TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

AGK: Të shqetësuar me hetimet ndaj gazetarëve

by teve1
1 vit ago
0
A A
AGK: Të shqetësuar me hetimet ndaj gazetarëve

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), ka shprehur shqetësim për nisjen e hetimeve nga Prokuroria Themelore e Prishtinës ndaj gazetarëve Vehbi Kajtazi dhe Lirim Mehmetaj për zbulimin e identitetit të zyrtarëve të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI).

Në njoftim thuhet se, AGK të enjten i ka dërguar një letër Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore të Prishtinës përmes së cilës ka kërkuar sqarim lidhur me këtë rast, si dhe ka kërkuar një takim për të diskutuar këtë dhe për të mbrojtur të drejtat e gazetarëve.

“AGK-ja është thellësisht e shqetësuar për këtë situatë dhe kërkon që të sigurohet se këto hetime nuk janë të motivuara politikisht, si dhe që liria e shprehjes dhe e medias të respektohen në tërësi”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, AGK bën të ditur se do të vazhdojë të monitorojë nga afër këtë zhvillim, ndërsa ka ftuar të gjitha palët e përfshira të mos i shkelin parimet demokratike dhe që në asnjë formë të mos cënohet liria e shprehjes, e gazetarëve, e mediave dhe e drejta për informim.

Të mërkurën, kryeprokurori i Prishtinës, Zejnullah Gashi, ka konfirmuar se prokuroria ka nisur hetime penale ndaj dy gazetarëve Vehbi Kajtazi dhe Lirim Mehmetaj.

“Po, kanë nisur hetimet. Rasti i është ndarë një prokurori”, ka thënë Gashi.

Ndërsa, Kajtazi lidhur me hetimet që po zhvillohen ndaj tij dhe gazetarit Lirim Mehmetaj, ka thënë se rasti është iniciuar nga AKI-ja përmes një raporti që agjencia i ka dërguar ushtruesit të detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi.

“Kelmendi, këtë shkresë që kërkohet burgim për mua dhe Lirimin, ia ka dorëzuar Prokurorisë Themelore në Prishtinë”, ka shkruar ai në rrjetin social ‘Facebook’ të martën./teve1.info/

 

Tags: AGKAKILirim MehmetajProkuroria Themelore e Prishtinësvehbi kajtazi
ShareTweet

Postime të ngjashme

Nëntë anëtarët e rinj të KQZ-së betohen para Presidentes Osmani

Nëntë anëtarët e rinj të KQZ-së betohen para Presidentes Osmani

Zgjedhja e presidentit, Haxhiu: Nevojiten diskutime serioze mes partive

Zgjedhja e presidentit, Haxhiu: Nevojiten diskutime serioze mes partive

Kusari-Lila takohet me ambasadorin italian, flasin për thellimin e bashkëpunimit ekonomik

Kusari-Lila takohet me ambasadorin italian, flasin për thellimin e bashkëpunimit ekonomik

Haxhiu rithekson përkushtimin për avancimin e grave në Kosovë

Haxhiu rithekson përkushtimin për avancimin e grave në Kosovë

Erërat e forta rrëzojnë pemët në Vlorë

Erërat e forta rrëzojnë pemët në Vlorë

Operacion antidrogë në Korçë, arrestohen tre persona

Infermieri në Elbasan goditet me mjet prerës, kapet i dyshuari

Nëntë anëtarët e rinj të KQZ-së betohen para Presidentes Osmani

Nëntë anëtarët e rinj të KQZ-së betohen para Presidentes Osmani

Era e fortë rrëzon pemë në Zagreb, pezullohet mësimi në shkolla

Era e fortë rrëzon pemë në Zagreb, pezullohet mësimi në shkolla

Zgjedhja e presidentit, Haxhiu: Nevojiten diskutime serioze mes partive

Zgjedhja e presidentit, Haxhiu: Nevojiten diskutime serioze mes partive

Kusari-Lila takohet me ambasadorin italian, flasin për thellimin e bashkëpunimit ekonomik

Kusari-Lila takohet me ambasadorin italian, flasin për thellimin e bashkëpunimit ekonomik

Shqipëria stërvitet në Varshavë për Ukrainën

Shqipëria stërvitet në Varshavë për Ukrainën

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën