TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Aktakuza për spiunazh për Hysri Selimi

Për një pagë prej rreth 700 eurove në muaj, Hysri Selimi po akuzohet se punoi si agjent i BIA-s serbe. Për këtë çështje, Prokuroria Speciale ka ngritur sot një aktakuzë kundër Selimit, i cili ndodhet në paraburgim.

by Florijeta Dernjani
5 muaj ago
0 0
A A

Një tjetër aktakuzë është ngritur ndaj një shqiptari për spiunazh.

Bëhet fjalë për Hysri Selimin, i cili ndodhet në paraburgim që nga muaji maj i këtij viti.

Prokuroria Speciale po e akuzon Selimin, se kreu shërbime kundër Kosovës, duke punuar si agjent i BIA-s serbe.

Prokuroria pretendon se për 15 vite Selimi i ka dhënë informacione BIA-s, dhe për këtë punë ishte paguar deri në 700 euro në muaj.

“I pandehuri H.S., akuzohet se nga nëntori i vitit 2009, e deri në momentin e arrestimit më 06.05.25, ka bashkëpunuar me Agjencinë e Inteligjencës dhe Sigurisë së Republikës së Serbisë e njohur si BIA. Sipas aktakuzës, si shpërblim për këto informacione, zyrtarët e BIA-së e paguanin H.S deri në 700 euro në muaj”, thuhet në grafiken e Prokurorisë speciale.

Mirëpo, aktiviteti i Selimit, sipas Prokurorisë ka lidhje edhe me Sirinë dhe organizatën terroriste “ISIS”.

Përmes takimeve fizike e telefonatave, Selimi, pretendohet se në BIA-n serbe kishte dhënë informacione për shqiptarët që kishin marrë pjesë në “ISIS”.

“Ekziston dyshimi i bazuar mirë se H.S. kishte dërguar informacione tek zyrtarët e BIA-së, në lidhje me numrin e pjesëmarrjes së shqiptarëve në “ISIS”, organizimin e tyre dhe në cilat pjesë të Sirisë operonin ata. Ndërsa, pas kthimit në Kosovë, dhe vuajtjes së burgut për pjesëmarrje në organizata terroriste, i njëjti kishte vazhduar të takohej në Serbi me zyrtarët e BIA-së, më konkretisht me Drejtorin për Luftimin e Terrorizmit I.B., dhe të përcjell nformata tjera të rëndësishme”, thuhet tutje në njoftim.

Ndëshkueshmëria në këto raste të veprës penale “spiunazh”, mund të arrijë deri në mbi 20 vite burgim.

“Varësisht prej mënyrës së kryerjes, varësisht prej intensitetit të informatave që jepen, në rast se eventualisht kemi edhe rekrutim në organizatat ose institucionet e huaja të informacionit, atëherë shkalla e ndëshkueshmërisë mund të shkojë me burgim deri në 25 vite”, ka thënë Bajraktari.

Ngritja e këtyre aktakuzave të fundit për spiunazh, vlerësohet se shpërfaqin gatishmërinë e disa individëve për t’i shërbyer edhe armikut, në këmbim të parave.

“Lirimi nga okupatori shekullor sic është Serbia dhe Jugosllavia, e prapë m’i shërby atij regjimi, nuk e shoh të arsyeshme, por ja pra, paska shqiptarë ende që ia mendojnë të keqen shtetit të Kosovës dhe vetit. Dhe shiten për pak pare që me ia ba argatin Serbisë” , është shprehur Halimi.

Para pak ditësh, u ngrit aktakuzë edhe ndaj ish zyrtares se OSBE-së për spiunazh, derisa në muajin qershor të këtij viti, u shpall edhe verdikti i parë për këtë vepër penale ndaj Aleksandër Vlajiq.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Dënohet me tre vjet burgim për vjedhje të rëndë një i dyshuar në Pejë

Dënohet me tre vjet burgim për vjedhje të rëndë një i dyshuar në Pejë

Kurti udhëton për në New York, paralajmëron takime bilaterale

Kurti përkujton 26-vjetorin e spastrimit etnik në Mitrovicë: Drejtësia ende e paplotë për krimet e shkurtit 2000

PZAP: Votimi  jashtë vendit, vetëm në hapësirat e qendrave diplomatike

PZAP-ja aprovon ankesën e Listës Serbe, refuzohen të Bekim Haxhiut dhe të tjerat

Osmani takon presidentin e Sierra Leones, diskutojnë për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve

Osmani takon presidentin e Sierra Leones, diskutojnë për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve

Kjo vitaminë është mbrojtja më e mirë kundër plakjes së lëkurës

Kjo vitaminë është mbrojtja më e mirë kundër plakjes së lëkurës

Sa kursime sjell vërtet blerja e ushqimit me shumicë?

Sa kursime sjell vërtet blerja e ushqimit me shumicë?

UNICEF alarmohet nga raportimet për rrëmbime fëmijësh në Mozambik

UNICEF alarmohet nga raportimet për rrëmbime fëmijësh në Mozambik

SHBA-ja njofton nisjen e fazës së dytë të planit të paqes për Gazën

Wittkof në Israel për bisedime në lidhje me Iranin dhe Gazën

Dënohet me tre vjet burgim për vjedhje të rëndë një i dyshuar në Pejë

Dënohet me tre vjet burgim për vjedhje të rëndë një i dyshuar në Pejë

Toni Domgjoni i bashkohet Ballkanit

Toni Domgjoni i bashkohet Ballkanit

Kurti udhëton për në New York, paralajmëron takime bilaterale

Kurti përkujton 26-vjetorin e spastrimit etnik në Mitrovicë: Drejtësia ende e paplotë për krimet e shkurtit 2000

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën