin”, arrestohet një person i armatosur afër Shtëpisë së Bardhë

“Zërat në kokë më thanë ta vrisja Trumpin”, arrestohet një person i armatosur afër Shtëpisë së Bardhë

Real Madridi vazhdon shkëlqimin, barazon pikët me Barcelonën

Real Madridi vazhdon shkëlqimin, barazon pikët me Barcelonën

Roma e mposht me lehtësi Sassuolon e “gardianit” të Kosovës

Roma e mposht me lehtësi Sassuolon e “gardianit” të Kosovës

Dy gra dhe një burrë gjenden të vdekur në shtëpinë e sulmuesit të Krakovit, dyshohet se janë familjarë të tij

Dy gra dhe një burrë gjenden të vdekur në shtëpinë e sulmuesit të Krakovit, dyshohet se janë familjarë të tij

QKUK avancon trajtimin e kancerit të mushkërive, aplikohet teknika e re e radioterapisë

QKUK avancon trajtimin e kancerit të mushkërive, aplikohet teknika e re e radioterapisë

Sigal Prishtina triumfon në “Karagaçi” ndaj Pejës, Bora fiton përballë Vëllaznimit

Sigal Prishtina triumfon në “Karagaçi” ndaj Pejës, Bora fiton përballë Vëllaznimit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën