Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka deklaruar se lufta e Kosovës për liri dhe pavarësi ka qenë “e pastër si loti” dhe ka pasur vetëm një ideal, çlirimin e vendit nga okupatori serb.
Ahmeti ka theksuar se ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi dhe të tjerë do ta dëshmojnë edhe njëherë pastërtinë e luftës çlirimtare.
Përmes një postimi në Facebook, ai është shprehur se beson thellësisht në pafajësinë e bashkëluftëtarëve që, sipas tij, po mbahen padrejtësisht në Hagë.
“Urojmë që ky proces të përfundojë sa më shpejt dhe në fund të triumfojë drejtësia”, ka shkruar Ahmeti.








