TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Aktakuzë ndaj dy ish-rojeve të Agjencisë së Pyjeve për përvetësim në detyrë

by teve1
3 javë ago
1
A A
Për 24 orë u ngritën 97 aktakuza ndaj 114 personave brenda 24 orëve

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Krimeve të Rënda, përmes Njësisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurve R.N. dhe H.D., nën dyshimin e bazuar mirë se, secili veç e veç, kanë kryer veprën penale “Përvetësimi në detyrë”.

Sipas aktakuzës, i pandehuri R.N., gjatë periudhës 2022–2026, në cilësinë e personit zyrtar, i angazhuar si rojtar në Agjencinë e Pyjeve të Kosovës, në Njësinë Pyjore Blinaj në Lipjan, dyshohet se me dashje dhe me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete apo për person tjetër, ka përvetësuar pasurinë që i ishte besuar për shkak të detyrës apo pozitës së tij.

Konkretisht, sipas Prokurorisë, pas përfundimit të detyrës zyrtare me rastin e pensionimit, R.N. nuk e ka kthyer apo dorëzuar armën zyrtare të gjahut, të modelit “Over/Under”, e cila ishte pronë e Agjencisë së Pyjeve të Kosovës.

Në anën tjetër, i pandehuri H.D., sipas aktakuzës, gjatë periudhës 2019–2026 ka shërbyer si rojtar në Agjencinë e Pyjeve të Kosovës, në Njësinë Pyjore Blinaj në Lipjan.

Ai dyshohet se, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete, ka përvetësuar pasurinë që i ishte besuar për shkak të detyrës.

Sipas aktakuzës, pas përfundimit të marrëdhënies së tij të punës, me rastin e shkarkimit, H.D. nuk e ka dorëzuar armën zyrtare të gjahut të modelit “Pump Action Shotgun”.

Prokuroria pretendon se me këtë veprim i është shkaktuar dëm i konsiderueshëm material Agjencisë së Pyjeve të Kosovës.

Prokurori i çështjes, me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që, pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit dhe vlerësimit të provave, të dy të pandehurit të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas dispozitave ligjore në fuqi./teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

​Rudolph: Radoiçiqi dhe të tjerët përgjegjës për sulmin në Banjskë duhet të dalin para drejtësisë

​Rudolph: Radoiçiqi dhe të tjerët përgjegjës për sulmin në Banjskë duhet të dalin para drejtësisë

Aleanca mban nesër konferencë për media

Aleanca mban sot konferencë për media

Disa lagje në Prishtinë mbesin pa ujë

Ndërpritet sot furnizimi me ujë në disa lagje të Prishtinës

​Dita Botërore e Informimit për Zhvillim

Sot dita e 12-të e protestës së studentëve në Tiranë, u bashkohen edhe pedagogët, mjekët, artistët e diaspora

​Sot protestohet në disa qytete në Francë, mobilizohen 70 mijë policë dhe mbyllet Luvri

​Sot protestohet në disa qytete në Francë, mobilizohen 70 mijë policë dhe mbyllet Luvri

​Dita Ndërkombëtare e OKB-së

​Dita Ndërkombëtare e OKB-së

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën