TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

AGK i kërkon Antonio Costës të ngrejë çështjen e lirisë së medias në takimin me Kurtin

by Tëvë1
5 muaj ago
1
A A
AGK i kërkon Antonio Costës të ngrejë çështjen e lirisë së medias në takimin me Kurtin

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës i ka drejtuar një kërkesë publike Presidentit të Këshillit Evropian, António Costa, duke i kërkuar që gjatë vizitës së tij në Kosovë të diskutojë me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, për respektimin e lirisë së medias dhe të shprehjes.

Në reagimin e saj publik, AGK-ja, e cila përfaqëson mbi 700 gazetarë në Kosovë, ka shprehur shqetësimin për gjendjen e lirisë së medias në vend, duke theksuar se vitet e fundit është shënuar një rënie e konsiderueshme në këtë fushë, e reflektuar edhe në raportet e organizatave ndërkombëtare.

Sipas AGK-së, Qeveria e Kosovës dhe partia në pushtet janë përfshirë në fushata të vazhdueshme denigruese ndaj gazetarëve dhe punonjësve të mediave, duke krijuar një klimë më të vështirë për ushtrimin e profesionit të gazetarisë.

Organizata po ashtu ka ngritur shqetësime lidhur me pavarësinë e institucioneve mediale, duke përmendur Komisioni i Pavarur i Mediave dhe Radio Televizioni i Kosovës, për të cilat pretendon se janë vënë nën ndikim politik përmes proceseve të emërimeve të bordeve.

AGK-ja shpreson që Presidenti Costa do t’ia rikujtojë kryeministrit Kurti rëndësinë e respektimit të lirisë së medias si një nga vlerat themelore demokratike dhe një kriter i rëndësishëm në rrugën e integrimit të Kosovës drejt Bashkimi Evropian.

Në fund të reagimit, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka theksuar se mediat dhe gazetarët vazhdojnë të luajnë një rol të pazëvendësueshëm në informimin e publikut dhe në forcimin e demokracisë, duke kërkuar mbështetje për mbrojtjen e lirisë së shprehjes dhe të gazetarisë së pavarur në vend./teve1.info/

Tags: AGKalbin kurtiAntonio Costakerkese publikeLiria e MediasTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Kryesia e Kuvendit diskuton për ekspozitën të cilës ia miratoi financimin

Sot mblidhet Kryesia e Kuvendit

​37-vjetori i rënies së dëshmorëve Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu

​37-vjetori i rënies së dëshmorëve Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu

Grupi Punues për strategjinë shtetërore do të marrë parasysh deklaratën e Kuvendit

​Rasti i Arlinda Zekajt, sot nis hetimi parlamentar

Serbët thërrasin protestë në Rashkë

Mot i vranët dhe me riga shiu

​Ylli i Juventusit zbulon bisedën me Zhegrovën para ndeshjes me Napolin

​Ylli i Juventusit zbulon bisedën me Zhegrovën para ndeshjes me Napolin

Kryesia e Kuvendit diskuton për ekspozitën të cilës ia miratoi financimin

Sot mblidhet Kryesia e Kuvendit

​37-vjetori i rënies së dëshmorëve Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu

​37-vjetori i rënies së dëshmorëve Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu

Grupi Punues për strategjinë shtetërore do të marrë parasysh deklaratën e Kuvendit

​Rasti i Arlinda Zekajt, sot nis hetimi parlamentar

Serbët thërrasin protestë në Rashkë

Mot i vranët dhe me riga shiu

Policia gjen armë në një veturë në Zubin Potok, arrestohen dy persona

Policia gjen armë në një veturë në Zubin Potok, arrestohen dy persona

Gërvalla paralajmëron njohjet të reja pas atyre nga Kenia e Sudani

Gërvalla kërkon që rasti në Demiraj të hetohet pa vonesa

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën