Autor: Lirak Karjagdiu
Rreth veprës “Bota letrare” të Prof. Dr. Muhamet Hamitit, botoi AShAK-u, Prishtinë, 2024)
Ka mbi tridhjetë vjet që e njoh personalitetin e veçantë dhe të spikatur të Prof. Dr. Muhamet Hamitit, profesorit dhe studiuesit, diplomatit dhe politikanit eminent kosovar. Ikam lexuar me vëmendje të veçantë disa nga librat e tij, që janë vepra kulmore studimore dhe shkencore të përqëndruara kryesisht në letërsinë angleze dhe amerikane.
Kësaj radhe kemi marrë në shqyrtim veprën më të re studimore të tij me titull “Bota letrare”, vepër kjo me karakter studimor të mirëfilltë dhe të gjerë në shumë aspekte dhe plane.
Libri i ka 453 faqe dhe është i ndarë sipas një renditje kronologjike në katër pjesë kryesore, si në vijim:I. Përgjithësime,në të cilën Dr. M. Hamiti sjellë analiza autentike rreth letërsisë së përgjithshme në raporte me kohën, me kombin, me identitetin dhe me religjionin;II. Letërsi angleze, kuprofesor Muhameti trajtonçështje që kanë në fokus letërsinë angleze, duke bërë si objekt shqyrtimi më parë evolucionin e historisë letrare në shekullin XX dhe në fillim të shekullit XXI, në prizmin e dijes të shekullit tonë, dhe më pas edhe veprate shkrimtarëve famëmëdhenjë dhe zulmëmëdhenjë, si: Shekspiri, Bajroni, Konradi, Forsteri, etj.; III. Letërsi botërore,me ç’rast autori i libritpërmes shtatë shkrime kritiko-studimore shtjellon çështje tejet të rëndësishme që kanë të bëjnë me veprat e Dantes, Xhojsit, Hinit, Kavafit, Kucit, S. Hamitit, Pajtim Statovcit, me shkrimtarin përkthyes dhe përkthyesin shkrimtar, me krijimin dhe rikrijimin letrar, me temën e barbarëve në universin letrar të Kavafit, të Kucit (J.M. Coeetze) dhe të S. Hamitit dhe me tri romanet e shkrimtarit kosovaro-finlandez, Pajtim Statovcit; dhe IV Letërsia shqipe, në cilën në epiqendër të vëmendjes të profesor M. Hamitit janë shkrime të veçanta përletërsinë shqipe të shekullit XX dhe për letërsinë aktuale shqipe, të fillimit të shekullit XXI, në poezi, në dramë, në prozë dhe në kritikë letrare, etj.
E shoh të udhës që të vë në dukje që në krye të herës se, Paul Van Tigemi studiues i mirënjohur i letërsisë së krahasuar dhe botërore ravijëzon njëfarë potreti të komparatistit të mirë (specialistit të letërsisë së krahasuar). Sipas tij, ai duhet, mbi të gjitha, të njohë gjuhë të huaja, në mënyrë që të mund t’i lexojë dhe studiojë veprat jo vetëm në gjuhën e tij, por edhe në origjinal.Pikërisht i tillë është autori i kësaj vepre studimore, studiuesipar-excellence i letërsisë, Dr. Muhamet Hamiti, i cili krahas njohjes së letërsive angleze dhe amerikane, në të cilat ka specializuar dhe merret në mënyrë intenzive, i njeh mirëfilli edhe letërsinë kombëtare dhe letërsinë e krahasuar dhe botërore.
Ndërkaq, shkrimtari, filozofi dhe burrështetasi i madh i Renesancës angleze,Francis Bekoni, ne eseun e tij me titull “Of Studies” (Rreth studimeve) librat i kategorizon në mënyrë mjaft kreative. Sipas tij: “Disa libra janë për t’u shijuar, të tjerë për t’u gëlltitur dhe fare pak nga topër t’u përtypur dhe tretur”. Ndaj, mund të them me gojnë plotë se, për shkak të çështjeve që i trajton, mënyrës se i trajton, përmbajtjes, strukturës, ideve briliante dhe kreative, gjuhës dhe stilit të lartë akademik, nivelit shkencor, etj, libri i Prof. Dr. Muhamet Hamitit është nga ata që duhet jo vetëm të kullufiten dhe të kapërdihen, poredhe të treten.
Mirëpo, meqë bota letrare e Dr. M. Hamitit është tejet e madhe,e gjerë, e thellë dhe e begatë, kësaj radhe unë do të bëj një përpjekje të përkorë dhe modeste që t’i spikas vetëm ca nga gjërat dhe aspektet e kësaj bote encikplopedike letrare.
Kanoniciteti dheorigjinaliteti në letërsi
Veç tjerash, ky libër përbëhet nga interpretime dhe studime të letërsisë botërore dhe të letërsisë shqipe, edhe në vështrimin krahasimtar. Kështu,studiuesiM. Hamiti, shkruan për Dante, Xhojsin, Hinin, Patrarkën, Miltonin, Arnolldin, Tolstoin, Kavacin, Kucin, rëndësinë, popullaritetin e veprave të tyre dhe e bën edhe krahasimin e disa veprave të tyre, etj, kuptohet duke iu përmbajtur edhe metodave të letërsisë së krahasuar dhe asaj botërore.
Me këtë rast, vlen të vihen në dukje edhe sqarimet e dy studiuesvetë shquar të letërsisë, Rene Uelek dhe Ostin Uoren, për letërsinë kombëtare dhe letërsinë e krahasuar dhe botërore. Sipas tyre letërsia është një, ashtu si është një njerëzimi dhe arti. Së këtejmi, ata kanë konstatuar se lidhjet e letërsisë së përgjithshme dhe asaj kombëtare janë të ndërsjella dhe dialektike, nga njëra anë, kurse veçoritë e përbashkëta të mendimit artistik evropian shfaqen në mënyra të ndryshme në vende të ndryshme, ndërsa çdo vend ka qendrat e veta të rëndesës që shmangen nga rruga e përbashkët dhe që përcaktojnë dallimet e një tradite kombëtare, nga një tjetër. Ndërsa, letërsia e krahasuar është studimi i letërsisë përtej caqeve të një vendi të veçantë dhe njëherësh është edhe studimi i raporteve dhe marrëdhënieve mes letërsisë, nga një anë dhe nga ana tjetër është edhe krahasimi i letërsisë me fusha te tjera të dijes si arti, piktura, skulptura, arkitektura, filozofia, historia, sociologjia, politika, etj. Shkurt, letërsia e krahasuar është krahasimi i një letërsie me një apo disa letërsi të tjera si dhe krahasimi i letërsisë me veprimtari të tjera krijuese njerëzore.
Një pjesë të veçantë të kësaj vepre madhore shkencore Dr. Hamiti ia kushton edhe çështjeve që kanë të bëjnë meletërsinëdhe identitetin,autenticitetin/ origjinalitetin e letërsisë dhe “ankthin” e ndikimit, letërsinë shqipe dhe identitetin,karakteristikat e letërsisë shqipe, letërsisë në Britaninë e Madhe dhe në Shtetet e Bashkuar të Amerikës, etj. Ndërkaq, në nënkapitullin me titull Veçansia estetike si identitet i veprës letrare ai e shtron edhe dilemën e autencitetit dhe origjinalitetit te veprës letrare dhe të ankthittë ndikimit të Harold Bloomit, duke e trajtuar kanonin letrar perëndimor dhe ndikimin e tij edhe në letërsinë dhe kulturën shqipe.
Në të vërtetë, çështja e kanonit ngre një debat që zgjat për dekada të tëra dhe nga SHBA-të përhapet në horizontin ndërkombëtar të studimeve mbi letërsinë dhe kulturën. Disa qëndrime të shprehura në këtë debat janë në mbrojtje të një kanoni pak a shumë të rreptë, ndërkaq të tjeratpërkundrazi, janë për një hapje pak a shumë të gjerë të kanonit. Në mesin e qëndrimeve në mbrojtje të një kanoni skajshmërisht përzgjedhës shquhet, për ashpërsinë dhe jehonën, ai i Bloom-it, i cili e shpërfaq qartësisht qëndrimin e tij në vepërn Kanoni perëndimor (1996), një libër që ka ngjallur mjaft debat dhe poterë si në ShBA ashtu edhe përtej oqeanit. Kësisoji, Blumie ka paraqitur një kanon të letërsisë perëndimore të përbërë nga vetëm njëzetegjashtë shkrimtarë evropianë dhe amerikanë, që përfshijnë periudhën nga Mesjeta deri në shekullin XX, tëzgjedhur, ekskluzivisht, vetëm në bazë të vlerëssë tyre estetike. Dosqaruarse, kanoniciteti i shkrimtarëve të zgjedhur bazohet në vlerat e tyre sublime, ndryshe nga një origjinalitet artistik i epërm karshi gjithë autorëve të tjerë. Sipas Blumit sublimiteti matet me termat e zotërimit të ligjërimit figurativ, aftësisë kognitive, gjerësisë shprehëse, të cilat janë parakushte absolute për autorët gjenialë, domethënë kanonikë. Duke rimarrë teorinë e tij mbi ndikimet letrare, Blumi pohon se autorët kanonikë janë të vetmit përnjëmend origjinalë, të cilët, me gjenialitetin e veprave të tyre, kapërcejnë “ankthin e ndikimit” përballë të mëdhenjëve të letërsisë, që u kanë paraprirë në rrjedhën e historisë.Për Blumin, kanoni mbron veprat më të mira të shkruara në historinë e letërsisë dhe ndërton kështu artin e kujtesës. Kujtesaa kanonit blumian ndahet dhe nyjëtohet në tri kohë (periudha), brenda të cilëve bashkëlidhen shkrimtarët sublimë, koha aristokratike që përshinë: Shekspirin, Danten, Qoserin, Servantesin, Montenjin, Molierin, Miltonin Semjuell Xhonsionin dhe Gëten; koha demokratike që përfshinë: Uordsvorthin, Xhejn Ostinin, Uitmanin, Emili Dikinsonin, Dikensin, Xhorxh Eliotin, Tolstoin, Ibsenin; dhe së fundmi, koha kaotike është ajo e Frojdit, Prustit, Xhojsit, Virxhinian Ullfit, Kafkës, Borgesit, Nerudës, Pesoas dhe Beketit.
Ndërkaq,sipas vlerësimit të Dr. Hamitit, statusi publik i letërsisë shqipe, fuqia institucionale e kanonit të saj, kontributi i saj për identitetit, janë çështje me rëndësi. Me këtë rast, ai vë në pah se fillimet e letërsisë shqipe janë përkthime tekstesh nga Bibla, që kanë bazë kuptimore alegorinë, në marrëdhëniet letërsi- religjion dhe letërsi- identitet. Duke u nisur nga fakti se në letërsi alegoria është mënyrë dhe mjet për ta shmangur dhe evituar censurën e pushtetit apo regjimit, ai sqaron se për Kadarenë identiteti i kombit gjendet në gjuhën dhe letërsinë e tij, ngase ai ka botuar një sërë veprash dhe trajtesash për çështje të identitetit shqiptar, si Identiteti evropian i shqiptarëve (2006), Mosmarrëveshja- Mbi raportet Shqipëri me vetveten (2010),Mbi krimet në Ballkan (2011), ndërsa për evropianizmin e shqiptarëve, Kadare ka shkruar edhe në trajtesat për Dante Aligierin (Danteja i pashmangshëm, 2005), dhe për Shekspirin (Hamelti, princi i vështirë, 2006). Ndërsa, për Akademik Sabri Hamitin ai vë në spikamë faktin se që në kryeveprën e tij, Trungu ilir (1979) evokoi burimin autentik identitar të shqiptarëve, prejardhjen ilire dhe rrezikimin e tij në kohët e reja dhe se ai në dekadat e fundit ka botuar edhe një mori shkrimesh dhe veprash diskursive me temë letërsinë dhe identitetin, si Tema shqiptare (1993), Tematologjia (2009) dhe Albanizma (2009).
Shekspirinë botën shqiptare
Në vijim, në shkrimin e tij për Shekspirin, Dr. M. Hamiti bën të ditur se aie vë theksin në origjinalitetin dhe universalitetin e veprës së Shekspirit, duke e trajtuar dramaturgun dhe poetin famëmadh anglez përtej prirjeve dhe qasjeve të dekadave të fundit: marksiste, strukturaliste, historiciste, postkoloniale të studimeve kulturore. Jeta, krijimtaria poetike dhe dramat e Uilliam Shekspirit janë studiuar, përkthyer, botuar dhe interpretuar gjerësisht në gjithë botën. Mirëpo, nëse në Angli dhe gjetkë kjo ka nisur qysh në kohën e Rilindjes, lexuesi shqiptar është njohur për herë të parë me veprat e Shekspirit në dekadat e para të shekullit të XX.
Kështu, përkthimi dhe vënia në skenë e dramave të Shekspirit në Shqipëri dhe Kosovë fillon shumë vonë dhe kalon nëpër disa faza. Faza e parë përfshinë vitet 1915-1928, kur përkthyesi, studiuesi, poligloti, burrështetasi dhe eruditi Fan S. Noli i përktheu katër tragjeditë e Shekspirit, Hamlet-in, Macbeth-in, Othello-n dhe Julius Caesar-in. Faza e dytë, fillon nga viti 1955 dhe vazhdon deri në vitin 1982, me ç’rast tre përkthyesit zyrtar gjatë periudhës së komunizmit në Shqipëri, Skënder Luarasi, Vedat Kokona, dhe Alqi Kristo, i përkthyen dymbëdhjetë drama të Shekspirit. Ndërsa periudha e tretë që fillon në vitin 1990 dhe vijon deri në ditët e sotme, është e njohur si ‘periudha post-komuniste’, gjatë së cilës disa nga dramat e Shekspirit i përkthyen një gjeneratë më e re e përkthyesve, si: Refik Kadija, Perikli Jorgoni, Qezar Kurti, Mihal Hanxhari, Napolon Tasi, Pashko Gjeçi, Kristaq Traja, Bekim Bejta, etj. Me këtë rast, vlen të vihet në dukje senjëri ndër anglistitët dhe ekspertët e parë dhe më të spikatur të letërsisë angleze dhe amerikane dhe të letërsisë së krahasuar në trojet shqiptare,profesori, studiuesi dhe përkthyesi i shquar letrar, Prof. Dr. Abdullah Karjagdiu, e pati nisur projektin e përkthimit dhe botimit të dramave të Shekspirit, që nuk janë përkthyer akoma në gjuhën shqipe. Ndaj, para se të kalonte në përjetësi, ai tok me disa vepra të tjera shkencore, i ka lënë në dorëshkrim edhe përkthimet e 6 dramave të Shekspirit, që së shpejti do të dalin në dritë. Në këtë mënyrë shpresojmë se së shpejti do të kompletohet përkthimi i të gjitha veprave të Shekspirit në gjuhën shqipe.
Bajroni dhe shqiptarët
Në themel të vëmendjes analitike të Profesor Hamitit është edhe shkrimtari zulmëmadh anglez Xhorxh Gordon Bajronin, i cili është ndër poetët dhe shkrimtarët më të spikatur anglez dhe njëherësh një ndër më të popullarizuarit nëletërsinë dhe kulturën shqipe. Kjo ngase në krijimtarinë e Bajronit temat dhe motivet shqiptare zënë një vend mjaft të dukshëm dhe të rëndësishëm. StudiuesiDr. M. Hamiti bën të diturse ato janë trajtuar gjerësisht sidomos në rreth katërqind vargje të Këngës së Dytë të poemës së famshme epiko-lirike Shtegtimet e Çajlld Harolldit. Aty Bajroni shkruan për karakterin e shqiptarit, virtytet e gruas shqiptare, kostumin kombëtar madhështor e armët e flakruara, folklorin e pasur, këngët e vallet polifonike, figurat e Ali Pashës, Skendërbeut etj. Për Bajronin kanë shkruar mjaft studiues shqiptarë, si R. Kadija, S. Luarasi, N. Gami, A. Karagjozi, Robert Elsi, por studimin më gjithëpërfshirës për Bajronin dhe shqiptarët e ka shkruar Prof. Dr, Abdullah Karjagdiu, në punimin e tij të dokroranturës, të mbrojtur në vitin 1976 dhe të botuar si monografi në vitin 2021.
Është me rëndësi të theksohet se, me drejtpërdrejtshmërinë e përshtypjeve, të përjetimeve, observimeve dhe kontakteve njerëzore, shqiptarët ndikuan në krijimtarinë e Bajronit më tepër se banorët e ndonjë visi tjetër që i vizitoi aso kohe. Atë jo vetëm që e magjepsi bukuria e egër e natyrës, po ai para së gjithash u fascinua me karakterin e shqiptarit, kontrastet e rrepta, ligjet, zakonet e pashkruara, pasionet e rrëmbyeshme, kryelartësinë dhe kultine trimërise, të besnikërisë, të miqësisë, të nderit, të bukurisë, të dashurisë dhe të lirisë. Prandaj, s’është për t’u çuditur se pse, sot fare lehtë, tok me studiues tjerë të Bajronit, mund të pohosh pa ngurrime se Bajroni jo vetëm që i ndjeu me intuitë cilësitë pozitive të shqiptarëve, por duke i njohur ata mirëfilli, zuri ta formulojë konceptin e tij të heroit romantik, duke u mbështetur, në rradhë të parë në shembëlltyrat konkrete, në shoqëruesit e vetë shqiptar, Vasilin e Dervishin, dhe në shqiptarë të tjerë që i rastisi të njihet e të bisedojë, e sidomos me Ali Pashën. Vargjet e Bajronit për Shqipërinë dhe shqiptarët ishin një zbulim dhe motivim i çmuar për poetët patriotë të Rilindjes Kombëtare Shqiptare, duke qenë se poezitë e tij ishin përplot patos dhe frymëzim patriotik, heroik e poetik. Bajroni është një fenomen i rrallë dhe i veçantë në letërsinë dhe kulturën shqipe, ngase jo vetëm që u ndikua nga shqiptarët, por ai edhe ndikoi në krijimtarinë letrare dhe poetike të poetëve arbëresh dhe rilindas si:Jeronim De Rada, Zef Serembe, Gavril Dara i Riu, Elena Gjika, Anastas Kullurioti, Hil Mosi, Vaso Pasha, Faik Konica, Asdreni, Luigj Gurakuqi, Ismail Kadare, Agim Shehu, Dhori Qirjazi, Faik Deda, etj. Kjo është arsyeja se pse Bajroni adhurohet dhe nderohet aq shumë si dashamir, mik, aleat dhe përkrahës i vërtetë i popullit shqiptar dhe pse Bajroni ështënjëri ndër poetët dhe shkrimtarët më të dashur, mëtë vlerësuar, më të famshëm dhe më të popullarizuar ndër shqiptarët.
Përkthimi letrar vlerë sublime dhe e papërmastë për zhvillimin e letërsisë kombëtare
Një pjesë e spikatur e këtij studimi voluminoz dhe skrupuloz është ajo që ka të bëjnë me përkthimin në përgjithësi dhe me shkrimtarët përkthyes dhe përkthyesit shkrimtar. Në këtë pjesë profesor Hamiti ofron të dhëna dhe sqarime për përkthimet e bëra nga shkrimtarët si Bodleri si përkthyes i E.A. Poes, M. Prusti si përkthyes i Xhon Raskini, për mendimet e poetëve për përkthimin e poezisë, për konceptet e Borhesit për misterin e letërsisë dhe përkthimit, për Xhejms Xhojsin dhe Semjuell Beketin si shkrimtarë vetëpërkthyes, etj.
Shquhet pjesa ku Dr. Hamiti qëmton dhe përmitonmodelin instrumentalist dhemodelinhermeneutiktëPolizotitdheVenutit. Sipastij, modeli instrumental e përkufizonpërkthiminsiriprodhimtënjëtekstiburimor invariant, qëshpietëbarasvlerësi i përkthimologutJuxhinNajda, ndërkaq, modelihermenautik e konsideronpërkthiminsiaktinterpretimiqë e variontekstinburimordheqëduhetripunuarnëkulturënnëtëcilënpërkthehet, ndonëse, siç e konceptonVenuti, përfshinedhekonceptetëbarasvlerëssemantikedhetëpërafrimitsementik.Ndaj, sa i përket cilësisë stilistike të një vepre letrare të përkthyer, në raste të caktuara përkthimi lipset të përfshijë edhe mjete që i mungojnë origjinalit, që do të thotëse çdo përkthim është një interpretim.Kjo e bën përkthimin në vetvete një veprimtari kreative. Kështu që, përkthyesi shpeshherë duhet të jetë kreativ, në mënyrë që të jetë besnik.
Ndërkaq, ajo që është shumë me rëndësi të theksohet për përkthimin letrar është se, nga këndvështrimi i letërsisë kombëtare, përkthimet letrare janë faktorë që kontribuojnë në laryshinë, diversitetin dhe begatinë letrare. Prandaj, përkthimi i veprave letrare të Tuenit, Dostojevskti, Kamysë, Xhojsit, Foknerit, Koelos, Borhesit dhe Heminguejit ndikojnë në nxitjen e impulseve, ndikimeve dhe mënyrave të reja të të menduarit, duke sjellur risi dhe vlera të reja letrare dhe artistike në letërsinë kombëtare. Veç këtyre, veprat letrare të përkthyera mund të nxisin, stimulojnë dhe sjellin stile të reja në poezi, dramë dhe prozë duke i kthyer ato në faktor integrues dhe unifikues të gjitha letërsive.
Lidhur me këtë, madje edhe Konica më 1924 në parathënien e disa përrallave të përkthyera nga vepra “Njëmijë e një net” shkruante se, për krijimin e një tradite gjuhësore dhe letrare ka nevojë: “Për dy soj veprash: gjëra origjinale, të çpikura prej shkrimtarësh të vërtetë, edhe përkthime”. Në krijimin e traditës letrare shqiptare, roli i përkthimit është i pamohueshëm. Ç’është e vërteta, dokumenti apo monumenti i parë i gjuhës, letërsisë dhe kulturës shqiptare, “Meshari” i Buzukut është një vepër e shqipëruar. Me përkthime janë marrë, kush më pak e kush më shumë, pothuajse të gjithë shkrimtarët e Rilindjes kombëtare dhe të periudhës së Indipendencës, madje edhe disa autorë të shquar të letërsisë së shekullit XX. Përveç kësaj, në fund të shekullit XXdhe në fillim të mileniumit të ri, sa vjen po përkthehen vepra të përzgjedhura të shkrimtarëve më të njohur dhe më të famshëm të letërsive të huaja.
Modernizimi i letërsisë shqipe dhe studimeve tona letrare në shekullin XX dhe XXI
Pjesa e katërt dhe e fundit me titull Letërsia shqipeështë pa dyshim njëra ndër pjesët më relevante të kësaj vepre studimore. Në këtë pjesëprofesor Muhamet Hamiti bën një analizë të thellë, të veçantë dhe autentike për përthyerjen e letërisë shqipe të shekullti XX me veten dhe tjetrin, për poezinë shqipe të Kosovës, për studimet letrare shqipe në Kosovë, për studimet e letërsisë shqipe në studimet e Arshi Pipës, për Oh-un a Anton Pashkut, për format dhe temat e romanit shqiptar të shekullit të ri ku bën fjalë për romanet e Ismail Kaderesë, Zejnullah Rrahamnit, Mehmet Krajës, Eqrem Bashës, Musa Ramadanit dhe Virgjil Muçit, për shkollën letrare të Prishtinës, për dramën e shekullit të rinë Kosovë, për Sabri Hamitin si poet- kritik dhe për kritikën letrare të shekullit XXI, për marrëdhëniet letrare Kosovë- Shqipëri, për studimet letrare në shekullin XXI, etj. Një vëmendje të posaçme ia kushton edhe letërsisë së viteve 70 në Kosovë kuletërsia moderne shqipe dhe studimet letrare dominohen nga “refuzimi estetik” si kërkim i estetikës së pavarësuar dhe identitares. Përkitazi me këtë, Dr. M. Hamiti na përkujton faktin se në librin e tij të fundit me ese dhe studime letrare me titull Refuzimi estetik,botuar me 1987, Presidenti historik Dr. Ibrahim Rugova, argumentoi refuzimin estetik ndaj dogmës dhe njëherësh e afirmoi autonominë e letërsisë, qëe përbuzte dogma socialiste dhe realsocialiste, në Shqipëri e gjetiu që letërsinë e shihte veçse në funksion të inxhinjeringut shoqëror, të krijimit të njeriut të ri socialist.
Duket sheshit se, në përgjithësi në këtë pjesë profesor M. Hamiti është mjaft kritik ndaj defekteve të modeleve kritike ruso-sovjetike në letërsinë shqipe të realizmit socialist. Lidhur me këtë ai vë në dukje seproklamimi i Realizmit Socialist si doktrinë e praktikë e letërsisë dhe e studimit të saj ka diktuar llojin e letërsisë botërore që është përkthyer në shqip. Por, sipas bindjes së tij, në të vërtetë përkthimi i veprave klasike të moçme gjatë kësaj periudhe si Iliada e Odisea, Eneida, Komedia hyjnore, Parajsa e humbur, Fausti, etj janë bërë kundërhelm ndaj realizmit socialist shqiptar. Ai i lavdëron dhe i konsideron si refuzues estetikë të realizmit socialist shkrimtarët dhe përkthyesit si Lasgush Poradeci, Pashko Gjeçi, Gjon Shllaku, Skënder Luarasi, Alqi Kristo, etj, por edhe përkthimet e bëra në Kosovë gjatë kësaj kohe të shkrimtarëve si Dostojevski, Xhojsi, Fokneri, Kafka, Bullgakovi, Beketi, etj, dhe të studimeve teoriko- kritike për letërsinë në Prishtinë, në vitet shtatëdhjetë dhe tetëdhjetë, nga profesorëtstudiuesit dhe akademikët si, Ibrahim Rugova, Sabri Hamiti, Rexhep Qosja, Zejnullah Rrahmani,Ali Aliu, Mehmet Kraja, Rexhep Ismajli, etj., që po ashtukanë qenë një tjetër kundrërhelm ndaj-shkencës letrare- ideologjike që prodhonte Tirana.
Ndërsa, sa i takon rishikimit tëhistorisë së letërsisë shqipe autori i librit, Prof. Dr. Muhamet Hamiti,duket se parimisht është dakord me sugjerimin dhemendimin e studiueseve nga Tirana, Dhurata Shehri (1973) dhe Persida Asllani (1973), të shprehur në librin e tyre me titull Për një histori të krahasur të letërsisë shqipe, sipas të cilavehistoria e letërsisëdo të duhej të ishte: “Një histori e letërsisë për ta parë letërsinë shqipe jo vetëm si një dukuri estetike të mbështetur mbi gjuhë, por të lidhur ngushtë, natyrshëm e vijueshëm me pamje, shkolla, autorë e vepra të letërsisë botërore, lidhje përmes të cilave ajo bashkëndërton identitetin e saj letrar, modelon poetika, topika, zhanre,stile dhe figuracion. Ajo do të gjenronte qasje të ndryshme interpretuese edhe të atyre dukurive të letërsisë shqipe që rëndom janë cilësuar si “vonesa”, “anakroni”, apo “çudi” letrare, që nga ritmet shumë të ndryshme të shfaqjes së tyre në letërsinë shqipe krahasuar me atë botërore e deri te “bashkëekzistenca” e formave dhe poetikave krejt të largëta mes tyre”.
Në fund,e them me bindje të plotë se libri i Prof. Dr. Muhamet Hamitit paraqet një risi jo vetëm me prezantimin e problemeve që e shoqërojnë letërsinë, por edhe me veçoritë e saj që janë trajtuar me vëmendje e maturi, duke i bërë botore dhe ndriçuar në botën e tij letrare pikërisht ato gjëra, aspekte dhe çështje që kanë të bëjnë me letërsinë, të cilat në vepra të tjera mezi i shquan. Për hartimin e këtij teksti autori ka shfrytëzuarnjë literaturë moderne, tejet të veçantë dhe të spikatur shkencore dhe akademikejo vetëm në gjuhën shqipe, por edhe në gjuhë të huaja. Fjalori, terminologjia, qasja, stili, dhe idetë e studiuesit M. Hamiti, bëjnë të mundur që ky libër të jetë i dobishëm jo vetëm për studiuesit, filologët, ekspertët e letërsisë shqipe, letërsisë angleze dhe amerikane dhe të letërsisë së krahasuar dhe botërore, por edhe përshkrimtarët, intelektualët, kritikët dhe dashamirët e letërsisë.Ndaj, s’ka pikë dyshimi që kjo vepër e rrallë shkencore do t’i pasurojë dhe avansojë në mënyrë të konsiderueshme dhe domethënëse idetë, kritikën dhe studimet tona letrare.