Lidhur me këtë ka reguar ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka shtruar pyetje se çfarë po ndodh me vendimin e marrë nga qeveria që ai kishte udhëhequr dhe ajo aktuale.
“Çfarë po ndodh me Agjencinë Kosovare të Privatizimit?! Paska hapur valë të re të privatizimit të 55 aseteve, ku përfshihen toka dhe lokale afariste e asete të tjera. A është anuluar vendimi i Qeverisë paraprake, i konfirmuar edhe nga Qeveria aktuale, që e ndalonte privatizimin e aseteve që janë në menaxhim të AKP?!”, shkroi ai.