TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Agron Bajraktari zgjidhet rektor i UShAF edhe për një mandat katërvjeçar

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Agron Bajraktari zgjidhet rektor i UShAF edhe për një mandat katërvjeçar

Këshilli Drejtues i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), ka intervistuar sot kandidatët për rektor të Universitetit dhe me shumicë votash ka zgjedhur Prof. Dr. Agron Bajraktarin.

Bajraktari është zgjedhur rektor edhe për një mandat katërvjeçar në një konkurrencë prej tetë kandidatëve, të cilët kishin aplikuar pas konkursit të shpallur më datën 01.03.2024 për zgjedhjen e Rektorit të UShAF.

Rektori Bajraktari ka udhëhequr UShAF edhe më herët, dhe kontributi i tij ka qenë i jashtëzakonshëm në zhvillimin e universitetit të vetëm të shkencave të aplikuara në Kosovë.

Bajraktari ka mbrojtur tri doktoratura: në Universitetin e Nigde Omer Halisdemir në Turqi, në Universitetin e Lisbonës në Portugali, si dhe në Universitetin Bujqësor të Tiranës. Gjithashtu, ai ka kryer post doktoratën në Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Salzburg të Austrisë.

Studimet bachelor 5 vjeqare dhe masterin e parë e mbaroi në Fakultetin e Shkencave Pyjore në Universitetin Bujqësor të Tiranës, ndërsa i ka përfunduar edhe studimet master për të dytën herë në Universitetin Staffordshire në Angli.

Është kryesues i Konferencës së Rektorëve të Universiteteve Publike të Kosovës që nga korriku i vitit 2023.Bajraktari është rektor themelues i UShAF, ka qenë Prorektor në Universitetin e Prishtinës, anëtar i Bordit Drejtues të Universitetit të Mitrovicës, kryetar i Këshillit Drejtues në UShAF, si dhe Këshilltar në Qeverinë e Kosovës.

Gjithashtu, ai ishte dekan për dy mandate në Fakultetin e Shkencave Teknike të Aplikuara në Ferizaj, pranë Universitetit të Prishtinës si dhe prodekan i të njejtit fakultet për një mandat.

Ka mbi 200 prezantime në konferenca të ndryshme ndërkombëtare, ndërsa punimet e tij janë publikuar në revista të njohura ndërkombëtare me recension ndërkombëtar dhe impakt faktor. Po ashtu, është recensent në shumë revista ndërkombëtare dhe anëtar i organizatave në botë, në shume fusha.Prof. Dr. Agron Bajraktari ka publikuar tre libra nga fusha e tij e studimit (dy monografi dhe një libër universitar).

Me zgjedhjen e rektorit Bajraktari, UShAF ka mbyllur procesin e zgjedhjeve në Universitet./eo

ShareTweet

Postime të ngjashme

Moti sot

Moti sot

Bajrami: PDK e LDK gati i kanë bashkuar zyrat, Limajn e kanë bërë zëdhënës

Bajrami: PDK e LDK gati i kanë bashkuar zyrat, Limajn e kanë bërë zëdhënës

Bajrami: Dy liderët kryesorë të opozitës janë studentë të Kurtit, e imitojnë në studio televizive

Bajrami: Dy liderët kryesorë të opozitës janë studentë të Kurtit, e imitojnë në studio televizive

Kurti: Çeku, kandidati më i mirë për kryetar që Prishtina e ka pasur ndonjëherë

Fitore historike e Dritës në Ligën e Konferencës, goli i Ajzerajt mposht Shelbournen

“InfoNata” 06.11.2025

“InfoNata” 06.11.2025

Lladrovci kërkon shpërndarjen e Kuvendit Komunal

“E di kush i ka thënë kujt kriminel” – Lladrovci reagon pas takimit me Haxhiun

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën