TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Aktakuzë ndaj dy zyrtarëve në Prizren për dhënie të lejes ndërtimore në një zonë të mbrojtur si trashëgimi kulturore

by tëvë1
3 muaj ago
2
A A
Aktakuzë ndaj dy zyrtarëve në Prizren për dhënie të lejes ndërtimore në një zonë të mbrojtur si trashëgimi kulturore

Prokuroria Themelore në Prizren ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë ndaj P.B, drejtor i Urbanizimit në Prizren dhe E.Th në cilësinë e bashkëpunëtores profesionale në këtë drejtori për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Sipas Prokurorisë, ata akuzohen se lëshuan leje për ndërtimin e një kompleks banesor në objektin e trashëgimisë kulturore

“Sipas aktakuzës, në periudhën kohore prej datës 05.01.2024 deri më 04.04.2024 në Prizren, i pandehuri i parë P.B., në cilësinë e personit zyrtar – drejtor i drejtorisë për urbanizëm në Komunën e Prizrenit, ndërsa e pandehura e dytë E.Th., në cilësinë e bashkëpunëtores profesionale në DUPH në komunën e Prizrenit, duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar i tejkalojnë kompetencat e tyre dhe nuk i përmbushin detyrat me qëllim të shkaktimit të dëmit Ministrisë së Kulturës (MKRS), duke mundësuar përfitim të dobisë pasurore për investitorin A.Xh., në atë mënyrë që i pandehuri P.B., në cilësinë e drejtorit të DUPH edhe pse ka pas njohuri se kompleksi “Saraji i vjetër” në Prizren është në kuadër të mbrojtjes së përhershme të monumenteve kulturore, nuk e parandalon rrënimin e tij, ndërsa e pandehura E.Th., më datë 05.01.2024 pas kërkesës së investitorit A.Xh., fillimisht lëshon kushtet ndërtimore, dhe vazhdon më datë 15.01.2024 ku e lëshon vendimin për rrënimin e objekteve ekzistuese, dhe më datë 04.04.2024 lëshon lejen e ndërtimit investitorit A.Xh., për të ndërtuar kompleks banesor në objektin e trashëgimisë kulturore “Saraji i vjetër” në Prizren, krejt kjo në kundërshtim me Ligjin për ndërtim dhe Ligjin për trashëgiminë kulturore dhe listën e aseteve të trashëgimisë kulturore në mbrojtje të përhershme, ashtu që me dashje tejkalojnë dhe nuk i përmbushin detyrat e tyre të cila janë të përcaktuara me ligj në drejtimin të moslejimit të rrënimit të objektit “Saraji i vjetër” dhe ndërtimit mbi gërmadhat e saj të kompleksit banesor, me ç’rast shkaktohet një dëm i pariparueshëm i trashëgimisë kulturore në shumë rreth 15.961.832.70 € (pesëmbëdhjetë milionë, e nëntëqind e gjashtëdhjetë e një mijë e tetëqind e tridhjetë e dy euro, e shtatë dhjetë cent)”, thuhet nga Prokuroria.

Sipas Prokurorisë, me këto veprime, të pandehurit e lartcekur në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” sipas KPRK-së.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, të pandehurit e lartëcekur për veprën penale për të cilën akuzohen të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit./teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Bajrami: PDK e LDK gati i kanë bashkuar zyrat, Limajn e kanë bërë zëdhënës

Bajrami: PDK e LDK gati i kanë bashkuar zyrat, Limajn e kanë bërë zëdhënës

Bajrami: Dy liderët kryesorë të opozitës janë studentë të Kurtit, e imitojnë në studio televizive

Bajrami: Dy liderët kryesorë të opozitës janë studentë të Kurtit, e imitojnë në studio televizive

Kurti: Çeku, kandidati më i mirë për kryetar që Prishtina e ka pasur ndonjëherë

Kurti: Çeku, kandidati më i mirë për kryetar që Prishtina e ka pasur ndonjëherë

Lladrovci kërkon shpërndarjen e Kuvendit Komunal

“E di kush i ka thënë kujt kriminel” – Lladrovci reagon pas takimit me Haxhiun

Fitore historike e Dritës në Ligën e Konferencës, goli i Ajzerajt mposht Shelbournen

“InfoNata” 06.11.2025

“InfoNata” 06.11.2025

Lladrovci kërkon shpërndarjen e Kuvendit Komunal

“E di kush i ka thënë kujt kriminel” – Lladrovci reagon pas takimit me Haxhiun

Imeri: Konjufca nuk do të jetë kryeministër i Kosovës

Imeri: Konjufca nuk do të jetë kryeministër i Kosovës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën